|
Lajme nga Kronike
Publikuar me : 07.10.2011 Ne :
Kronike - 67 Lexime.
 Një 62-vjeçar nga Fieri ka mbetur i vdekur në vend, pas goditjes nga rrufeja.
Bektash Vrenozi, nga fshati Hoxharë i Fierit, ka qenë në arë duke punuar, kur është goditur nga rrufeja, e cila i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Tupi i tij është dërguar në morgun e spitalit të Fierit.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 07.10.2011 Ne :
Kronike - 92 Lexime.
 Dy persona janë proceduar penalisht për trafikim të mjeteve motorike nga Seksioni kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Durrës.
D.K., 34 vjeç, banues në Durrës, iu bllokua automjeti tip Volsvagen Passat me targa TR 2369 L, i cili nga verifikimet e kryera rezultoi i vjedhur në Greqi, ndërsa A.K., 19 vjeç, banues në Hamallaj Durrës, iu bllokua automjeti fugon tip Opel me targa DW 860 RH, i cili rezulton i vjedhur në Itali.
Materialet procedurale iu kaluan për ndjekje... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 07.10.2011 Ne :
Kronike - 82 Lexime.
 Ish-Presidenti Rexhep Meidani është shtruar mbrëmë rreth orës 22.00 në Kirurgjinë e Qendrës Spitalore Nënë Tereza në Tiranë. Burime nga spitali bënë të ditur për Shekullin se politikani 67-vjeçar është aksidentuar pasi është goditur me forcë nga një biçikletë ose motoçikletë.
Incidenti mendohet se ka ndodhur në afërsi të banesës së ish-presidentit Meidani. Ai është goditur nga pas ndërkohë që ishte duke ecur në këmbë. Mjeti ngitej nga një vajzë ose... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.10.2011 Ne :
Kronike - 83 Lexime.
 Policia e Tiranës bënë të ditur se është ekstraduar nga Athina, drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar Luan Delija 31 vjeç i lindur në Vlorë dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Delija është dënuar nga Gjykata në Vlorë, me 7 vjet e 4 muaj burg, për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. I arrestuari është shpallur fajtor pasi në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, në vitin 2006, në fshatin Peshkëpi, Vlorë, kanë... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.10.2011 Ne :
Kronike - 52 Lexime.
 Para pak orësh është arrestuar në pikën kufitare të Kapshticës nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm një oficer policie.
I arrestuari është shtetasi Klitës Pupa, i cili ka rënë në pranga pas një hetimi disa mujor nga ana e SHKB-së në lidhje me veprimtarin e tij.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ish- oficeri i policisë merrte lekë nga shtetasë të ndryshëm për kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.10.2011 Ne :
Kronike - 55 Lexime.

Qendra e Shën Kollit
Tre personat e dyshuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e mbrëmshme të këshilltarit të komunës Shën Koll të Lezhës janë vënë në pranga nga policia.
Nikolin Luli, Pëllumb Nika dhe Ferdinad Hoti, sipas njoftimit të policisë dyshohet se kanë vrarë Tonin Gjonin për motive të dobëta.
Ndërkohë, burime nga kjo komunë bëjnë të ditur se Pëllumb Nika, pasi i ka zënë rrugën viktimës, i ka qëlluar me automatik duke i përmendur një grindje të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.10.2011 Ne :
Kronike - 45 Lexime.
 Një 17-vjeçar u ndalua për vjedhje nga policia e kryeqytetit një ditë më parë. 17-vjeçari Andi P. ishte dënuar edhe më parë për vjedhje me dhunë, por kësaj radhe “viktimë” ka qenë pikërisht babai i tij.
Ai i kishte vjedhur të atit 10 000 lekë dhe një telefon të markës “Nokia”. Materialet procedurale në ngarkim të tij iu kaluan Prokurorisë.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.10.2011 Ne :
Kronike - 52 Lexime.
 Dy 19-vjeçarë në kërkim policor u kapën nga policia e Korçës. Vëllezërit binjakë Orsel dhe Ornel Bollguri, përkatësisht nga 19 vjeç, banues në fshatin Potgorie-Korçë kishin rrahur mësuesin e tyre disa ditë më parë.
Konflikti i lindur me njërin prej vëllezërve gjatë orës së mësimit, e ka detyruar mësuesin ta nxjerrë jashtë. Por nxënësi ka thirrur dhe të vëllain dhe në kohën e pushimit kanë goditur mësuesin, i cili më pas ka denoncuar në polici.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.10.2011 Ne :
Kronike - 79 Lexime.
 Sindikata e minatorëve ka depozituar në gjykatë një padi ndaj Ministrisë së Ekonomisë dhe Repartit të Inspektim-Shpëtim Minierave (RISHM) për shpërdorim detyre.
Në padinë e ngritur, sindikata akuzon Ministrinë e Ekonominë dhe Repartin e Inspektim-Shpëtimit të Minierave për neglizhencë dhe mungesë investimesh, çka ka çuar në dëmtim minierës së Bulqizës. Sindikata sheh gjithashtu METE-n dhe RISHM-in si përgjegjës për vdekjen e disa minatorëve, e cila ka ardhur si... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.10.2011 Ne :
Kronike - 38 Lexime.
 Flamur Vezaj
TIRANË- Ministria e Drejtësisë urdhëron inspektorët e saj të verifikojnë dhe të përllogarisin afatet e paraburgimit të Alfred Shkurtit (Aldo Bare) i akuzuar nga prokuroria si kreu i “bandës” së Lushnjës, nën emrin e të cilit janë kryer shumë vepra të rënda penale. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pranë dikasterit të drejtësisë dhe Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë. Sipas këtyre burimeve, mësohet se që të... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|