|
Lajme nga Politike
Publikuar me : 16.12.2011 Ne :
Politike - 89 Lexime.
 ( I përditësuar)- Presidenti i Republikës Bamir Topi i është përgjigjur nga Pogradeci deklaratave të Kryeministrit Sali Berisha, i cili përjashtoi kategorikisht rikandimin e tij nga mazhoranca për një mandat të dytë presidencial.
Topi në lidhje me detyrimet e tij Kushtetuese theksoi se i ka përmbushur dhe do t`i përmbush gjithnjë ato.
“Ashtu si në futboll edhe në politikë jam lojtar mesfushe. Çdo veprim i imi ka qënë dhe do të mbetet në përputhje me Kushtetutën e... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 16.12.2011 Ne :
Politike - 95 Lexime.
 “Mekanizmi për kthimin e vizave me procedutë urgjente në situata të jashtëzakonshme, mund të miratohet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm”. Kështu ka deklaruar Tanja Fajon, anëtare e Komitetit të PE-së për Liritë Civile, gjatë një interviste dhënë për “Deutche Welle”.
“Kjo nuk është aspak e re. Për propozimin e Komisionit për pezullimin e regjimit pa viza për një vit e gjysmë apo kohë më të gjatë, tashmë një kohë të gjatë po... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 16.12.2011 Ne :
Politike - 60 Lexime.
 Pierre Mirel
Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Pierr Mirel gjatë një konference për mediat në Tiranë deklaroi se deklaroi se çështja e pronësisë është 1 nga 12 prioritetet e vendosura nga KE për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit, ndaj sipas tij i duhet kushtuar një vëmendje më e madhe.
Gjatë fjalës së tij Mirel u bëri thirrje autoriteteve shqiptare të shtojnë më shumë përpjekjet për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Një ndër çështjet e... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 16.12.2011 Ne :
Politike - 78 Lexime.
 Gjatë një inspektimi në pikën kufitare të Kakavijës, Ministri i Brendshëm Bujar Nishani gjatë fjalës së tij ka vlerësuar liberalizimin e vizave, si një proçes të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët.
Nishani ka theksuar se Shqipëria iu përmbajt të gjitha standarteve për realizimin e afateve kohore të qëndrimit.
Ndër të tjera, ministri vuri në dukje se shteti shqiptar dhe institucioni që ai drejton, ka shënuar një sukses të madh në luftën kundër trafikimit... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 16.12.2011 Ne :
Politike - 47 Lexime.
 Në seancën e ardhshme të gjyqit nga ish-kryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë Ilir Meta, prokuroria pritet të bëjë të ditur pretencën. Kjo seancë është parashikuar të mbahet me 6 janar.
Gjatë kësaj seance pritet që prokuroria të qartësojë akuzën dhe të shprehet mbi dëmin që do kërkohet ndaj Metës.
Ndërkohë, gjykata ka pranuar që të përdoren si prova, orën me të cilën është kryer regjistrimi i video skandalit Meta-Prifti si edhe lap topin ku është... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 16.12.2011 Ne :
Politike - 53 Lexime.
 Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, ka reaguar sot ndaj deklaratës të ministrit të Brendshëm, Nishani, i cili u shpreh disa ditë më parë se policia duhet të ketë më tepër kompetenca për të hetuar.
Kryeprokurorja Rama u shpreh sot se organit të akuzës, të cilin ajo përfaqëson, ia garanton kompetencat e hetimit Kushtetua. “Sipas ligjit, hetimet i kryen ky organ i drejtësisë.
Në rast se policia kërkon më shumë kompetenca në hetime, atëherë duhet parë me çdo kusht... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 16.12.2011 Ne :
Politike - 41 Lexime.

Denis Dedej
Partia Socialiste do t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë Igli Totozanin si kandidat për pozicionin e Avokatit të Popullit. Juristi dhe publicisti i njohur është përzgjedhur nga komisioni ad-hoc i ngritur në selinë rozë, i cili ka vlerësuar kandidaturat e ardhura për një prej institucioneve më të rëndësishme në vend. “Fitues publik dhe i deklaruar i garës është Igli Totozani, ka një CV të pasur, të shoqëruar me tregues domethënës të aktivitetit... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 16.12.2011 Ne :
Politike - 42 Lexime.
 Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka përjashtuar dje mundësinë e kandidimit të Fatos Nanos për President të Republikës, por nga ana tjetër ai la një derë të hapur për nënkryetaren e tij, Jozefina Topalli. I ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Berisha tha se Presidenti i Republikës është një post politik dhe si i tillë nuk do të zgjidhet nga shoqëria civile. I pyetur konkretisht për emrin e Fatos Nanos, Berisha tha se ai duhet të kandidohet nga e... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 16.12.2011 Ne :
Politike - 94 Lexime.
 Seanca e sotme gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Ilir Meta do të përqendrohet në diskutimin e provave shkresore. Përfundimi i kësaj faze në Gjykatën e Lartë i hap rrugë dhënies së pretencës nga organi i akuzës.
Javën e kaluar u mbyll marrja në pyetje e dëshmitarëve për video-përgjimin Meta-Prifti.
Prokuroria ka kërkuar të administrojë provat mbi të cilat kreu i LSI-së akuzohet për korrupsion aktiv.
Organi i akuzës kërkoi administrimin e laptopit, usb-së dhe orës... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 16.12.2011 Ne :
Politike - 74 Lexime.
 Denis Dedej
TIRANË- Teksa negociatat për reformën zgjedhore kanë hyrë në fazën e diskutimeve konkrete, partitë e vogla janë duke rritur presionin ndaj dy forcave kryesore politike. Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane dhe Partia për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut kanë shfaqur publikisht mospajtimin e tyre me punimet e komisionit për reformën zgjedhore. Ndonëse ky i fundit është i vendosur të zbatojë axhendën dhe të mos ketë devijime të saj, disa prej... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|