Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Lajme nga Kronike

Greqi, kapet shqiptari me 66 gr kokaine

Publikuar me : 29.12.2011 Ne : Kronike - 81 Lexime.
Greqi, kapet shqiptari me 66 gr kokaineNjë shtetas shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi akuzohet për trafik droge. Në pranga ka rënë një 37-vjeçar, ndërsa posedonte 66 gram kokainë. 37-vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, akuzohet për trafik droge Shqipëri-Greqi. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet në lidhje me aktivitetin e shpërndarjes së drogës. Lexo te gjithe artikullin »

Armembajtje pa leje, pranga 32-vjecarit

Publikuar me : 29.12.2011 Ne : Kronike - 69 Lexime.
Armembajtje pa leje, pranga 32-vjecaritMbrëmjen e djeshme është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Gentian Katana. 32-vjeçari është kapur nga shërbimet e Komisariatit nr.6, me një armë zjarri pistolet dhe 6 copë fishek. Ai është arrestuar në kryqëzimin e rrugës “Besim Alla” me rrugën “Tre Dëshmorët”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të “Armëmbajtjes pa leje”. Lexo te gjithe artikullin »

Vjedh kabllin elektrik, pranga 53-vjecarit

Publikuar me : 29.12.2011 Ne : Kronike - 35 Lexime.
Vjedh kabllin elektrik, pranga 53-vjecaritVihet në pranga pasi kapet duke prerë dhe vjedhur kabllin e ndriçimit elektrik në rrugë. Mbrëmjen e djeshme është bërë i mundur nga Komisariati i Policisë nr.4 Tiranë, arrestimi i shtetasit Flamur Mamli, 53- vjeç. Ai në Rrugën “Bardhyl”është kapur në flagrancë duke prerë e vjedhur kabllin e ndriçimit elektrik të rrugës. Tashmë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 30 m kabëll, si dhe një thikë. Lexo te gjithe artikullin »

Ndertimet pa leje, dy zyrtare ne pranga

Publikuar me : 29.12.2011 Ne : Kronike - 35 Lexime.
Ndertimet pa leje, dy zyrtare ne prangaDy zyrtarë të policisë Bashkiake të Tiranës, janë arrestuar ditën e sotme gjatë një operacioni antikorrupsion. Një polic Bashkiak dhe një inspektor janë prangosur për shkak të veprimeve korruptive, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin merrnin para në këmbim të ndërhyrjes për leje ndërtimi. Hetimet e mëtejshme të agjentëve të policisë zbuluan skemën e korrupsionit mbi lejet e ndërtimit, që implikonte zyrtarët e policisë Bashkiake të Tiranës. Operacioni është...Lexo te gjithe artikullin »

Janine, kapen 80 kg hashash, pranga dy shqiptareve

Publikuar me : 29.12.2011 Ne : Kronike - 94 Lexime.
Janine, kapen 80 kg hashash, pranga dy shqiptarevePolicia e Janinës ka rënë në gjurmët e një sasie tepër të madhe lënde narkotike, e cila transportohej nga dy shtetas shqiptarë. Sipas policisë, bëhet fjalë për 80 kg hashash të cilat kanë qënë të paketuara në 4 çanta, të vendosura në makinën e dy transportuesve. Ende nuk bëhet i ditur indetiteti i tyre, kjo për arsye hetimi. Trafikantët shqiptarë janë arrestuar, ndërsa janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasia e drogës, të cilën e posedonin...Lexo te gjithe artikullin »

Zbardhet vrasja e emigrantit ne Durres, 16-vjecari vrau xhaxhain

Publikuar me : 28.12.2011 Ne : Kronike - 40 Lexime.
Zbardhet vrasja e emigrantit ne Durres, 16-vjecari vrau xhaxhainNë orët e mbrëmjes është arrestuar vrasësi i dyshuar i emigrantit Fatbardh Hysa. Policia ka arrestuar16-vjeçarin, Aurel Hysa pasi në vendngjarje policia shkencore kishte gjetur gjurmë të të tij. Pas hetimeve ka rezultuar se 16-vjeçari i kishte vjedhur disa herë në banesë, shuma të hollash që viktima i sillte nga emigracioni. Sipas deponimeve të para që ka dhënë autori i dyshuar i vrasjes shuma e lekëve të marra kishte arritur në rreth 3 000 euro. Pasi ishte pikasur nga...Lexo te gjithe artikullin »

Viti i Ri, radhe te gjata ne Kapshtice

Publikuar me : 28.12.2011 Ne : Kronike - 28 Lexime.
Viti i Ri, radhe te gjata ne KapshticeRikthehen radhët në pikat e kalimit kufitar. Fluksi i madh i emigrantëve që kthehen për festat e fundvitit ka krijuar radhë në Kapshticë, Kakavijë dhe portet kryesore të vendit, por u krijuar situata problematike. Mëngjesin e sotëm janë shënuar radhë të gjata në doganën e Kapshticës, kjo për shkak të ngadalësimit të punës nga pala greke, e cila punon vetëm me dy sportele. Gjatë 24 orëve të fundit, në këtë pikë të kalimit kufitar kanë hyrë 4174 persona, ndërsa...Lexo te gjithe artikullin »

Elbasan, plagos vellane, iken nga vendngjarja

Publikuar me : 28.12.2011 Ne : Kronike - 52 Lexime.
Elbasan, plagos vellane, iken nga vendngjarjaNjë konflikt mes dy vëllezërve e ka ndezur situatën më tej duke shtënë me armë gjahu. Kjo ngjarje e rëndë është sinjalizuar pak minuta më parë në fshatin Jagodinë të Elbasanit, ku një prej vëllezërve është në gjëndje të rëndë për jetën. Sipas uniformave blu mësohet se i plagosuri është Artur Eshja, i cili është transportuar menjëherë për në urgjencën e Elbasanit. I vëllai i tij, pas plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia tashmë ka...Lexo te gjithe artikullin »

Korce, 15 vite burg per babane tutor

Publikuar me : 28.12.2011 Ne : Kronike - 30 Lexime.
Korce, 15 vite burg per babane tutorGjykata e rrethit Gjyqësor në Korçë, ka dhënë masën e dënimit për babanë tutor me 15 vite burg. Bëhet fjalë për shtetasin Pëllumb Mullaj, i cili akuzohej pasi shfrytëzonte dy vajzat e tij të mitura, përkatësisht 8 dhe 10 vjeç për ushtrim prostitucioni. Duke iu referuar policisë, babai i çonte vajzat tek klientët në moshë të madhe kundrejt një pagese të caktuar. Shfrytëzimi, kishte nisur pas divorcit me gruan e tij. Mullaj kishte nisur shfrytëzimin e minoreneve...Lexo te gjithe artikullin »

Ndahet nga jeta kritiku Adriatik Kallulli

Publikuar me : 28.12.2011 Ne : Kronike - 89 Lexime.
Ndahet nga jeta kritiku Adriatik KallulliNdahet nga jeta kritiku dhe profesori i njohur Adriatik Kallulli. Profesori 70-vjeçar ka ndërruar jetë një ditë më parë në shtëpinë e tij, pas më shumë se një viti betejë me një sëmundje të rëndë. Adriatik Kallulli ka punuar për vite të tëra si pedagog në Akademinë e Arteve dhe fakultete të tjera, ku ka dhënë mësim në lëndët e kritikës së artit. Profesori i dashur që mbushte plot sallat e leksioneve do të mbahet mend për kritikën e tij të sinqertë,...Lexo te gjithe artikullin »

Ne daten 17.01.2012  nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur

Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?






Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte



Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit