|
Lajme nga Kulture
Publikuar me : 15.07.2011 Ne :
Kulture - 152 Lexime.
 Më 15 qershor një skelet balene u ngrit nga Instituti Bujqësor për në Tiranë. Për afro 8 km ajo përshkroi mbi supet e një grupi njerëzish sikur mbahet një arkivol, bulevardin përanë dhe hyri në Piramidë. Skeleti disametrosh u vendos në vendin rrinte një monument i Enver Hoxhës në fund të viteve tetëdhjetë. Balena ndodhet aty e ndoshta do rivdesë me shembjen e Piramidës. Parlamenti miratoi dje vendimin për një parlament të ri në vend të Piramidës. Themi rivdesë... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 14.07.2011 Ne :
Kulture - 170 Lexime.
 Gjirokastër – Gjirokastra si qytet muze, ka një ditë feste. Është 15 korriku. Bëhen 6 që kur qyteti është njohur si trashëgimi kulturore botërore, si qyteti i parë shqiptar që mbrohet nga UNESCO. Specialistët e trashëgimisë pohojnë se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur ndryshime pozitive, por janë bërë edhe hapa mbrapa. UNESCO ka bërë rekomandimet përkatëse për ndërtimet pa leje, për shtëpinë e Kadaresë, një muze që zvarritet e zvarritet. Olsi Lafe,... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 14.07.2011 Ne :
Kulture - 167 Lexime.
 Rrethimi i Sarajevës zgjati 1395 ditë. Nga 5 prilli 1992 deri më 29 shkurt 1996, mijëra qytetarë duhet të kapërcenin rrugët të kërcënuar nga snajperët përditë: për të shkuar në punë, për të blerë ushqim, për të parë të afërmit… Kamera ndjek një grua ndërsa përshkon rrugën e saj të zakonshme e njohur si Rrugina e Snajperëve. Në çdo cep, gruaja është e ekspozuar ndaj plumbave, dhe në çdo ndalesë duhet të bëjë mirë llogaritë për ta kapërcyer rrugën.... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 13.07.2011 Ne :
Kulture - 181 Lexime.
 “Amnistia”, film dramatik nga Bujar Alimani (Shqipëri/Greqi/ Francë, 2011, ‘83 min.) prej 6 korrikut po shfaqet në Francë. Arizona Films Distribution, producenti francez i filmit, mbulon shpërndarjen për 4 salla kinemaje në Ruen dhe Paris. Shtypi i përditshëm (Le Monde, Le Nouvel Observateur) dhe revista kushtuar kinemasë e TV (Télérama) kanë shkruar mbi filmin nga Shqipëria. Kritikat që nëpër rreshta shprehin pretendime për të ardhmen e regjisorit të ri shqiptar, e... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 12.07.2011 Ne :
Kulture - 197 Lexime.
 Ramon Sanchez Lizarralde
Në librin “Shqipëria në pasqyrën e letërsisë”, i vetëm që kemi në shqip prej Ramon Sanchez Lizarraldes, ka një ese, “Pionier me forcë”, ku mëson sa frikë e kish pasur përkthyesi detin ku po futej. “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, i botuar më 1987, ishte i pari përkthim i drejtpërdrejtë letrar nga shqipja në spanjisht e më i guximshmi. Sepse Sanchez Lizarralde, me gjithë traditën e përkthimit nga spanjishtja në shqip, me vepra dhe... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 11.07.2011 Ne :
Kulture - 176 Lexime.
 Spektatori 3-vjeçar i "Princit të vogël", në Teatrin e Kukullave
Shfaqja e Princit të Vogël në Teatrin e Kukullave në Tiranë kaloi përmes një përvoje të re teknike. Për fëmijët që ndoqën dje spektaklin e fundit për këtë sezon, do të mbetet edhe përvoja e parë shpirtërore. Regjisori nga Sofja Bonjo Lungov e kishte konceptuar udhëtimin e princit të Antoine de Saint-Exypéry-së, brenda një camera obscura. Skena dhe plateja e të vegjëlve ndahej me tyl të zi... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 08.07.2011 Ne :
Kulture - 162 Lexime.
 “Kuarteti nr 3” që Dimitri Shostakoviç (1906-1975) shkroi në vitin 1946, luhet për herë të parë në Shqipëri, sonte nga kuarteti harkor i Radio-Televizionit Shqiptar, bashkë me kuartetin nr 19 të Moxartit. Shostakoviç hynte te kompozitorit e ndaluar para viteve ‘90 në vendin tonë dhe muzika e tij luhej rrallë në auditore të mbyllura. Përse? Në njoftimin e koncertit shpjegohet që kuarteti ngjalli polemikë se “mesazhe të koduara të muzikës së tij, ishin kundër... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 07.07.2011 Ne :
Kulture - 186 Lexime.

Foto nga ekranizimi i librit "Hard Times" të Çarls Dikens
Nga Elsa Demo
Çfarë kulture i sugjeron shkolla publike një të riu parauniversitar në Mallakastër? Po i referohemi literaturës që ka hyrë vitin e fundit në bibliotekat e shkollave. Lista nis me Mjedën, vjersha të botuara nga DRIER (botimet e kësaj shtypshkronje dominojnë për listën e Mallakastrës). Ramadan Pasmaçiu është autori më i rëndësishëm dhe më i kërkuar me 4 romane, 3 përmbledhje me... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.07.2011 Ne :
Kulture - 238 Lexime.
 Prof. dr. Bardhyl Demiraj
Në zemër të jubileut gjysmëshekullor, Dega e albanologjisë në Universitetin Ludwig-Maximilian të Munihut lëshon apel për ndihmë që t’i shpëtojë rrezikut të mbylljes. , Kreu i kësaj Dege të Albanologjisë, prof. dr. Bardhyl Demiraj, në një letër të gjatë sqaron situatën aktuale dhe perspektivën e pasigurt. Demiraj shpjegon se reformimi i sistemit universitar gjerman në kuadrin e procesit të Bolonjës, po ndikon negativisht në mbarëvajtjen e... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.07.2011 Ne :
Kulture - 189 Lexime.
 Nga Elsa Demo
Axinia Dzurova, drejtuese e qendrës së kërkimeve sllavo-bizantine “Ivan Dujçev” me qendër në Sofje, i dorëzoi dje Arkivit Qendror të Shtetit studimin e saj “Manuscrits grecs enluminés des Archive nacionale de Tirana (VIe-XIVe siècles)”. Dr. Dzurova vjen prej vitit 2007 në AQSH për këtë botim të dorëshkrimeve të dekoruar të periudhës bizantine (dy vëllime, në gjuhën frënge).
Në kuadrin e të njëjtës marrëveshje ku kontribut ka edhe Qendra e... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|