|
Lajme nga Politike
Publikuar me : 23.12.2011 Ne :
Politike - 74 Lexime.
 Ministria e Drejtësisë ka hartuar një raport për gjykimin e rastit të Kostandin Xhuvanit, i cili u dënua me dy vjet burg për vrasjen e shokut të tij, në 12 shkurt, te rruga “Ali Visha”, në kryeqytet.
Raporti mbi çështjen e djalit të deputetes socialiste Luiza Xhuvani është hartuar pas inspektimit në gjykatën që mori vendimin. Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ia ka përcjellë raportin Presidentit të Republikës, duke e cilësuar të paparanueshëm vendimin për... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 23.12.2011 Ne :
Politike - 86 Lexime.
 Presidenti i Republikës ka miratuar ligjet e fundit për vitin 2011. Mes pesë ligjeve të fundit është edhe ligji për privatizimin e “Albpetrol-it”. Shpalljen e ligjit nr. 10 489, datë 15.12.2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”.
Gjithashtu Topi ka dekretuar ligjin “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7829, datë 1.6.1994 “Për noterinë”, të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 23.12.2011 Ne :
Politike - 24 Lexime.
 Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka pritur sot në një takim Avokatin e ri të Popullit, Igli Totozani, i cili u zgjodh nga Parlamenti me konsensus mes mazhorancës dhe opozitës.
Topi i ka uruar Totozanit suksese në detyrën e tij të rëndësishme për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë dhe nga ana tjetër ka shprehur mbështetjen institucionale.
“Edhe pse Avokati i Popullit është një institucion relativisht i ri në vendin tonë, ai ka krijuar tashmë fizionominë e... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 23.12.2011 Ne :
Politike - 56 Lexime.
 Ministria e Drejtësisë ka hartuar një raport për gjykimin e rastit të Kostandin Xhuvanit, i cili u dënua me dy vjet burg për vrasjen e shokut të tij, në 12 shkurt, te rruga “Ali Visha”, në kryeqytet.
Raporti mbi çështjen e djalit të deputetes socialiste Luiza Xhuvani është hartuar pas inspektimit në gjykatën që mori vendimin. Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ia ka përcjellë raportin Presidentit të Republikës, duke e cilësuar të paparanueshëm vendimin për... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 23.12.2011 Ne :
Politike - 40 Lexime.
 Kryesia e grupit parlamentar të Partisë Socialiste sot zhvilloi mbledhjen e fundit për këtë vit. Në mbledhje u diskutua në lidhje me ecurinë e opozitës në parlament. Mbledhja e grupit të PS-së zgjati 2 orë dhe përveç seancave të fundit parlamentare kishte në fokus të diskutimeve të saj dhe planin e veprimit për sezonin e ri politik.
Në mbledhje u ra dakord që deputetët e opozitës duhet të kërkojnë në Kuvend më shumë nisma ligjore.
Pas kompromisit të arritur mes 2... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 23.12.2011 Ne :
Politike - 93 Lexime.
 PDIU kërkon pezullimin e përpunimit të të dhënave të censusit për kombësinë. Në një deklaratë të saj, PDIU vendimi i Gjykatës Kushtetuese për kombësinë si element antikushtetues përbën një standard të ri që duhet të zbatohet si në kuadrin ligjor apo rregullativ, edhe në veprimtarinë e institucioneve të caktuara.
“Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për kombësinë si element antikushtetues, është një vendim historik për ndërtimin e shtetit shqiptar dhe... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 23.12.2011 Ne :
Politike - 92 Lexime.
 Aleanca Kuq e Zi krijoi zyrtarisht sot degën e saj në Londër. Në një manifestim në Bulevardin “Oksford Street”, kryetari i aleancës Kreshnik Spahiu u shpreh se Censusi 2011 zvogëloi artificialisht popullsinë shqiptare nën ndikimin e Athinës zyrtare.
“Censusi zvogëloi artificialisht kombin më të madh në rajon. Iu dërgua Athinës para publikimit Jemi një nga popullsitë më të mëdha në Ballkan.”- deklaroi Spahiu.
Spahiu e konsideroi të turpshëm reagimin e ministrit... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 23.12.2011 Ne :
Politike - 49 Lexime.
 Kryeministri Sali Berisha do të jetë sot në Pragë ku do të marrë pjesë në funeralin shtetëror në nderim të ish- presidentit çek Vaclav Havel. Ceremonia shtetërore do të nisë në orën 12:00 dhe do të zhvillohet në katedralen më të madhe të vendit, St. Vitus Cathedral, në Kështjellën e Pragës.
Berisha deklaroi se me vdekjen e Vaslav Havelit kombet e lira në Evropë dhe në botë, humbën një nga liderët më të shquar të lirisë së shekullit të 20. Sipas tij kombet... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 23.12.2011 Ne :
Politike - 23 Lexime.
 Emirjon Senja
Maxhorancës i mjaftoi dje një shumicë minimale prej 71 votash për të rrëzuar propozimin e socialistëve për disa ndryshime në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar duke ulur taksën për ushqimet bazë dhe ulaçet. Diskutimi i kësaj çështje shkaktoi debate të ashpra mes deputetëve të majtë dhe ministrit të Financave, Ridvan Bode, i cili mbrojti edhe qëndrimin e maxhorancës për rrëzimin e tij. Votimi kundër në seancën plenare vjen fill pas rrëzimit të kërkesës në... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 23.12.2011 Ne :
Politike - 29 Lexime.
 Luis Tanushi
Parlamenti shqiptar ka miratuar dje me 127 vota pro kandidaturën e Igli Totozanit për postin e Avokatit të Popullit. Pas kryerjes së betimit përpara deputetëve, Totozani do të mbajë postin e Avokatit të Popullit për pesë vitet e ardhshme, me të drejtë rizgjedhjeje. Mazhoranca dhe opozita shprehën pëlqimin e tyre për kandidaturën e Totozanit duke bashkuar votat edhe në seancë plenare. Vetëm dy deputetë të mazhorancës votuan kundër dhe tre të tjerë... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|