|
Lajme nga Kulture
Publikuar me : 22.07.2011 Ne :
Kulture - 84 Lexime.
 Vihet në skenë nga studentë shqiptarë në Torino komedia shqiptare më e ndjekur e të gjitha kohërave (ky pohim nuk i referohet numrit 300 të shfaqjeve maksimale dhe as ndonjë sondazhi, por një deklarate të Teatrit Kombëtar që e krahasonte shikueshmërinë e “Pamje nga ura” të Milerit më 2007, shumë pranë suksesit të “Pallati 176” më 1986!).
“Pallati 176” shfaqet nesër, 23 korrik, në kopshtin e Palazzo Traversa-s nën drejtimin e Gerarta Zheji Ballo dhe Blenti... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 21.07.2011 Ne :
Kulture - 157 Lexime.
 Nga Atalanta Pasko
Në fillim të vitit 1997 në fjalorin ekonomiko-politik të shqiptarëve hyri me tërsëllëm një fjalë e re: fjala piramidë. Atë e shqiptoi së pari Maksude Kadëna, “bosja” e një firme të famshme huamarrëse.
Pas “piramidës” së Sudes u shembën edhe disa “piramida” të tjera, të ngjashme me të. Njerëzit që deri atëhere u kishin thënë thjesht “firma” (zyrtarisht thirreshin “firma rentiere” ose “firma huamarrëse”), u mësuan shpejt e... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 21.07.2011 Ne :
Kulture - 105 Lexime.

Nga Ardian Klosi
Piramida e Tiranës ka ardhur në jetë si kurrë herë tjetër më parë në historinë e saj 23-vjeçare.
Mu në periudhën e braktisjes dhe degradimit të saj më të madh, e rrjepur nga mermeri i bardhë që dikur i vezullonte faqet, e ndyer dhe e zhgarravitur deri në majë, Piramida papritur ka marrë shpirt. Mu në kohën kur drejtuesit e shtetit kanë shpallur dënimin e saj me vdekje, të mbështetur dhe me ligj prej Kuvendit, Piramida është shkundur, ka... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 20.07.2011 Ne :
Kulture - 80 Lexime.

Nga Elsa Demo
Cuk Simoni botoi më 1929 një histori për Skënderbeun në gjuhën esperanto. Ai e prezanton veten kompilues të një libri historik të divulguar e kjo nuk ia zbeh meritat. Libri që sheh dritën e botimit i përkthyer së fundi në shqipe nga origjinali esperanto “Skanderbeg, Heroo de Albanujo” (Shkodër, Shtypshkroja Komtare, 1929), shënoi nga rrethi shqiptar i esperantistëve kontributin unikal për atë kohë që nuk është tejkaluar nga bashkëkohësit me... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 19.07.2011 Ne :
Kulture - 140 Lexime.
 Krijues i shumanshëm, skenarist dhe ilustrator librash me grafika, kompozitor, fotograf, shkrimtar. Gani Jakupi, i ftuar në edicionin II në Sallonin e Librit nga Ballkani, që u mbajt në fund të qershorit nga shoqata “Albania” dhe “Le courrier des Balkans”, prezantoi veprat e tij, që s’janë pak, në Théâtre de la Grande Comédie në Paris. Është autor i librave të ilustruar “Mbreti i padukshëm”, kushtuar muzikantit të jazz-it Oscar Aleman, i trilogjisë... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 18.07.2011 Ne :
Kulture - 143 Lexime.

Para pak ditësh, në qytetin e Mitrovicës u dha shfaqja premierë e dramës “Na, të birtë e shekullit të ri” e autorit Ridvan Dibra. Vepra pa dritën e skenës si dramë fituese e çmimit të tretë në konkursin mbarëkombëtar “Katarina Josipi 2010”.
Me shfaqjen e kësaj premiere, Teatri me tradita i Mitrovicës shënonte edhe një ngjarje të rëndësishme në jetën dhe ecurinë e tij: shpalljen si teatër profesionist.
Në një sallë të tejmbushur, për më shumë se një... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 18.07.2011 Ne :
Kulture - 112 Lexime.
 Fillim korriku 2011: pika e kalimit kufitar mes Québec-ut kanadez dhe ShBA duket sikur mezi arrin ta përballojë currilin e mekur të udhëtarëve në mesnatë. Kufitarët e anës amerikane djersiten me çdo vizitor a qytetar qoftë, duke i lëshuar batare pyetjesh gjithfarësh e duke i marrë shenjat e gishtave në rastet fatkeqe kur i pandehuri qëllon të jetë noncitizen (ç’term orwellian!).
Këtu e përplasëm kokën, tek ktheheshim nga një fundjavë kaluar në Montréal për të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 17.07.2011 Ne :
Kulture - 159 Lexime.
 “Po udhëtoja në një karrocë me zonjuhën Marihuanë, zonjusha Marihuanë ka një shtëpi në Baltimorë. Rreth e rrotull i kam rënë botës, djema, ndërsa tani po përpiqem të hyj në Parajsë para se të mbyllet dera”. Kështu rrëfehet Bob Dilan (pseudonim i Robert Alen Cimermanit) në këngën “Përpiqem të hyj në Parajsë” (Tryin’ to Get to Heaven, 1997), më e vlerësuara e albumit “Time out of mind” dhe e vetmja performancë me harmonikë e albumit. Siç kërkon... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 16.07.2011 Ne :
Kulture - 163 Lexime.
 Komunikimi kulturor me Kosovën mbetet në një nivel patetik. Objektivi institucional i marrëdhënieve mes dy Shqipërive është për sy e për faqe. Kështu që takimi me fuqitë punëtore të kulturës, ata që dy vjet pas luftës ngritën një festival ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër në Prizren, është kurioz dhe frymëzues. Është prekëse që këta punëtorë të kulturës jubileun e dhjetë të Doku Fest-it (një klishe që ngjan e shkruar në çelik) e... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 15.07.2011 Ne :
Kulture - 159 Lexime.
Banorët që rriten dhe jetojnë në të njëjtin vend rrezikojnë t’i shohin larg objektet dhe sendet që kanë afër. Ndoshta edhe e kundërta, shikimi në bërthamë të gjërave të afërta, rrezikon të bjerë në fenomenin e ekzagjerimit. Në artin kinematografik raporti i marrëdhënieve me botën përcaktohet nga këndi i syrit të kamerës. Ai tregon sa brenda dhe sa jashtë botës është artisti. Ai bën ngjarjen filmike.
Studentët e vitit II të Degës Regji Filmi & Tv, 2011... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|