|
Lajme nga Politike
Publikuar me : 21.12.2011 Ne :
Politike - 52 Lexime.

(I përditësuar)- Në mbledhjen e sotme Komisioni i Ligjeve miratoi kandidaturën e Partisë Socialiste për postin e Avokatit të Popullit, Igli Totozani. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm dhe kandidati i PS-së, Igli Totozani, i cili raportoi rreth eksperiencës së tij personale përpara deputetëve.
Ndër të tjera, ai theksoi se do të punojë për një institucion të pavarur. Kandidatura e tij u konsiderua politike nga deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj dhe deputetë të tjerë... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 21.12.2011 Ne :
Politike - 37 Lexime.
 Presidenti i Republikës Bamir Topi dekretoi sot ligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Sipas ndryshimeve që i janë bërë ligjit që do të hyjë në fuqi dy javë pas publikimit në Fletoren Zyrtare, pritet që gjobat për shkeljet e kodit të dyfishohen. Ndryshimet në Kodin Rrugor u miratuan pak javë më parë në Kuvend me konsensus mes palëve. Ky ligj kërkonte 3/5 e votave për... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 21.12.2011 Ne :
Politike - 59 Lexime.
 Propozimi i Partisë Socialiste për heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për disa produkte baze ushqimore si dhe përgjysmimin e saj për një pjesë tjetër shkaktoi debate të forta dje në Komisionin e Ekonomisë, të cilat degjeneruan edhe në fyerje. Grupi Parlamentar i PS-së ka dërguar disa javë më parë në Kuvend një nismë ligjore për heqjen e TVSH-së për qumështin, bukën, miellin , vezën dhe ilaçet, si dhe përgjysmimin e saj për orizin, sheqerin dhe vajin. PS... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 21.12.2011 Ne :
Politike - 31 Lexime.
 Teksa në Shqipëri nuk është shuar ende jehona e regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike, Greqia po rrit presionet për një regjistrim të asaj që ajo pretendon se është minoriteti i saj në Shqipëri. Gjykata Kushtetuese në Shqipëri ka shfuqizuar termin kombësi nga të gjitha dokumentet zyrtare, por kjo nuk po e pengon Greqinë të të shtojë edhe më shumë presionet.
“Ministria e Jashtme i ka ndjekur nga afër të gjitha zhvillimet që lidhen me regjistrimin në Shqipëri,... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 21.12.2011 Ne :
Politike - 59 Lexime.

Gjykata Ushtarake e Pireut ka dënuar dje vetëm dy prej 39 ushtarëve grekë që hodhën parullat antishqiptare gjatë paradës së 25 marsit të vitit 2010.
Dy prej anëtarëve të Togës së zhytësve të Marinës Ushtarake greke u shpallën fajtorë, duke u dënuar me 3 muaj e gjysmë burg, ndërsa 37 të tjerët u shpallën të pafajshëm.
Trupi gjykues mori për bazë videon e paraqitur nga pala akuzuese.
Sipas arsyetimit të gjykatës, në pamjet e videos shfaqeshin duke lëshuar... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 21.12.2011 Ne :
Politike - 76 Lexime.
 Kryeministri Berisha i është rikthyer çështjes së rishkrimit të historisë sot gjatë një aktiviteti për Ditën e Albanologjisë. Rishkrimi i historisë jashtë ideologjisë ishte mesazhi i përcjellë për historianët gjatë fjalës së kryeministrit. “Më fatkeq se ne nuk ka pasur popull. Unë kam qenë pasionant i i historisë, por mund të them se nuk e njoha kurrë historinë e vendit tim se ajo ishte e deformuar dhe e ndrydhur në bunker. Ju keni shansin e jashtëzakonshëm... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 21.12.2011 Ne :
Politike - 51 Lexime.
 (I përditësuar) - Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka marrë vendimin për ç’regjistrimin e deputetit Kastriot Islami nga PS. Vendimi është marrë në mbledhjen e ditës së sotme, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura. Katër deputetët të PS-së kanë votuar kundër , ndërsa dy të tjerë kanë abstenuar. Vetë Islami nuk ka qenë i pranishëm në këtë mbledhje.
Islami në një reagim pas vendimit ka deklaruar: “Ndjejë më shumë se keqardhje për vendimin e grupit... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 21.12.2011 Ne :
Politike - 94 Lexime.

Denis Dedej
Grupi parlamentar socialist ka vendosur dje përjashtimin e Kastriot Islamit nga partia në një seancë që ka pasur edhe debate mes deputetëve. Vetë Islami nuk ishte i pranishëm gjatë seancës pasi refuzoi të merrte pjesë në mbledhjen me dyer të mbyllura. Deputetët Arben Malaj, Hazir Gashi, Tom Doshi dhe Marko Bello votuan kundër përjashtimit të Islamit, ndërsa Pandeli Majko dhe Et’hem Ruka preferuan të abstenojnë. Ndërkohë dy nga njerëzit që kanë... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 20.12.2011 Ne :
Politike - 76 Lexime.
Ambasadorja gjermane në Tiranë, Carola Müller-Holtkemper, duke folur për radion DË, ka thënë se bilanci i qeverisë në luftën kundër korrupsionit, sidomos në nivele të larta, nuk është inkurajues.
“Lufta kundër korrupsionit dhe ndërtimi i shtetit ligjor janë elementë mjaft të rëndësishëm në përafrimin e Shqipërisë me BE-në. Korrupsioni në një shoqëri rritet si një masë tumoriale.. Bilanci i viteve të fundit nuk është aq inkurajues. I takon drejtësisë... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 20.12.2011 Ne :
Politike - 58 Lexime.
 Carola Müller-Holtkemper
Karola Muller-Holtkemper, ambasadore e Gjermanisë në Shqipëri në një intervistë për “Deutsche Welle”, e ka cilësuar vitin 2011-të, si një vit pozitiv për vendin tonë. Ajo ka vlerësuar dialogun politik mes pozitës e opozitës, për reformën zgjedhore dhe atë parlamentare. Holtkemper ka vlerësuar gjithashtu hapat konkrete për zgjedhjen e Guvernatorit të Bankës Kombëtare dhe Avokatin e Popullit.
“Unë mendoj se viti 2011 shënohet nga... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|