|
Lajme nga Politike
Publikuar me : 19.10.2011 Ne :
Politike - 64 Lexime.
 Zgjedhjet lolale të 8 majit në Shqipëri kanë qenë temë diskutimi sot paradite në Këshillin e Europës. Në raporti e vëzhguesve të autoriteteve lokale për zgjedhjet e 8 majit, i prezantuar nga Vilkram Gebel, demokracia në Shqipëri cilësohet ende e brishtë, ndërsa bëhet thirrje për bashkëpunim ndërmjet palëve, në mënyrë që të mos përsëriten problemet e hasura në zgjedhjet e fundit lokale.
“Ne propozojmë që të ketë një forcim të marrëdhënieve midis partive... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 19.10.2011 Ne :
Politike - 28 Lexime.
 Konflikti në studion e emisionit “Opinion” në TV Klan ka lindur pasi Lubonja kundërshtoi mënyrën se si diskutonte njëri nga anëtarët e panelit, deputeti i PD, Strazimiri. Ky i fundit lidhi deklaratat e Topallit me myslimanët shqiptarë, ndërkohë që Lubonja po shprehej se konfliktet lindin kur instrumentalizohet feja dhe kur përdoret si mjet për pushtetin. Strazimiri ca më tej nisi të fliste për mrekullitë e PD-së në Shkodër dhe në këtë moment Lubonja ka kërkuar... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 19.10.2011 Ne :
Politike - 90 Lexime.

www.youtube.com/watch?v=RbStNUcr73s
Ardit Rada / Tiscali.it
Ish-zv.kryeministri Ilir Meta është përmendur të paktën tre herë në përgjimet e sekserit të Berluskonit dhe sekretares së ministrit të Jashtëm italian, Franko Fratini. Fakte të reja kanë dalë në dritë mbi përgjimet në Itali për ish-gazetarin Valter Lavitola, i cili bashkëpunonte, por edhe përfitonte me anë të presioneve ndaj Beluskonit. Disa prej përgjimeve kanë lidhje me Shqipërinë. Në tetor të vitit... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 18.10.2011 Ne :
Politike - 66 Lexime.
 Reformimi i imunitetit është një proces që kërkon vullnet të përbashkët, ndaj duhet parë si një sfidë nga partitë parlamentare, në mënyrë që të mos mbetet vetëm parim i vënë në Kushtetutë. Ka qenë kjo deklarata e presidentit Bamir Topi në në tryezën për reformimin e imunitetit të organizuar nga ERALIUS.
Gjatë fjalës së tij, Topi i bëri thirrje Kuvendit që nëpërmjet komisioneve parlamentare të nisë punën për ndryshimet përsa i përket reformimit të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 18.10.2011 Ne :
Politike - 40 Lexime.
 Partitë e majta pjesë e grupimit “Opozita e Bashkuar” do të mblidhen sot, për të diskutuar mbi çështjet kryesore si reforma zgjedhore apo situata politike aktuale në vend.
Ky takim është njoftuar një javë më parë nga përfaqësuesi i së majtës, Preç Zogaj, pas takimit informal të kryetarëve të partive opozitare. Një ndër çështjet kryesore që do të diskutohet në takimin e sotëm është dhe progres raporti i BE-së për Shqipërinë, si edhe përgjegjësitë mbi... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 18.10.2011 Ne :
Politike - 32 Lexime.
 Emirjon Senja
Kriza politike e dy viteve të fundit ka pushtuar politikën shqiptare është transferuar tek institucionet e tjera që në një farë mënyre kanë lidhje me politikën. Prej shumë muajsh Avokatit të Popullit i ka mbaruar mandati ndërsa Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë kanë mangësi me numrin e gjyqtarëve. Por këtyre institucioneve i shtohen tashmë Banka e Shqipërisë dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Në kuvend kanë nisur lëvizjet konkrete për zëvendësimin e... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 18.10.2011 Ne :
Politike - 98 Lexime.
 Emirjon Senja
Të gjitha komunikimet sekrete në Republikën e Shqipërisë si dhe në ambasadat tona jashtë vendit nuk do të kryhen më nga Shërbimi Informativ, por nga Ministria e Mbrojtjes. Botimi në fletoren zyrtare i rregullores së re për shifrimin e dokumenteve dhe materialeve sekrete që qarkullojnë ndërmjet institucioneve, zbardhi edhe qëllimin e vërtetë të heqjes së drejtorisë së shifrës, e cila është përgjegjëse për ruajtjen e rrjetit, shifrimin, dekriptimin e... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 18.10.2011 Ne :
Politike - 80 Lexime.
 I ngarkuari me punë pranë delegacionit të BE në Shqipëri, Luigi Brusa
Luis Tanushi
Paaftësia e politikës shqiptare për të arritur në një marrëveshje për çështje thelbësore ka detyruar ndërkombëtarët që të hartojnë vetë projektligje që të zgjidhin çështjet. EURALIUS dhe Këshilli i Europës kanë depozituar një draft në Kuvendit ku kërkojnë miratimin e ndryshimeve kushtetuese për kufizimin e imunitetit të deputetëve, krerëve të institucioneve dhe të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 18.10.2011 Ne :
Politike - 85 Lexime.
 Nuk mund të thuhet që studentët e Topallit, ruajnë të gjithë kujtime të mira për gruan nervoze që drejton Kuvendin e Shqipërisë. Në këtë rrëfim, një ish-studente e Topallit, Brunilda Dibra, flet për Profesoreshë Topallin dhe mënyrat e profesoreshës në Shkodër. Më poshtë, artikulli i ish-studentes, sot gazetare lokale e televizionit Alsat nga Shkodra.
Brunilda Dibra, ish-studente e Jozefina Topallit
Si një ish studente e Fakultetit të Drejtësisë në... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 18.10.2011 Ne :
Politike - 51 Lexime.
 Përplasja mes Presidentit të Republikës dhe Kryetares së Kuvendit dhe sidomos replikat e kësaj të fundit që i dhanë deklaratave sfond krahinor, duket se kanë hapur debat të fortë publik.
“Instrumentalizimi që i bën Topalli debatit duke i vendosur katolikët si superior ndaj myslimanëve është i rrezikshëm, – deklaroi mbrëmë në emisionin Opinion në TV Klan publicisti Fatos Lubonja. Sipas përfaqësuesit të qeverisë Gent Strazimiri, Topalli nuk ka dashur t’i... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|