|
Lajme nga Politike
Publikuar me : 24.10.2011 Ne :
Politike - 62 Lexime.
 Denis Dedej
Presidenti i Republikës, Bamir Topi do të “padisë” në fillim të kësaj jave Kuvendin e Shqipërisë në Gjykatën Kushtetuese për interpretimin e katër dekreteve që mbahen peng prej një viti. Përmes një kërkesë-padie, Presidenca do të kërkojë nga gjykata interpretimin e Kushtetutës dhe veprimeve të Kuvendit.
Burime nga institucioni i presidencës bëjnë të ditur për gazetën “Shekulli” se do të dorëzojnë një kërkesë në Gjykatës Kushtetuese, për... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 23.10.2011 Ne :
Politike - 58 Lexime.
 “Partia Socialiste është parti e vlerave, e lirë dhe e hapur. Kongresi i sapozgjedhur ka një mandat të fortë për zgjedhje të reja politike. Kongresi i 5 nëntorit do të jetë momenti i bashkimit të socialistëve në një vizion të ri për këtë vend”, u shpreh sekretari organizativ i PS, Blendi Klosi, një ditë pas përfundimit të votimit për delegatët e Kongresit që socialistët do të mbajnë më 5 nëntor.
Duke folur në një konferencë shtypi, Klosi u shpreh se... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 23.10.2011 Ne :
Politike - 44 Lexime.

E. Demollari
Shtëpia Botuese Dudaj s’ka mundur ta mbajë dot deri në fund sekretin e saj të vitit. Gazeta Shekulli ka arritur të nxjerrë nga brenda asaj shtëpie surprizën që botuesja Arlinda Dudaj po përgatit për Panairin e Librit. Refuzimin e botueses për ta konfirmuar këtë lajm ne e konsiderojmë pohim të lajmit, në pamundësi për të kontaktuar me autorin. Që quhet Edi Rama.Po, kryetari i opozitës ka shkruar një libër voluminoz që është dorëzuar para pak kohësh... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 23.10.2011 Ne :
Politike - 54 Lexime.
 Intervistoi Luis Tanushi
Ish kryetari i Partisë Socialiste në rrethin e Vlorës, Kujtim Sulçe, sqaron arsyet e kalimit te Lëvizja Socialiste për Integrim. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, Sulce kritikon mënyrën e drejtimit të kryesocialistit Rama. Sipas tij, lideri i PS-së Rama ka ndrydhur demokracinë brenda strukturave dhe se vendimet i merr pa u konsultuar më parë me bazën. Akuza të rënda, Sullce hedh edhe mbi deputetët e zonës së Vlorës dhe për... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 23.10.2011 Ne :
Politike - 61 Lexime.
Nga Edi Rama
“Pavarësisht se ç’thotë Aleanca e Plehut, ne do shkojmë përpara me projektin e sjelljes së plehrave nga jashtë” tha Saliu. I quajti aleancë plehu të gjithë kundërshtarët e atij plehprojekti, edhe Presidentin e Republikës, edhe shoqërinë civile, edhe median, opozitën po e po. Cili kryeministër në cilin vend normal, demokratik, në Europë a kudoqoftë, do guxonte t’i quante kundërshtarët Aleancë e Plehut? Askush, askund. Ndërkohë që Saliu s’e... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 22.10.2011 Ne :
Politike - 78 Lexime.
 Ministria e Punëve të Jashtme me anë të një njoftimi për mediat bëri të ditur se një delegacion i përbashkët i Komisionit të Venecias dhe ODIHR-it, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë të hënën e ardhshme. Qëllimi i kësaj vizite është që të shkëmbehen pikëpamjet në lidhje me legjislacionin dhe praktikën zgjedhore shqiptare.
Sipas njoftimit “në datën 24 tetor 2011, zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto,do të presë në takim... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 22.10.2011 Ne :
Politike - 53 Lexime.

www.youtube.com/watch?v=9-_g2tYX9Z4
Kreu i LSI-së Ilir Meta gjatë vizitës në qytetin e Shkodrës është prononcuar në lidhje me çështjen e shumë përfolur në gazetën “La Republika”. “Nuk ekziston asnjë çështje Lavitola”, është shprehur Meta për mediat, ndërkohë që deklaroi se kjo gazetë do t`i paguajë 50 mijë euro për shpifjet që ka lëshuar në drejtim të tij. “Gazeta do të jetë e detyruar të zbardhë vendimin e gjykatës dhe të kërkojë falje”,... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 22.10.2011 Ne :
Politike - 31 Lexime.
 Ilir Meta jo vetëm që ka hedhur poshtë sërish faktin se njihet personalisht me sekserin italian, Lavitola, por gjatë ditës së sotme ka thënë se do të hedhë në gjyq gazetën italiane, “La Reppublica”, pasi sipas Metës, ka shpifur për të, ndërkohë që ka publikuar një intervistë, që Meta thotë se nuk e ka dhënë kurrë.
Metaështë shprehur i shqetësuar edhe për fatin e Fratinit, duke thënë se media të ndyshme po përpiqen që ta dëmtojnë atë, me anë të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 22.10.2011 Ne :
Politike - 47 Lexime.
 Taulant Balla
Deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, është kërcënuar me jetën pas akuzave që ka bërë në Kuvend për korrupsionin qeveritar. Balla ka deklaruar se ministri Genc Pollo ka marrë 1.2 milionë euro ryshfet, madje duke treguar edhe bankën ku kishte depozituar këto para. Por menjëherë pas seancës ai ka marrë një telefonatë anonime.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së e enjtes. Atë ditë sekretari i grupit parlamentar Socialist ndodhej... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 22.10.2011 Ne :
Politike - 43 Lexime.
 Video skandali Meta-Prifti
Prag skandali në çështjen Meta-Prifti. Një nga videot e sekretit hetimor që gjendej në laptopin që Prifti i ka dorëzuar Prokurorisë, rrezikon të vidhet dhe të publikohet në internet, çka do të përbënte skandalin e dytë të madh të publikimit të një videoje nën hetim, pas rastit të Arjan Selimit kohë më parë (rast ky i renditur si skandaloz edhe në kabllogramet e ambasadës amerikane në Tiranë).
Ekspertët e rinj të videos Meta-Prifti dhe... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|