|
Lajme nga Politike
Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Politike - 51 Lexime.
 Josefina Topalli, kryetare e Kuvendit është takuar sot me dy ekspertë të OSBE.ODIHR të cilët ndodhen në vendin tonë për të ofruar kontribut në reformën zgjedhore. Jessie Pilgrim dhe Richard Lappin, do të vëzhgëojnë nga afër punë e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.
Komisioni parlamentar i cili u ngrit me konsensusit PD-PS parashikon që të përfundojë reformën në mars të këtij vitit por deri tani është shënuar pak progres.
Topalli është... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Politike - 25 Lexime.
 “Ky moment është i rëndësishëm për Kosovën dhe do të jetë një nxitje për ato vënde që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë, në mënyrë që numri i njohjeve të rritet. Rezoluta e PE-së është një ditë e rëndësishme për qeverinë dhe popullin e Kosovës”.
Ka qënë kjo deklarata e dhënë nga Ministri i Jashtëm Edomond Haxhinsto, ndërsa ka përshëndetur rezolutën e PE-së për Kosovën.
Gjatë fjalës së tij, Haxhinsto u ndal dhe në progresin e bërë... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Politike - 51 Lexime.
 Niveli i lirisë së medias në Shqipëri gjatë vitit të lamë pas është përkeqësuar. Këtë e thotë organizata “Reporterët pa Kufij”, të cilët në renditje e publikuar e zbresin Shqipërinë 16 vende më poshtë.
Vendi ynë është pozicionuar në vendin e 96-të duke lënë pas Kamerunin, Guatemalën, Brazilin, Mongolinë etj. Ndërsa më mirë se ne janë pozicionuar vende si Republika Domenikane, Kongo, Zambia, Timori Lindor, Kenia, Madakaskari etj.
Sa i takon krahasimit me... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Politike - 98 Lexime.

Mali i Zi dhe Shqipëria kanë nënshkruar marrëveshjen “Për përcaktimin e pikës së përbashkët të kalimit kufitar “Zatrijebacka Cijevna – Grabon” dhe për pikën e kalimit kufitar “Cerem – Vranica”. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp mes Kryeministrit të Malit të Zi Igor Luksiç dhe ati të Shqipërisë Sali Berisha, dy krerët e qeverive të dy vendeve thanë se do të intensifikojnë marrëdhëniet në interes të përbashkët.
Në fjalën e tij... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Politike - 72 Lexime.
 Ngjarja e 21 janarit është komentuar dhe nga një prej ekspertëve të politikave të Ballkanit, këshilltari në Komisionin amerikan të Helsinkit, Bob Hand. Ai në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka përshëndetur zhvillimet e kësaj jave në Shqipëri dhe bën thirrje që procesi i ngjarjeve të 21 janarit, të vazhdojë deri në fund.
“Së pari, jam shumë i kënaqur që shikoj se është bërë përparim që po çon në arrestimin e shpresoj edhe në gjykimin e personave... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Politike - 80 Lexime.
 Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama i dërgoi sot një letër Kryeprokurores Ina Rama, ku ka kërkuar me ngulm çuarjen deri në fund të hetimeve në lidhje me vrasjet e 21 janarit. Rama i ka shprehur Prokurores gatishmërinë e tij personale dhe të grupit që përfaqëson për të marr pjesë në këto hetime. Kreu i opozitës ka theksuar se është i gatshëm që dhe ai vetë tu nënshtrohet hetimeve si koordinator i protestës.
“ Kërkesën Tuaj për përfshirjen në hetim të tre... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Politike - 84 Lexime.
 Komisioni parlamentar për reformën zgjedhore ka rënë dakord për të ndryshuar skemën e financimit të partive politike nga buxheti i shtetit. Këto ndryshime do të kryhen në Kodin Zgjedhor dhe përcaktojnë se financimi do të bazohet jo më sipas mandateve në Kuvend, por sipas numrit të përgjithshëm të votave që partitë do të marrin në rang kombëtar në zgjedhjet e radhës. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, eksperti i komisionit, Bledi Çuçi sqaron se palët... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Politike - 37 Lexime.
 Denis Dedej / Flamur Vezaj
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i është drejtuar dje me një letër Prokurores së Përgjithshme duke i kërkuar që të dërgojë në bangën e të akuzuarve edhe dy personat që kanë përgjegjësinë kryesore për atë që ka ndodhur më 21 janar të votit të kaluar, kryeministrin Berisha dhe ish-ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha. Nga ana tjetër Rama shpreh shqetësimin përse është kërkuar heqja e imunitetit për deputetët Besnik Baraj, Tom... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Politike - 98 Lexime.
 Berisha nuk do t’i njoh rezultatet e hetimit të Prokurorisë për 21 janarin. “Hetimin nuk mund ta bëjnë ata, të cilët do të hetohen. Jo.” – thotë ai në këtë intervistë të mbrëmshme televizive. “Nga Ina Rama?! Çfarë hetimi! Nga Ina Rama ka vetëm prishje të provave intensive shitje të dokumenteve dhe pengesa nga më serioze të hetimit gjatë një viti, – shton më pas dhe pastaj deklaron për herë të parë një avancë të jashtëzakonshme ën paralajmërimet... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Politike - 72 Lexime.
 Sot pritet që Kuvendi të shqyrtojë nismën e deputetëve demokratë për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu. Javën e kaluar, nisma e demokratëve u miratua pa votat e opozitës në Komisionin e Ligjeve. Gjithashtu, nisma parashikon edhe ngritjen e një komisioni parlamentar, i cili do të hetojë veprimtarinë e nënkryetarit të KLD-së.
Sipas deputetëve demokratë, Spahiu ka ushtruar veprimtari politike të papajtueshme me detyrën, duke devijuar nga funksioni... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|