|
Lajme nga Kulture
Publikuar me : 01.08.2011 Ne :
Kulture - 115 Lexime.

“Përkujtimi i Mjedës” i nxjerr akademikët për rrugë të gjatë. Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Fondacioni “Ndre Mjeda” i bëjnë homazh personalitetit të letrave shqipe Dom Ndre Mjedë (1866-1937), sot, 1 gusht 2011, ora 10.00 – 13.00, në fshatin Kukël të Shkodrës, ku Mjeda shërbeu për vite me radhë.
QSA ka përgatitur një program aktivitetesh për të nderuar në 155-vjetorin e lindjes figurën e shumanshme të poetit, prozatorit, gjuhëtarit, historianit,... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 01.08.2011 Ne :
Kulture - 143 Lexime.

Nga Ardian Klosi
Libri i Roberto Savianos “Eja me mua” (Vieni via con me, që në përkthim më të plotë do të ishte: Eja me mua të ikim tutje, dikur këngë e famshme e Paolo Contes) përbëhet nga këta kapituj: Parathënia, që tregon si u realizua në katër pjesë gjatë muajit nëntor 2010, mes vështirësive që nxirrte vetë RAI 3, transmetuesi, emisioni me këtë titull: Vieni via con me; kapitulli 1 është një kredo për Italinë e bashkuar aq të përçarë... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 31.07.2011 Ne :
Kulture - 124 Lexime.
 Horrori nuk ka moshë. Këtë ide nuk e krijon vetëm një vëzhgim i shpejtë i shikuesve që presin një biletë për të parë një film në kinematë e sotme-për të parë përkatësisht horrorin e fundit që po shfaqet nga dje në kinema Millennium “The Priest” me regji të Scott Charles Stewart-por edhe nga vëzhgimet e vazhdueshme të drejtuesve dhe administratorëve të kinemave dhe të videotekave. Mosha kufi për të ndjekur një film horror është 18-ta, por sa respektohet ky... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 29.07.2011 Ne :
Kulture - 128 Lexime.
 Situata politike iu jep peshë të veçantë ngjarjeve intime të njerëzve. Letërsia që ka shkruar deri tani Besa Myftiu del ky peizazh i thjesht në dukje që ajo me durim e rimerr pa kornizë për diskutim në intervistën për “Shekullin”. Gjatë qëndrimit në Tiranë bëri lexime për publikun nga romani “Rrëfime nga vendet e harruara”, i vetmi i përkthyer në shqip.
Bota shqiptare duke dalë nga një legjendë e shekullit të njëzetë. Një fëmijë tregimtar e... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 28.07.2011 Ne :
Kulture - 126 Lexime.
 Del sot në qarkullim libri që dokumenton zhvillimin e ngjarjeve më të këqija që jetoi Piramida nga vjeshta 2010 deri më sot. Dedikimi për objektin që mëse njëzet ngrihet përgjatë bulevardit të kryeqytetit dhe është bërë një simbol i tij, megjithë destinacionin si mauzole i diktatorit Enver Hoxha, është ky: “Piramida e Tiranës – e hijshme, e braktisur, e rrezikuar”.
Përmbledh 42 shkrime nga 50 autorë që janë shprehur kundër shembjes së objektit, vendim që... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 28.07.2011 Ne :
Kulture - 118 Lexime.
 Një ndërtesë publike është zbulimi i ekspeditës së fundit arkeologjike italo-shqiptare në qytetin antik të Hadrianopolit. Arkeologët ende nuk e kanë përcaktuar natyrën e vërtetë të kësaj ndërtese, e cila ka një sipërfaqe të konsiderueshme, por besojnë se bëhet fjalë për një objekt kulti. Prof. Roberto Perna, bashkëdrejtor i palës italiane, pohon se do të jenë ekspeditat e ardhshme ato që do të zbardhin më shumë detaje rreth natyrës së saj. Gërmimet në... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 28.07.2011 Ne :
Kulture - 110 Lexime.
 Profesionin e restauratorit që gëzon nga dhjetë vjet shkollim e përvojë praktike brenda e jashtë vendit, Eduart Bitri e daton në origjinën e traditës së artizanëve të fisit të tij, njerëz që erdhën nga Voskopoja në vitet 1700 dhe gjetën në Kolonjë të Lushnjes një vend të mirë afër pyjeve. Aty është lindur dhe është rritur ai. “Babai i babait tim ishte një prift, një njeri që kishte studiuar teologji dhe kjo mendoj se është arsyeja që më ka shtyrë drejt... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 26.07.2011 Ne :
Kulture - 97 Lexime.
 Mimoza Hysa, prozatore dhe përkthyese e palodhur e letërsisë prej gjuhës italiane, zbret në fushën e studimeve letrare me një sprovë që për subjekt ka trishtimin dhe ankthin ekzistencial te poeti ynë kombëtar Naim Frashëri. Ja dhe sugjestioni “poet kombëtar” që i tërheq të gjitha kahet e vështrimeve e që përpos orientimit mohues të derivonë të kritikës letrare, e ka shmangur shqyrtimin e përmasës më njerëzore në poezinë e tij.
Në sprovën “Trishtimi në... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 25.07.2011 Ne :
Kulture - 125 Lexime.

Një nga videot e fundit që tregon në skenë të ndjerën Amy Winehouse, i përket koncertit në Beograd në muajin qershor. Ajo përpiqet të kujtojë vargjet e këngës “Tears Dry On Their Own” por nuk mundet. Shkon te kitaristi që do të kapë lutjen e saj, pastaj te bateristi që gjithashtu nuk e arrin kërkesën e saj. Është jashtë kontrollit.
“Nuk kam nevojë për ndihmë dhe përderisa unë s’mund ta ndihmoj vetveten, njeri s’mund të më ndihmojë.” Një nga... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 22.07.2011 Ne :
Kulture - 128 Lexime.
 Muzeu Kombëtar Arkeologjik i Madridit prezanton ekspozitën me titull “El Fayum Adrian Paci: asnjë e ardhme në horizont” që organizohet me rastin e Edicionit 2011 të PhotEspaña. Këtë vit ekspozitat i kushtohen portretit. Deri nesër prezantohen 13 portrete që i paraqiten publikut për herë të parë.
Janë realizuar ndërmjet shekujve I-IV dhe e kanë origjinën nga El Fayum, vende të ndryshme të Egjiptit të kësaj kohe. është një mënyrë për të treguar se si artistët... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|