|
Lajme nga Politike
Publikuar me : 11.11.2011 Ne :
Politike - 87 Lexime.
 Kuvendi i Shqipërisë nisi sot rreth orës 10:30 punimet e seancës plenare të radhës me ratifikimin e dokumentit të amendimit numër një të marrëveshjes së ndihmës ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së SHBA-së “Për qeverisje të drejtë dhe demokratike, investimin në njerëz dhe rritjen ekonomike”.
Kuvendi miratoi propozimet e kryetarit të grupit socialist për disa ndryshime në komisionet parlamentare. Nga lëvizjet e bëra deputeti Ditmir Bushati do të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 11.11.2011 Ne :
Politike - 31 Lexime.
 Partia Socialiste bëri publikë emrat e përzgjedhur në Kogresin e së shtunës për të qenë pjesë e forumit të lartë drejtues të saj. Në një deklaratë për mediat, Besnik Baraj paraqiti listën e plotë të 120 anëtarëve të rinj të Asamblesë Socialiste, ku 80 do të jenë burra dhe 40 gra. Në këtë mënyrë, PS ka ruajtur kuotën prej 30 për qind për përfaqësimin e grave.
Duke e cilësuar të shkëlqyer Kongresin e PS, Baraj lexoi para mediave listën e plotë me emrat e... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 11.11.2011 Ne :
Politike - 69 Lexime.
 Denis Dedej
Zyrtarizohen emrat e rinj të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Mesditën e djeshme, 21 numëruesit kanë firmosur procesverbalet përfundimtare, të cilët shpallin dhe fituesit e garës për të qenë anëtar i një prej forumeve më të larta të socialistëve. Pas mbledhjes së tabelave të numërimit, rezultati është publikuar nga deputeti socialist, Besnik Baraj. “Falënderojmë të gjithë delegatët që qëndruan në radhë të gjata deri vonë për të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 11.11.2011 Ne :
Politike - 70 Lexime.
 TIRANË- Dy fëmijët e kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Argita Malltezi kanë paditur deputetin Sajmir Tahiri në Gjykatën e Tiranës duke kërkuar dëmshpërblim prej tij. Burime të gjykatës pohuan dje se secili nga fëmijët e kryeministrit Berisha kërkon katër milionë lekë të reja nga deputeti socialist. Në total Shkëlzen Berisha dhe Argita Malltezi kërkojnë tetë milionë lekë të reja nga deputeti.
“Çështja mban numrin 15724 dhe është regjistruar më datë... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 11.11.2011 Ne :
Politike - 51 Lexime.
 Luis Tanushi
Deputetët anëtarë të Komisionit Parlamentar të Sigurisë kanë hedhur dje dyshimet për korrupsion në tenderin qeveritar të uniformave të reja të policisë së shtetit. Ata kanë akuzuar ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani si dhe drejtuesit e lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për favorizim të firmës “Gjergjefi” në tenderin për prodhimin e veshjeve të reja për punonjësit e rendit me vlerë 2.2 miliardë lekë. Por ministri Bujar Nishani u... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 11.11.2011 Ne :
Politike - 48 Lexime.
 Episodet e mëposhtme janë shkëputur nga faqe të ndryshme të librit Kurban me autor kreun e opozitës Edi Rama. Fragmentet e përzgjedhura nga redaksia politike e Shekullit, zbardhin jo vetëm opinione të tij, por janë edhe dëshmi për ngjarje konkrete, të lidhura kryesisht me ambjentin politik. Më poshtë, pjesët:
Nano quante veten “më rrugaçi i politikanëve dhe më politikani i rrugaçëve…” (Faqe 171)
“….Për Fatosin nuk kam thënë ende që, në kohë të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.11.2011 Ne :
Politike - 53 Lexime.
 Në mbledhjen e radhës të qeverisë Këshilli i Ministrave miratoi buxhetin e vitit 2012, i cili më pas do të kalojë për miratim në Kuvend. Gjatë prezantimit të Buxhetit Kryeministri Sali Berisha e cilësoi si buxhetin më të madh në histori.
Sipas kryeministrit buxheti për 2012 do të garantojë stabilitetin makro ekonomik të vendit.
“Ky është buxheti më i madh në historinë e vendit. Buxheti i viti 2012 është hartuar nga ministria e Financave, bazuar në objektivat e... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.11.2011 Ne :
Politike - 56 Lexime.
 Heqja dorë nga shpenzimet e mëdha, ka bërë që Ministria e Punëve Publike të mos ketë fondin më të madh në buxhetin e këtij viti. Do të jetë Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale ajo me fondin më të madh këtë vit se çdo institucion tjetër. Janë plot 53.5 miliardë lekë që do t’i administrojë Spiro Ksera gjatë vitit të ardhshëm, rreth 12 miliardë lekë më shumë se Ministria e Olldashit. Megjithatë, pjesa më e madhe e këtyre parave do të shkojnë në... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.11.2011 Ne :
Politike - 73 Lexime.
 Nga Emirjon Senja
Barra e borxhit do të jetë më e madhe për Shqipërinë gjatë vitit të ardhshëm. Afati i maturimit të një pjesë të borxhit të marrë gjatë viteve të fundit është pikërisht viti 2012. Rasti më tipik është ai i eurobondit, i cili do të fillojë të shlyhet gjatë vitit të ardhshëm. Për këtë arsye qeveria ka parashikuar më shumë fonde për shlyerjen e interesave të borxhit në buxhet.
Të dhënat tregojnë se Shqipëria do të paguajë rreth 18... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.11.2011 Ne :
Politike - 69 Lexime.
 Bamir Topi
Presidenti i Republikës Bamir Topi ka reaguar pas letrës së deputetëve të PD-së të cilët i kërkon që dekretet e tij të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me procedurën që duhet të ndiqet në këtë rast.
Në reagimin e presidentit thuhet se “në asnjë rast, Presidenti i Republikës nuk është gjendur nga Gjykata Kushtetuese në kundërshtim me këto dispozita”.
Topi ka bërë të qartë për PD se ai nuk do të... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|