|
Lajme nga Politike
Publikuar me : 06.12.2011 Ne :
Politike - 58 Lexime.
 Komisioni i Venecias dhe OSBE/ODIHR-it ofrojnë një projekt vlerësimi dhe rekomandimesh për reformën zgjedhore në Shqipëri. Komisioni i Venecias, pas mbylljes së procesit të zgjedhjeve vendore të 8 majit dhe polemikave të ashpra që shkaktoi veçanërisht gara për kryebashkiakun e Tiranës, është angazhuar në ndihmesën e vendit tonë për të përmirësuar Kodin Zgjedhor dhe për ta përafruar atë me standardet e BE-së.
Rezultati i punës së 2 ekspertëve të Komisionit të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.12.2011 Ne :
Politike - 28 Lexime.
 Denis Dedej
Dje ka përfunduar afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për Avokatin e Popullit. Sikurse është bërë tashmë e njohur për publikun prej më shumë se një viti Shqipëria nuk ka ende një Avokat të Popullit. Kjo si rezultat i krizës politike që mbizotëroi në këtë vend prej afro më shumë se dy vjetësh, menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme politike të 2009. Sipas parashikimeve kushtetuese zgjedhja e Avokatit të Popullit në Kuvendin e Shqipërisë... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.12.2011 Ne :
Politike - 51 Lexime.

Denis Dedej
Në dokumentet e gjendjes civile shqiptare nuk do të shënohet më termi “kombësi”. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka publikuar dje arsyetimin e zbardhur të një prej çështjeve më të diskutuara kohët e fundit. Shumica e anëtarëve të Kushtetueses ka vendosur që të cilësojë si të papajtueshëm fjalën “kombësi” në ligjin “Për gjendjen civile”. Gjykata është vënë në lëvizje nga tre gjykatat e Rrethit Gjyqësor Sarandë,... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 05.12.2011 Ne :
Politike - 27 Lexime.

Takimi mes Thaçi dhe Ramës
Edi Ram, kryetar i Partisë Socialiste është pritur në një takim nga lideri i opozitës shqiptare në Maqedoni Menduh Thaçi. Pas takimit me kreun e Partisë Demokratike Shqiptare, Rama foli për mediat lidhur me atë që ishte diskutuar gjatë këtij takimi.
“Shkëmbyem mendime mbi eksperiencën opozitare e cila është e ngjashme në të dy vendet. Është domosdoshmëri rritja e hapësirës demokratike”, tha Rama. Kreu i PS-së ka folur edhe mbi... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 05.12.2011 Ne :
Politike - 27 Lexime.
Edi Rama ka promovuar sot në Shkup librin e tij “Kurban”. Gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët e Maqedonisë, Rama ka theksuar nevojën e komunikimit intensiv të opozitës me faktorin shqiptar në të gjithë viset e rajonit ku jetojnë shqiptarë.
“Ka ardhur momenti që opozita në Shqipëri të jetë më aktive në politikën rajonale dhe në komunikimin me shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë zyrtare. Për shkak se është e nevojshme që Shqipëria ta... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 05.12.2011 Ne :
Politike - 95 Lexime.

( I përditësuar)- Parlamenti ka miratuar me 115 vota pro kodin rrugor të Shqipërisë. Opozita dhe mazhoranca kanë arritur konsensusin për këtë draft, që kërkonte shumicë të cilësuar, që gjatë diskutimit në komisionet parlamentare. Menjëherë më hyrjen në fuqi të kodit të ri rrugor do të ketë dyfishim të gjobave për shkelësit e rregullave të qarkullimit.
******
Kuvendi miraton buxhetin e 2012-s vetëm me votat e maxhorancës
Kuvendi ka miratuar me 71 vota pro dhe 50... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 05.12.2011 Ne :
Politike - 80 Lexime.
Kryesocialisti Rama e ka cilësuar kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, një pikë referimi për shqiptarët, për integritetin dhe kurajën e treguar. Rama dhe Ahmeti kanë ndarë të njëjtin mendim për bashkëpunim më të thellë mes faktorëve shqiptarë në rajon në të ardhmen.
Ahmeti ka përgëzuar Ramën për arritjen e marrëveshjes mes opozitës dhe maxhorancës porsa i përket reformës zgjedhore.
Ndërsa një ditë më parë, në promovimin e librit të tij në Shkup, Rama foli për... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 05.12.2011 Ne :
Politike - 80 Lexime.

Kuvendi ka miratuar me 71 vota pro dhe 50 kundër buxhetin e vitit 2012. Deputetët e opozitës kanë votuar kundër, duke e cilësuar buxhetin e hartuar nga maxhoranca si jo realist dhe të pakujdesshëm përsa i përket mbajtjes nën kontroll të borxhit publik të vendit, shkaku kryesor i krizës ekonomike në vendet e eurozonës.
Diskutimi nen për nen i projektbuxhetit të vitit 2012 në Kuvend është shoqëruar me debate mes deputetëve socialistë ministrit të Financave. Deputetja... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 05.12.2011 Ne :
Politike - 87 Lexime.

Takimi me liderin e LSDM, Branko Cervenkovski
Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të vizitës në Maqedoni, do të zhvillojë takime me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti dhe atë të PDSH-së, Menduh Thaçi.
Takimet do të zhvillohen në selitë partiake të dy partive shqiptare, ndërsa në qendër të tyre do të jenë zhvillimet politike në Maqedoni dhe Shqipëri, çështjet që prekin shqiptarët, bashkëpunimi rajonal dhe ndërshqiptar si dhe... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 05.12.2011 Ne :
Politike - 78 Lexime.
 Sapo ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Në këtë seancë pritet që të shqyrtohen kodi rrugor dhe buxheti i vitit 2012. Në seancën e kaluar u debatua për kodin rrugor i cili nuk kishte marrë miratimin e komisionit përgjegjës, atij të Veprimtarisë Prodhuese. Më pas kodi u kalua në komision pasi opozita solli amendimet e saj ndërsa më herët ai ka kaluar në Komisionin e Ligjeve.
Gjatë seancës së sotme pritet që të diskutohet dhe miratimi nen për nen... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|