|
Lajme nga Kulture
Publikuar me : 11.11.2011 Ne :
Kulture - 38 Lexime.
 Foto nga shfaqja "Franku V" i Fridrih Dyrrenmat, vënë në skenën e Teatrit Kombëtar nga Arben Kumbaro
Sesilia Plasari
Në fillim ishte fjala… dhe më pas unë po e kap fillin tek një nga kategoritë e njerëzve që u dashuruan me të, tek aktorët: ata që zgjodhën ta përçojnë fjalën nëpërmjet zërit të tyre, frymëmarrjes, trupit, energjisë, aftësisë për t’u transformuar. E quajmë këtë art interpretim. Aktorët bëjnë një interpretim të mishëruar të asaj... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 11.11.2011 Ne :
Kulture - 42 Lexime.
 “Spleen” një kaleidoskop fotosh, këngësh dhe milituarash frymëzuar nga poema e Charles Baudelaire “Le Spleen de Paris” 1869.
Elsa Demo
Alban Hajdinaj po punon prej dy muajsh për të ndërtuar ekspozitën e përvitshme dhe më e rëndësishmja në Galerinë Kombëtare të Arteve. Në origjinë të këtij “Onufri”, që hyn në vitin e tetëmbëdhjetë, është estetika e modernitetit sipas Charles Baudelaire (1821-1867). I frymëzuar prej esesë së poetit simbolist modern,... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 11.11.2011 Ne :
Kulture - 81 Lexime.
 Elsa Demo
Iliriana Lira Blakaj është aktore protagoniste në projektin e filmit artistik të Spartak Pecanit. Është 16 vjeçe, nuk ka luajtur ndonjëherë në kinema. Vjen nga Prishtina, qyteti i lindjes ku ndjek gjimnazin dhe angazhohet në Koha Vizion TV si skenariste emisionesh dhe drejtuese. Është dita e parë e xhirimeve në mjediset e ish studios së zërit në Kinostudio ku disa kthina janë bërë zyra inspektorati policie. Në monitorin e instaluar në korridor një ekip... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 11.11.2011 Ne :
Kulture - 50 Lexime.

Elsa Demo
Shkencëtarët nuk kanë ndonjë konsideratë për oral history, por ajo nuk mund të injorohet si burim për njohjen e subjekteve. “Mërgimi mbretëror” i Neil Rees (përkthim i Xhevat Lloshit) që prezantohet sot në Muzeun Historik Kombëtar është bazuar në intervistat dhe kujtimet e njerëzve që kanë jetuar në të njëjtin vend me familjen mbretërore të Shqipërisë e mërguar në Luginën e Temzës dhe në Çilterns të Anglisë, 1940-1946.
Është botim i Court of... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 11.11.2011 Ne :
Kulture - 30 Lexime.
 Elsa Demo
“E blej dhuratë për një burrë” thotë gruaja që mban për dore të birin dhe shoqërohet nga një burrë. Është një nga vizitoret në stendën e “Onufrit” në orën kur nis të nënshkruajë autograf Helena Kadare.
Hera e parë që zonja Kadare nuk ulet në karrigen e anës ku zakonisht pret të shoqin që kryen ritualin e nënshkrimit të librit të ri nga një vit në tjetrin, në panairet e librit në Tiranë. Ai e ka radhën sot.
Helena Kadare nënshkruan për 3... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.11.2011 Ne :
Kulture - 33 Lexime.
 "Duke dalë nga kriticizmi:, Pere Borrell
Nga Elsa Demo
Kushdo që i hyn punës së gazetarit bëhet gazetar. Është naïve ta konfirmosh këtë tezë që ka gjetur përhapje. Mund të tregojë kjo influencën e gazetarisë në shoqëri dhe dëshirën që nëpërmjet gazetarisë, individi gazetar të ketë influencën e tij në shoqëri. Por ka më shumë mundësi që kjo dëshirë ta identifikojë gazetarinë me zbavitjen dhe me një aktivitet sipërfaqësor që të çon drejt... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 04.11.2011 Ne :
Kulture - 28 Lexime.
 Nga Elsa Demo
Shtëpia metalike e ngritur në cep të oborrit të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë është instalacion skulptural i artist gjerman Philipp Morlock. Quhet “Shtëpia njëdhomëshe” sepse ka formën e shtëpisë sa një dhomë 4×4, por funksioni i saj nuk është i kufizuar në vetëprezantimin si një vepër arti. Ajo ofron një hapësirë për komunikim me njerëzit.
Më 6-12 nëntor aty organizohen disa aktivitete të Festivalit Mozaik, me artistë gjermanë,... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 03.11.2011 Ne :
Kulture - 29 Lexime.
 Elsa Demo
Albumi fotografik artistik apo personal i Margarita Xhepës, është motiv i fortë për të shkruar një monografi për aktoren, aktive në skenë dhe ekran prej vitit 1951. Libri që prezantoi dje Angjelina Xhara, quajtur “Margarita Xhepa, Artiste e Popullit” nuk është as studim, as monografi, as album i komentuar. Është një tiradë e ndërtuar mbi dialogë të autores me aktoren dhe mbi rrëfime, kujtime të vetë Margarita Xhepës. Ajo e ka bërë këtë libër e... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 02.11.2011 Ne :
Kulture - 42 Lexime.
 Elsa Demo
“Jemi në shërbim të lexuesit jo të botuesit. Botuesit janë në shërbim të lexuesit. Botuesit janë të gjithë të barabartë në panair. Secilit do t’i jepen të gjitha mundësitë të prezantojë punën e një viti.”
Organizatorët e panairit të librit në Tiranë 9-13 nëntor, japin mesazhe paqeje aty ku ka dhe mesazhe indiferente aty ku ka probleme. Në deklaratën për mediat dje nga Biblioteka Kombëtare, ata njoftojnë kalendarin e aktiviteteve. Është Shoqata e... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 01.11.2011 Ne :
Kulture - 65 Lexime.
 Elsa Demo
Kinemaja mbi emigracionin nuk ka reshtur së pari fenomenin e njerëzve që lënë oxhakun dhe ngulen në një kulturë të huaj, kulturë e cila në një kohë në histori, është më e pushtetshme se tjetra.
Deri ku është e pushtetshme?
Kur komeditë e marrin fjalën mbi emigracionin, i ngjajnë një sakrilegji. Por bujaria me të cilën shihen kulturat turke e gjermane në komedinë familjare “Allmanja: Mirë se erdhët në Gjermani!” (Almanya – Willkommen in Deutschland)... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|