|
Lajme nga Kronike
Publikuar me : 04.01.2012 Ne :
Kronike - 72 Lexime.
 Rreth 5 mijë emigrantë dhe 1200 automjete dolën nga territori shqiptar gjatë 14 orëve të fundit nëpërmjet vendkalimit kufitar të Kakavijës, 25 km larg qytetit të Gjirokastrës.
Sipas Drejtorisë Rajonale të Kufirit të Migracionit për qarkun e Gjirokastrës në pikën kufitare kanë hyrë 2890 persona, 545 automjete, si dhe 40 autobusë të linjës ndërkombëtare Athinë (Greqi)- Tiranë.
Sipas burimeve nga Drejtoria në prefekturën e qarkut të Gjirokastrës, në kufirin... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 04.01.2012 Ne :
Kronike - 75 Lexime.
 Foto ilustruese
Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka tronditur mëngjesin e sotëm fshatin Derven në Krujë.
Mësohet se një sasi lënde eksplozive i është vënë banesës së mësuesit Shpëtim Gurra, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Në shpërthimi i eksplozivit, i cili ishte vendosur në derën e jashtme të banesës, ka pasur vetëm dëme materiale.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 03.01.2012 Ne :
Kronike - 70 Lexime.
 ELBASAN - Një 21-vjeçare nga Librazhdi ka ndërruar jetë në spitalin e Elbasanit, për shkaqe ende të paqarta. Sipas mjekëve Blerina Balla ka humbur jetën për shkak të prekjes nga kripi.
21-vjeçarja nga Librazhdi është shtruar dje në spital dhe mjekët nuk kanë mundur dot ti shpëtojnë jetën asaj.
Policia bën të ditur se ajo është shtruar fillimisht në Spitalin e Librazhdit dhe më pas është dërguar në Elbasan ku ka humbur jetën pa mbërritur.
Pritet hetimi i... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 02.01.2012 Ne :
Kronike - 46 Lexime.
DURRËS
Rrethi i Durrësit është tronditur ditën e sotme teksa krimi në familje ka goditur sërish. Vlash Gorea ka plagosur me sopat të birin 28 vjeç Artan Gorea. I dëmtuari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën ndërsa burime nga policia bëjnë të ditur se ai është qëlluar me sopat në kokë. Policia njoifti gjithashtu se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti mes prindërve dhe djalit të tyre Artan Gorea. Babai i cili dyshohet të jetë edhe autori i ngjarjes ka... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 02.01.2012 Ne :
Kronike - 71 Lexime.
 Tre persona janë plagosur mesditën e sotme në aksin rrugor Sarandë-Delvinë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shelagr, ku një mjet ka dalë nga rruga.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur tre personat që udhëtonin me të: Mustafa Hoxha, 55 vjeç, Arta Veliu, 55 vjeç, dhe Shpëtim Veliu, 60 vjeç.
Ata janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal, ku mësohet se në gjendje të rëndë ndodhet Shpëtim Veliu.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 02.01.2012 Ne :
Kronike - 97 Lexime.

Foto ilustruese
Dy persona janë plagosur në Korçë pas ndërrimit të viteve. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Denas, ku Ylli Hysenllari, 30 vjeç dhe Xhafer Hysenllatanji janë plagosur me armë zjarri në rrethana ende të pasqaruara.
Burime për “Shekullin” bëjnë të ditur se dy të plagosurit gjenden në spital, ku gjendja e 30-vjeçarit Hysenllari paraqitet e rëndë.
Për këtë nga autoritetet spitalore është kërkuar transportimi i tyre drejt Tiranës me helikopter, pasi... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 02.01.2012 Ne :
Kronike - 97 Lexime.
 Foto ilustruese
Dita e parë e vitit është hapur me një tragjedi, e cila ka ndodhur pak minuta pas mesnatës në fshatin Dhoksat të Gjirokastrës.
Një çift të moshuarish janë djegur në banesën e tyre, pas zjarrit të rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Sipas burimeve, viktimat janë Sotir Stoja dhe Angjelina Stoja, 80 dhe 75 vjeç.
Ndërsa një tjetër viktimë është shënuar në orët e para të mëngjesit në aksin Fushë Krujë – Vorë.
Një automjet i tipit Benz ka... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 02.01.2012 Ne :
Kronike - 64 Lexime.
 Persona të paidentifikuar u kanë vënë një sasi tritoli dy shtyllave të tensionit të lartë në fshatin Kallmet të Lezhës, pasditen e datës 1 janar.
Për shkak të shpërthimit vetëm të një pjese të eksplozivit, shtyllat u dëmtuan në bazamentin e tyre, por pa dalë tërësisht jashtë funksionit.
Shtyllat e dëmtuara në bazamentin e tyre janë pjesë e linjës së interkonjeksionit 400 kilovolt, e cila përcjell energjinë nga Mali i Zi në vendin tonë.
Një nga linjat që u... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 30.12.2011 Ne :
Kronike - 58 Lexime.
 Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarrin në qendër të qytetit të Elbasanit. Ilir Rexhepi ka mbetur i vdekur si pasojë e plumbave të marrë në trup në një kohë kur gjendej brenda makinës së tij.
Policia ende nuk ka ndonjë emër për autorin e kësaj vrasje por ka shoqëruar disa persona.
Mësohet se 40-vjeçarishte pronar i një force private për sigurinë personale.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 30.12.2011 Ne :
Kronike - 32 Lexime.
 Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarrin në qendër të qytetit të Elbasanit. Ilir Rexhepi ka mbetur i vdekur si pasojë e plumbave të marrë në trup në një kohë kur gjendej brenda makinës së tij.
Policia ende nuk ka ndonjë emër për autorin e kësaj vrasje por ka shoqëruar disa persona.
Mësohet se 40-vjeçarishte pronar i një force private për sigurinë personale.
Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|