|
Lajme nga Kulture
Publikuar me : 05.07.2011 Ne :
Kulture - 158 Lexime.
 Fragment statuje i Panit, perëndisë së barinjve, maleve dhe gjuetisë, dashnor i nimfave
Ditëve të shtuna e të diela kur të gjithë shkojnë në plazh, prof. Muçaj shkon në vendet arkeologjike. Origjina e tij është prej asaj zone që e quan zemra e Toskërisë. Arkeolog për periudhat e antikitetit të vonë dhe mesjetës, prof. Skënder Muçaj, ka rrahur mirë territorin nga Shkumbini në Borsh. Vitet e fundit, pika e tij e eksplorimit është Bylisi. Nuk do të ndalet shumë te... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 04.07.2011 Ne :
Kulture - 203 Lexime.
 Shtëpia e Agim Kadillarit shikon nga Rruga e Elbasanit. Kuzhina, një hapësirë e ngushtë bashkë me mjedisin e ndenjjes, ka gjallëri nga e rrugës. Jo e rrëmujshme, po e ndriçuar me dritën e ditës, e freskuar nga ajri pas shiut që ka rënë natës dhe paraditen e diel. Muret janë të zëna me tablo. Fëmijët, që s’janë më fëmijë, janë nëpër dhoma. Agimi dhe Xheneta, sapo janë kthyer nga Shkodra ku kanë qëndruar disa ditë për të pikturuar ndër të tjera kullën e... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 02.07.2011 Ne :
Kulture - 204 Lexime.
 Aktore e Teatrit Kombëtar të Fëmijëve duke pozuar me një kukull të zakonshme të fondit
Po shfaqet nga mbrëmë në skenën e re të Teatrit Kombëtar për Fëmijë “Princi i Vogël” i frymëzuar nga vepra e njohur e Antoine de Saint Exupery. Regjisor, profesori bullgar Bonjo Lungov që prej disa ditësh po punon në Tiranë me artistët shqiptarë për një shfaqje kushtuar moshave “2 deri 89 vjeç”, siç u shpreh për mediat. Lungov foli për përdorimin e një teknike të re... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 02.07.2011 Ne :
Kulture - 153 Lexime.
 Elsa Demo
Është thjesht një lule në ballkon, por po ta shohësh me kujdes del lule marijuane. Fotoja e bimës narkotike është marrë në ballkonin e një apartamenti të zakonshëm në Tiranë. Alketa Ramaj punonte për një histori mbi konceptin “Propaganda intime – Albumi i familjes” kur e kapi këtë kënd në një shtëpi në rendin banal të gjërave. Është pjesë ciklit me shtatë foto bardhë e zi dhe me të, Alketa u bë një nga tre përfaqësuesit e Shqipërisë në... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 02.07.2011 Ne :
Kulture - 157 Lexime.
 Anila Shuka
“Last Exit Degerloch” quhet pjesa e parë teatrale e shkrimtarit nga Kosova, Beqë Cufaj, premiera e të cilës u shfaq më 1 korrik 2011. Teatri ndërkulturor ka lindur gjatë një projekti zhvilluar në Shtutgart, ku autori shqiptar jeton që prej 15 vjetësh. Një stuhi e papritur i detyron 19 njerëz me prejardhje nga kultura të ndryshme të kalojnë natën në pikën e karburantit “Last Exit Degerloch” që ndodhet midis qytetit dhe aeroportit. Rrëfimet e tyre... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 30.06.2011 Ne :
Kulture - 144 Lexime.
 Dy javë u bë nga hapja e ekspozitës së artistit britanik në Galerinë Kombëtare të Arteve. Deri më sot raportohen mbi 500 vizitorë. “Është shifër e kënaqshme për nivelet e vizitueshmërisë në Galerinë Kombëtare”, thonë punonjëset e biletarisë. Vizitorët vijnë posaçërisht për Parr, ka të tjerë, kryesisht të huaj që janë të interesuar për katet lart ku ekspozohen pavijonet permanente të artit pamor shqiptar nga fillimet deri në vitet... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 30.06.2011 Ne :
Kulture - 195 Lexime.
 Foto e realizuar nga Gjon Mili, 1959
Korçë / Fotografi amerikan Gjon Mili, ka një kënd muzeal në qytetin e origjinës së tij shqiptare, Korçë. Në ambientet e brendshme të Pallatit të Kulturës “Guri Madhi”, ka pak kohë që është hapur Muzeu “Gjon Mili”. Sapo ngjit shkallët, në krahun e djathtë ndodhet një dhomë e vogël ku në të katër faqet ekspozohen 15 foto realizuar nga Mili: portrete artistësh, modele, që menjëherë të përfshijnë në kapjet spektakolare... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 30.06.2011 Ne :
Kulture - 194 Lexime.
 Vilat e Tiranës të viteve 1920-‘30 hynin në temat tabu të studimeve mbi arkitekturën. Sepse i përkasin periudhës kur shfaqen karakteristika të pastra të një moderniteti. Vera Bushati udhëhoqi një grup studentësh të Fakultetit të Arkitekturës e Dizajnit Urban në Universitetin Polis, dhe del në shtator botimi i studimit historik të vilave të kryeqytetit 1920-’40. Dr. Bushati është ndër tre autorët e tekstit universitar “Historia e arkitekturës shqiptare,... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 28.06.2011 Ne :
Kulture - 183 Lexime.
 Nga Elsa Demo
Në “Shtëpinë e Europës dhe Orientit” ishte nata e Kasëm Trebeshinës. Është botuar drama e tij “La Forêt”. Autori ndodhet në Turqi ku çdo vit kalon muajt e nxehtë ndërsa “La Maison d’Europe et d’Orient” e paraqiti dramën, mbrëmë, nën drejtimin e Frédéric Ferrer në “L’Europe des Théȃtres”, në kuadrin e ditëve të Festivalit Evropian të Përkthimit Teatral. Drama është përkthyer nga origjinali nga Anne-Marie Autissier.
“Pylli... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 26.06.2011 Ne :
Kulture - 195 Lexime.
 Furgoni vishnjë ndaloi para godinës së braktisur së ish Fabrikës së Mishit, në fund të rrugës “5 maji” aty nga ora 18.30. Pas ngjitjes së ca shkallëve hekuri tepër të ngushta, dilnin përpara dhoma me mure të rëna, të dalëboje, mbeturina nëpër dysheme, xhama të thyer, dërrasa, qese. Në katin e dytë të ndërtesës, në një dhomë 4x3m, që ndriçohej vetëm nga një dritare e vogël, me një shtrat të vjetër brenda, një lavaman, një pasqyrë dhe një WC, filluan... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|