|
Lajme nga Kuriozitete
Publikuar me : 06.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 68 Lexime.
 Kryeargumenti i tij është i plotë: Kush del në opozitë me dëshirë të tij, s’ka frikë nga e kaluara e vet, kush do të rrijë me çdo çmim në pushtet, ka frikë nga ajo që ka bërë. Një intervistë e gjatë e Dritan Priftit rreth betejës së tij për të denoncuar kupolën e korrupsionit në qeveri, si dhe raportet e tij me personazhet që denoncimi i tij ka bërë publik. E ardhmja e tij në politikë, shpresat tek opozita dhe disa konsiderata të tij për Berishën, Topin,... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 67 Lexime.
Në një intervistë për portalin “Tema Online”, ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti, thotë se viti që po vjen do të jetë shumë i vështirë nga pikëpamja ekonomike: “Unë parashikoj që fundi i 2012-s do të jetë shumë më i keq, se fundi 2011-s. Shoh recesion të pashmangshëm”, – thotë mes të tjerash deputeti Prifti.
Si e gjykoni punën që bën sot qeveria?
Ne s’kemi qeveri. Ajo nuk ndjehet për mirë askund. Shqipërinë e mbajnë vetëm bizneset private,... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 36 Lexime.
Vargje nga Arben Duka
Mund të ndezim pak muzikë,
kundër gjithë kësaj zie,
Mund të gdhendim një lirikë,
a një vjershë dashurie…!
Le të dalim dy nga dy,
të lozim porsi mëllenjat,
S’bie kurrë në robëri,
kur të tuat i ke ndjenjat!
Mendja mund t’i shkojë të marrit,
ndjenjat të na kontrollojë,
po blerimet e beharit,
nuk ka zot që t’i ndalojë!
Unë e puth në sy rininë,
çmendem unë për ata sy,
ajo përqesh tiraninë,
me puthje dhe... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 42 Lexime.
Puhie Demaku*
Koalicioni qeverisës çdo ditë na jep arsye për të besuar se apetitet e tij për pushtet janë të pangopshme, si ato politike ashtu edhe ato materiale. Karakteri gllabërues i këtij koalicioni dha frytet e para me konsolidimin e qeverisë së re të vitit 2011. Kosova, shteti më i varfër në rajon, ka qeverinë më të madhe nga të gjitha vendet e rajonit – 19 ministra, 33 zëvendësministra dhe 6 zëvendëskryeministra.
Pangopshmëria dhe çrregullimet në të ushqyer... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 33 Lexime.
Ardian Vehbiu
Fatmira Nikolli shkruan, te Gazeta Shqiptare, për rreziqet që i kërcënohen trashëgimisë kulturore shqiptare: zjarri, vjedhja, trafikimi, mosmirëmbajtja, shkatërrimi për qejf. Më keq e kanë pësuar ikonat, të cilat edhe kërkohen në tregun e zi dhe u sjellin të ardhura të mira grabitësve. Çfarë duhet bërë përballë kësaj situate? I pyetur për këtë, Apollon Baçe thotë se ikonat duhet t’i mbrojë vetë Kisha Ortodokse, sa kohë që mbrojtja e tyre... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 34 Lexime.
Redaksionale / Shekulli
Kur nga goja e Edi Ramës doli lajmi për një procedurë të re për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, pati shumë njerëz të cilët e vlerësuan si një nismë e paparë deri më sot. Pak frymëmarje demokracie në një vend të mbytur nga politika dhe hijet e së shkuarës. Më së fundi, një shans i mirë për qytetarët për të patur në këtë funksion të lartë një njeri që e duan e besojnë dhe respektojnë. Një avokat të tyre dhe për ta.
Edhe... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 05.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 97 Lexime.
Prof.Asoc.Dr. Myslim PASHA
Berisha i arrorëve dhe malet e zhveshur të Skënderbeut… Rreth 53 perqind e sipërfaqes së Shqipërisë mëmë, ishte e mbuluar me pyje. Ndërsa sot nuk dihet me saktësi, se sa do të nxjerrë inventarizimi i pyjeve dhe kullotave, po ne nuk e kemi këtë informacion dramatic. Zëra studimorë të pavarur tregojnë se gjeohapësira shqiptare ka sot jo më shumë se 19.8 perqind të mbulimit pyjor
Berisha, teksa inaguronte impiantin prodhimit... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 05.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 26 Lexime.
Bledi Mane
1./ Mbill dashuri or mik!
2011 është duke dremitur si Sabri Godo në shtratin e vdekjes. Po largohet edhe ky vit nga kalendari i kujtesës së këtij kombi pa tharmin dhe energjinë pozitive që duhej të ishte çliruar natyrshëm. Pakëz diell që mbulon paraditet shqiptare të këtij fillimdhjetori zëvendësohet nga errësira e ftohtë dhe ankthi i netëve të varfra. Gjumi na kaplon të gjithëve dhe flemë pa ëndrrat e ëmbla se e nesërmja jonë dihet që është... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 05.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 90 Lexime.
Vargje nga Arben Duka
Të kisha harruar fare,
more djali i Haxhiut,
pse s’e mbyll atë kamare,
te ekrani i Saliut?
Dhe pse erdhi mot i lig,
shqiponja për miza s’gjuan,
po ti ç’ke more zhapik,
që me emrin tim e kruan?!
Ti s’e mbyll atë kamare,
Qelb dynajnë si gjithë haletë:
“Unë kam mbetur keq për pare
që po shkruaj në gazetë?!”
Sua fisniku unë jam,
s’jam si ty nga soj’i hirës
domosdo para nuk kam,
sa... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 05.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 67 Lexime.
Eduard Zaloshnja
Gjatë një takimi me të rinj në Durrës, Berisha ka deklaruar se Rama ka bashkëpunuar me të për të rrëzuar Fatos Nanon. “Nano ka qenë kundërshtari im më kryesor. Unë dhe ai jemi dy kampe, por mënyra sesi Rama e përshkruan Nanon [në librin e tij] është absolutisht në mënyrën më primitive, që është identike si ajo e Enver Hoxhës për Haxhi Lleshin apo Zoi Fundon, apo ndonjë tjetër. Unë e ndihmova ta rrëzonte Nanon. Harron ai që sheshet e Mjaft-it i... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|