|
Lajme nga Politike
Publikuar me : 22.01.2012 Ne :
Politike - 98 Lexime.
 Një ditë para përvjetorit të protestës së “21 Janarit” kryeministri Sali Berisha, në një interviste për gazetarin Alfred Peza, ka pranuar për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë se ka qenë ai vetë që ka ndaluar zbatimin e urdhër-arresteve për 6 gardistet e dyshuar për vrasjen e 4 protestuesve. Ai ka pranuar se policia në ato ditë është komanduar nga ai vetë dhe ka thënë se ata që duheshin arrestuar janë Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 22.01.2012 Ne :
Politike - 65 Lexime.
 Kryeministri Berisha dhe kryetarja e Parlamentit kanë lënë sot Tiranën, për të udhëtuar drejt Lushnjes, ku do të mbahet një aktivitet në kujtim të Kongresit të Lushnjes.
Ndërsa në kryeqytet opozita përkujton 4 të vrarët e një viti më parë në bulevardin para Kryeministrisë, figurat kryesore të maxhorancës kanë zgjedhur Lushnjen, për të kujtuar 92-vjetorin e Kongresit të mbajtur në këtë qytet.
Mësohet se në nisje të vizitës në Lushnje, Berisha dhe Topalli kanë... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 22.01.2012 Ne :
Politike - 96 Lexime.
 Kryeqytet i gjelbëruar dhe me më shumë se një qendër. Ky është plani i ri urbanistik i prezantuar nga Grupi Strategjik i Bashkisë së Tiranës, në diskutimin mbi modelin ekonomik të kryeqytetit.
“Qëndrojmë edhe njëherë fort tek parimi i një Tirane të gjelbër, i një Tirane me një vijë të gjelbër, përtej së cilës kufizohet urbanizimi i konsoliduar dhe ku prioritet ka konservimi i gjelbërimit aktual dhe rikthimi i gjelbërimit, përmes instrumenteve të Planit... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 22.01.2012 Ne :
Politike - 67 Lexime.

“Nuk jemi vetëm në kërkim të drejtësisë për 21 janarin”. Me këto fjalë iu drejta familjarëve të viktimave kreu i opozitës, Edi Rama, gjatë ceremonisë përkujtimore.
I përlotur nga fjalët e familjarëve të viktimave, Rama u shpreh se drejtësinë për ta po e kërkon përditë e më fort edhe bota demokratike.
“Ne nuk jemi vetëm në kërkim të drejtësisë. Atë e kërkon Shqipëria, por edhe bota demokratike përditë e më fort. Më të mëdhenjtë, miqtë tanë... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 22.01.2012 Ne :
Politike - 34 Lexime.
 Imami- Poposki
Takimi zyrtar mes ministrit të Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Poposki dhe ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Arben Imami, i zhvilluar një ditë më parë (20 janar 2012) në Shkup, mund të quhet një skandal i vërtetë diplomatik mes dy vendeve.
Ashtu siç tregojnë edhe këto pamje (të bëra publike nga portali LajmeShqip.com), në tryezën e takimit dhe në zyrën e shefit të diplomacisë maqedonase, mungon simboli kombëtar shqiptar, flamuri kuqezi, i cili si... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 22.01.2012 Ne :
Politike - 23 Lexime.
 Ndryshe nga një vit më parë, kryeministri Berisha dje më 21 janar është larguar nga Tirana dhe ka udhëtuar drejt Lushnjes me pretekstin për të kremtuar 92 vjetorin e “Kongresit të Lushnjes”. Në fjalimin e tij të gjatë Berisha është fokusuar vetëm tek Kongresi i Lushnjes dhe patriotët e asaj kohe duke mos përmendur në asnjë fjalë për 21 janarin e një viti më parë kur katër protestues u vranë nga Garda e Republikës përpara zyrës së tij. Në Lushnje, Berisha ka... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 22.01.2012 Ne :
Politike - 77 Lexime.
 Nga Denis Dedej
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë kryeministrin Berisha si njeriun që ka urdhëruar vrasjen e katër protestuesve për të kërcënuar të gjithë shqiptarët. Një vit pas vrasjeve përpara kryeministrisë, Rama ka përkujtuar në një fjalim të mbushur me nota dhimbjeje dhe pikëllimi ngjarjen e rëndë.
“Familje si të zgjedhura enkas nga dora vrastare për t’i çuar nga një mesazh plumb Veriut e Jugut, atyre që... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 22.01.2012 Ne :
Politike - 64 Lexime.
 Kjo kopertinë e Shekullit, daton në fund janarin famëkeq të vitit që shkoi. Prej ditës që kjo kopertinë u publikua e deri më sot, ka kaluar një vit. Mesazhi që ajo përcjell ka mbetur i njëjtë. “Ana pret drejtësi”.. Ana vijon të presë drejtësi. Ana, Kejdi, nëna e tyre, fëmijët dhe familjarët e Hekuranit, foshnjet e Aleksit, gruaja dhe djali i Faikut, të afërmit e tyre, gjithë shqiptarët që i thonë bukës bukë dhe ujit ujë, vijojmë te presim drejtësi. A do... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 22.01.2012 Ne :
Politike - 38 Lexime.
 Partia Socialiste mblodhi sot Asamblenë Kombëtare. Në këtë mbledhje do të diskutohet rreth programit politik. Burime nga selia rozë bëjnë të ditur se gjatë punimeve të Asamblesë, kreu i socialistëve Edi Rama do tu kërkojë zyrtarëve të PS-së të shpërndajnë programin në çdo familje shqiptare.
Mbledhja e asamblesë kombëtare, vjen një ditë pas protestës së heshtur dhe përkujtimit që opozita i bëri viktimave të 21 janarit në një vjetorin e vrasjes, ku kryefjala e... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 22.01.2012 Ne :
Politike - 73 Lexime.
 Aleanca Kuq e Zi ka reaguar në lidhje me skandalin e mungesës së flamurit shqiptar në takimin mes ministrit të Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Poposki dhe ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Arben Imami, të zhvilluar 2 ditë më parë në Shkup.
Sipas AK-së, është e papranueshme që ministri shqiptar ka pranuar të ulet në një tryezë pa flamurin e vendit të tij. “Po përdhosen simbolet kombëtare nga fqinjët tanë. Turp për ministrin që u ul në tryezë.”, thuhet në... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|