|
Lajme nga Politike
Publikuar me : 12.10.2011 Ne :
Politike - 67 Lexime.
 Sot është mbajtur mbledhja e parë e Këshillit të ri Bashkiak, e cila ka nisur mes debatesh të shumta mes palëve politike. Kreu i Këshillit, Njazi Kosovrasti i njohu këshilltarët me projektvendimin që pritet të diskutohet.
Mes diskutimeve të shumta këshilltari i PS-së, Aldrin Dalipi në fjalën e tij theksoi se njoftimi për mbajtjen e mbledhjes dhe rendin e ditës është në kundërshtim me rregulloren dhe ligjin, pasi njoftimi për mbajtjen duhet të ishte bërë 5 ditë... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 12.10.2011 Ne :
Politike - 59 Lexime.

Komisioni Evropian nuk rekomandon për Shqipërinë dhënien e statusit të vendit kandidat për në BE. Kriza e zgjatur poltike dhe progresi shumë i vogël në implementimin e 12 reformave të kërkuara janë shkaqet kryesore që detyrojnë KE-në të refuzojë të nisë negociatat me Shqipërinë.
Në përfundim të takimit me kreun e prezencës së BE-së në Tiranë, Berisha mbajti një konferencë për shtyp, gjatë së cilës tha se mbetet i hapur për dialog me opozitën por që... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 12.10.2011 Ne :
Politike - 56 Lexime.
 Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë Etore Sekui pak minuta më parë ka mbërritur në Kryeministri. Qëllimi i vizitës është dorëzimi nga ana e Sekuisë së raportit të publikuar sot nga KE Kryeministrit Berisha. Raporti flet për ecurin që ka patur Shqipëria drejtë plotësimit të kushteve për integrimin në BE.
Në përfundim të takimit pritet deklaratë e përbashkët e Kryeministrit Berisha me ambasadorin e Bashkimit Europian në vendin tonë.
Ambasadori Sekui në... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 12.10.2011 Ne :
Politike - 52 Lexime.
 Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka sulmuar dje opozitën duke e cilësuar si një celulë anti-europiane, por nga ana tjetër ka pohuar se mazhoranca nuk do të bëjë asnjë lëshim. Duke komentuar deklaratat e presidentit Topi se mund të krijojë një parti të djathtë, Topalli pretendon se kjo nuk i shkakton asnjë shqetësim të djathtës shqiptare. Sipas saj, ish-nënkryetari i PD-së ka vite që po mbështet të majtën dhe për pasojë ai mund të marrë vetëm elektorat të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 12.10.2011 Ne :
Politike - 40 Lexime.
 Igli Totozani
Sot do të marrim sërish një shuplakë të fortë nga Brukseli. Do ta marrë politika sigurisht, sikurse ka ndodhur në këto 20 vjet të këtij tranzicioni. Por do të na dhëmb ne, qytetarëve të këtij vendi që jemi pa dyshim viktima e vetme e kësaj historie të pabesueshme.
Ajo çka do të pasojë në orët që vijnë dihet pa ndodhur ende. Palët politike do të tregojnë me gisht njëri tjetrin dhe do të vazhdojnë të justifikohen në të njëjtën kohë. Ne do të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 11.10.2011 Ne :
Politike - 69 Lexime.
 Jozefina Topalli
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli shprehet se Partia Socialiste është celulë anti-evropiane. Këtë koment Topalli e ka bërë gjatë një interviste për Radio Evropën e Lirë. Sipas kryetares së Kuvendit shqiptarët po paguajnë bllokadën e opozitës për integrimin e Shqipërisë në BE.
“Shqiptarët do ta paguajnë edhe një herë bojkotin dhe bllokadën që opozita i ka bërë Parlamentit, gjatë këtyre dy vjetëve” është shprehur Topalli duke shtuar se... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 11.10.2011 Ne :
Politike - 50 Lexime.
 Ardit Rada
Avioni me të cilin do të udhëtonte drejt Turqisë Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe delegacioni shqiptar, ka pësuar një defekt vetëm pak kohë përpara nisjes. Në pamundësi të një avioni tjetër, stafi i presidentit ka biseduar me palën turke për gjetjen e një zgjidhjeve dhe brenda pak minutash Turqia ka nisur një avion të sajin për të marrë delegacionin shqiptar. Presidenti Topi, Zv.ministri i Punëve te Jashtme, Selim Belortaja, Kryetari i Dhomës se... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 11.10.2011 Ne :
Politike - 88 Lexime.
 Denis Dedej
Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi ka kritikuar ashpër dje deputetët socialistë për mungesat e tyre të shumta gjatë seancave plenare të Parlamentit, por edhe në komisione. Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të grupit të PS-së, Ruçi ka shprehur shqetësimin për atë që po ndodh me deputetët që ai drejton në parlament. Sipas burimeve brenda mbledhjes, Ruçi ka vënë në dukje mungesën e një numri të madh deputetësh gjatë diskutimeve që... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 11.10.2011 Ne :
Politike - 43 Lexime.
 Elona Demollari
Më 12 tetor Komisioni Europian do të publikojë Raportin Vjetor të Progresit për Shqipërinë. Me gjasë edhe kësaj here përgjigja do të jetë ajo e një viti më parë: Shqipëria nuk është ende gati për të qenë një vend kandidat. Kjo tashmë është e qartë për të gjithë, ky vend nuk i ka zbatuar të 12 prioritetet që BE vendosi jo më larg se një vit më parë. Kriza politike e tejzgjatur, mosfunksionimi i parlamentit, zgjedhjet pa standarde të 2011 e të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 11.10.2011 Ne :
Politike - 94 Lexime.
 Të mërkurën, Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë, Stefan Fule do të raportojë fillimisht në Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian dhe më pas do të mbajë një konferencë të posaçme për shtyp, ku do të prezantojë paketën e zgjerimit për vitin 2011. Por çfarë pritet të thotë Fule për Shqipërinë? Vendi ynë ka dorëzuar formalisht kërkesën për marrjen e statusit kandidat në prill të vitit 2009 dhe duket se do të pritet... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|