|
Lajme nga Kulture
Publikuar me : 02.02.2012 Ne :
Kulture - 73 Lexime.
 Elsa Demo
Qëkurse Kosova u bë e pavarur, qeveritë futën në axhenda edhe muajin e kulturës Shqipëri-Kosovë. Aktivitetet, kryesisht nga artet skenike, ndodhin gjatë një muaji të papërcaktuar i cili zhvendoset nga pranvera në dimër. Sepse i administruar nga institucionet shtetërore dhe i drejtuar nga politika, muaji i kulturës mbarëkombëtare ka krijuar varësi të squllët nga ndryshimet që pësojnë kabinetet qeveritare të të dy vendeve, ndryshim që ndodh dramatikisht... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 31.01.2012 Ne :
Kulture - 23 Lexime.
 Elsa Demo
Materialet e librit “Rrëfime nga ferri komunist” (Almera 2011) me një titull të përdorur tepër për botime mbi krimet e komunizmit, Bedri Blloshmi i kërkoi në njëzet muaj në arkiva qendrore e lokale që kishin aq informacion sa ai të ndërtonte një lloj historie të burrave të trungut gjenealogjik Blloshmi. Historia politike nis në muaj e fundit të luftës çlirimtare, e mbyllet… E vështirë ta mbyllësh në një kufi të saktë këtë histori. Fundi i saj nuk... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 31.01.2012 Ne :
Kulture - 90 Lexime.
 Elsa Demo
Të njëjtat fjalë të drejtorit Agostino Girdano i zgjedhim për urimin e revistës “Jeta Arbëreshe”: Daftë imzot!, që “Jeta…” të mbijetojë. Revista e përtremuajshme dygjuhëshe, arbërisht-italisht, organ i Shoqërisë Kulturore me të njëjtin emër nga Purçilli, feston sot 10-vjetorin. Me këtë rast organizohet një Kuvend Internacional:
Arbërishtja, Gjuha jonë që mbahet në Institutin Shkollor “Ernest Koliqi” i Frasnitës. Janë ftuar edhe... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 31.01.2012 Ne :
Kulture - 93 Lexime.
 Vajza e Marko Boçarit
Nga Ardian Klosi
Në parathënien e librit të tij „Noctes Pelasgicae“, botuar në Athinë më 1855, kryemjeku gjerman i flotës greke, Karl Heinrich Theodor Reinhold, shkruan: „Gjykoj se miqtë e gjuhës pellazge që jetojnë në stere e kanë lexuar dhe e kanë në dorë veprën e të shquarit J. G. von Hahn; përndryshe ‘le t’u rrinë larg këtyre ‘Netëve’ dhe le të kërkojnë të tjera kënaqësi‘. Në të vërtetë kjo përmbledhje është si një... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 31.01.2012 Ne :
Kulture - 72 Lexime.
 Enkela dhe Saimir Braho ne "Vdekja dhe virgjëresha"
Elsa Demo
“Vdekja dhe virgjëresha” e shkrimtarit agjentino-kilian është vënë dhe rivënë në teatrot kombëtarë të Tiranës e Prishtinës. Në çdo vënie skenike këndvështrimi i regjisorëve, konkretisht i Kiço Londo dhe Fatos Berishës, ka theksuar atë linjë që gjen jehonë në akualitetin shqiptar. Në thelb ajo trajton krimin politik. Paulina Salas, një vajzë e rrëmbyer një ditë të vitit 1976, e... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Kulture - 70 Lexime.
Elsa Demo
Botimi “Semih Pashallari, arkitekti i heshtur” shkruar nga Ismihan Pirgu Pashallari, 2011, merr përsipër t’i përgjigjet pyetjes ç’do të thotë të jesh arkitekt i veprave me rëndësi në Shqipëri, duke punuar e jetuar nën regjimin komunist.
Libri është shkruar në gjallje të arkitektit, por u botua pas vdekjes së tij. Semih Pashallari ndërroi jetë më 21 nëntor 2008. Ismihan Pirgu është e bija e arkitektit, çka e ka lehtësuar sigurimin e materialeve... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Kulture - 43 Lexime.
 Elsa Demo
“Për ne si vizionues të kinemasë ka rëndësi: qasja regjisoriale, autenticiteti dhe bashkëkohësia në trajtimin estetik.” Mesazhi i Anna Hoffman-it e dërguara e Festivalit të Berlinit në Tiranë në nëntor 2011. Në takimin e atyre ditëve, bashkë me dy kolegë, ajo pa rreth 130 filma të të gjitha kategorive, prodhime të vitit 2010-2011 nga vendet e Rajonit.
Pas kësaj pune u dha një sinjal i mirë të cilin Qendra Kombëtare e Kinematografisë e përcolli... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Kulture - 27 Lexime.
 Elsa Demo
Vepra e Guillaume Lejean “Voyages dans les Balkans 1857-1870” (Udhëtime në Ballkan) botuar nga Editions Non Lieu, prezantohet më 2 shkurt 2012, në Paris nga shoqata kulturore franko-shqiptare “Shqipëria”. Bernard Lory, historian (pranë Institutit Kombëtar të Gjuhëve dhe Qytetërimeve Orientale në Paris) e merr fjalën. Bashkë me Marie-Thérèse Lorain, ai ka përgatitur këtë botim. Ka mbledhur dhe komentuar tekstet e Lejean-it, dhe ka shkruar pasthënien.... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Kulture - 86 Lexime.
 Elsa Demo
Regjisori i shquar grek Teo Angjelopulos (Theodoros Angelopoulos), ndërroi jetë pas plagëve të rënda që mori në kokë nga një aksident me motor që ndodhi rreth orës 7.30 të mbrëmjes së martë. Angelopoulos xhironte skena të jashtme të filmit “Deti tjetër”” në portin e Pireut pranë Athinës. Ndërroi jetë në spital në mesnatë. La pas të shoqen, producente e shumicës së filmave të tij, Phoebe, dhe tri vajza.
Me vdekjen e Teo Angjelopulos kinemaja... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 22.01.2012 Ne :
Kulture - 76 Lexime.
 Me rastin e festimeve në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, si dhe 130 vjetorin e lindjes së Theofan Stilian Nolit, një delegacion I Ministrisë së Kulturës mori pjesë në vendosjen e bustit të F.S.Nolit në qytezën e tij të lindjes në Ibrik Tepe të Turqisë.
Pjesë e delegacionit ishte edhe ministri Kulturës, Aldo Bumçi u shoqërua nga zv.ministri turk për Kulturën dhe Turizmin, Prefekti i Edirnesë, Kryetari i Bashkisë së Ibrik Tepe dhe Rektori i... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|