|
Lajme nga Kuriozitete
Publikuar me : 23.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 30 Lexime.
Poemë me shumë pjesë nga Arben Duka
Në Viçidol un’ kam lindun,
sot e 70 vjet më parë,
sigurisht që jam i bindur,
se kur linda, nuk kam qarë!
Nuk kam qarë si foshnjat qajnë,
n’atë mal, n’atë zgarbonjë,
të gjithë në mendje e mbajnë,
se kam klithur si shqiponjë!
Nuk më lidhën dot në djep,
me shpërgënj e me mbërtheca,
sa erdha në këtë jetë,
u ngrita në këmbë dhe eca!
Gjuhën e kisha mësuar,
në barkun e nënës seme,
që aty isha... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 23.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 45 Lexime.
Alban Sejdini
Në Shqipëri nuk është e nevojshme të pyesësh qeverinë apo çdo institucion të paguar me lekët e taksapaguesve në lidhje me ecurinë e ekonomisë në këto vite krize botërore. Të gjithë e dimë, se qeverisësit dhe të paguarit me lekët e të qeverisurve një avaz kanë: bumi, rritja, lënia prapa, opozita, Gjermania, bukuri e dheut e të tjera si këto.
Keq e kanë punën të shkretët gazetarë të terrenit, që përditë duhet të përcjellin tek publiku të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 23.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 86 Lexime.
Ardian Klosi
Në një shkrim të gjatë të pardjeshëm, z. Rami Memushaj thotë se paraqet pozicionet e ndryshme që ekzistojnë sot lidhur me drejtshkrimin e shqipes dhe çështjen që a duhet të ndryshojë ky drejtshkrim ose jo, duhet të ndryshojë pak ose duhet të ndryshojë shumë. Pastaj ai thotë se në debat dallohen tri palë. Më pas vijon se debati për gjuhën standarde është përplasje midis elitave dhe kundërelitave; elitat mbështesin standardizimin e gjuhës, kurse... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 23.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 65 Lexime.
Nga Edi Rama
www.edirama.al
Në parlament u rrëzua plani ynë për heqjen e taksës së ushqimeve bazë e të ilaçeve. Një lajm i keq në fundviti për të gjitha familjet e zakonshme të këtij vendi. Të cilat do të vazhdojnë të fitojnë ende më pak dhe të paguajnë edhe më shumë. Do të vazhdojnë të përballen me rritje çmimesh për produktet jetike dhe për ilaçet. Do të vazhdojnë t’i paguajnë qeverisë 20 përqind taksë për çdo bukë, gotë qumësht, kokërr vezë apo... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 22.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 41 Lexime.
Arben Duka
Në altar të ka ty kombi,
Në Fronin e të Mëdhenjëve,
Kur re s’bëre compromise,
Me racën e maskarenjëve!
Mbas fytyrës paqësore,
Gjemon një det i stuhishëm,
Për mbi tokën arbërore,
Je burri më i lavdishëm!
Ti Rilindasi i ndritur,
Më ngjall ndjenjat më fisnike,
Po të dy skemi ditur,
Ku janë bandat armike?!
Po tani i njohim mirë,
Një nga një e dimë ku janë,
Të ngrehur të pështirë,
Në Prishtinë e në Tiranë!
Ndriço... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 22.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 74 Lexime.
Ilir Yzeiri
Në një nga ditët e kësaj jave shqiptarët anë e kënd botës panë të mbledhur në Galerinë e Arteve në Tiranë gjithë parinë e shtetit shqiptar, siç do të thoshte Shinasi Rama, madje edhe kryeministrin e Kosovës që kishte ardhur vrik pasi kishte përcjellë kancelaren Merkel. Ishin aty të gjithë ambasadorët me punë e pa punë që rrinë në Tiranë, prej të cilëve si gjithmonë shquhej ai i OSBE-së që është bërë i famshëm për birrën e Irfanit me... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 22.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 26 Lexime.
Kristi Pinderi
OKB tregon zyrtarisht se gratë në Shqipëri ose nuk paguhen për punën e tyre, ose paguhen shumë pak. Në Shqipëri shqetësimi është si të “fusim” 30 për qind deputete në Kuvend, por jo si të përfshijmë në skemën e zhvillimit mbi 57 për qind të shoqërisë shqiptare që janë motrat apo fëmijët tanë nga 18 vjeç, e deri te nënat apo gjyshet tona 68 vjeç!
Një studim i fundit i financuar nga Kombet e Bashkuara në lidhje me si e shpenzojnë kohën... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 22.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 32 Lexime.
Preç Zogaj
“Rruga e Kombit” që nuk u dha me koncesion për t’u ndërtuar, do të jepet me koncesion për t’u shfrytëzuar e mirëmbajtur. Ky është vendimi i qeverisë “Berisha”, i diktuar para së gjithash nga pamundësia financiare për ta mirëmbajtur me paratë e buxhetit të shtetit.
Nuk mund ta dimë sot me saktësi, a do ta merrte ndonjë kompani private për ta ndërtuar me paratë e veta, nëse qeveria shqiptare do të kishte provuar në këtë pistë. Sa kohë që nuk u... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 21.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 31 Lexime.
Poemë me shumë pjesë nga Arben Duka
Në Viçidol un’ kam lindun,
sot e 70 vjet më parë,
sigurisht që jam i bindur,
se kur linda, nuk kam qarë!
Nuk kam qarë si foshnjat qajnë,
n’atë mal, n’atë zgarbonjë,
të gjithë në mendje e mbajnë,
se kam klithur si shqiponjë!
Nuk më lidhën dot në djep,
me shpërgënj e me mbërtheca,
sa erdha në këtë jetë,
u ngrita në këmbë dhe eca!
Gjuhën e kisha mësuar,
në barkun e nënës seme,
që aty isha... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 21.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 92 Lexime.
Ardian Vehbiu
E keni vënë re sa pak humor që ka në media? Ose më mirë, e keni vënë re që humori në media vjen gjithnjë i rrethuar me kornizë, i shënjuar me tabela, që të thonë: ky shkrim tani është për të qeshur, prandaj qesh të lutem!
Pjesa tjetër e gazetës nxin nga serioziteti; të gjithë, që nga autorët e shkrimeve e deri te personat për të cilët flitet, e marrin veten shumë seriozisht.
Këtë unë do ta quaja sindroma e kaposhit, sepse kaposhi, nga të... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|