|
Lajme nga Politike
Publikuar me : 09.10.2011 Ne :
Politike - 59 Lexime.
 Anëtari i Komisionit të Sigurisë,dikur një prej drejtuesve më të lartë të ushtrisë shqiptare Arben Çuko akuzon politikat e ndjekura nga mazhoranca në drejtim të forcave të armatosura. Sipas ish kreut të Gardës, në krye të ushtrisë janë vendosur militantë partie. Duke analizuar gjendjen e vështirë të forcave të armatosura, Anëtari i Komisionit të Sigurisë Çuko shprehet se shkatërrimi i saj ka filluar që nga koha e Gazidedes kur SHISH filloi të merrte kontrollin... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 07.10.2011 Ne :
Politike - 34 Lexime.

“Kursi i kriminalistikës ka qenë i vitit 1992, pra nuk është provë që kemi qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit”. Ky është në thelb reagimi i ish-deputetëve Gjovalin Prenga dhe Safet Sula, sot në detyra të tjera shtetërore, lidhur me botimin e faksimiles së një dokumenti të përcjellë për media nga kreu i Aluiznit Shaban Memia. Ky i fundit, në listën e dokumentave me të cilat shoqëronte motivacionin e shkarkimit nga detyra të kreut të ALUIZNIT për Tiranën... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 07.10.2011 Ne :
Politike - 55 Lexime.
 Një grup deputetësh socialistë ishin sot në Azotikun e Fierit, i kthyer tashmë në gërmadhë për shkak të zhveshjes nga çdo gjë metalike, që përdoret për skrap. Deputeti socialist Eduard Shalsi u shpreh se njerëz të pushtetit nuk ndalen në babëzinë e tyre për të grabitur pasurinë publike të shqiptarëve.
“Çdo ditë, çdo orë, çdo çast, kjo qeveri po provon qartësisht se nuk është fryt i vullnetit të sovranit por pjellë e grabitjes së vullnetit të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 07.10.2011 Ne :
Politike - 75 Lexime.
 Luis Tanushi
Mazhoranca dhe opozita duket se e kanë të pamundur që të arrijnë një marrëveshje mes tyre. Edhe atëherë kur duket se gjërat janë shumë pranë, ndodh e kundërta dhe hendeku mes dy forcave sa vjen e thellohet. Dje parlamenti dështoi sërish për miratimin e projektligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar. Opozita ashtu si në seancat e mëparshme shprehu qëndrimin e saj kundër projektligjeve që kërkojnë 3/5 e votave duke e kushtëzuar me pranimin e paketës... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 07.10.2011 Ne :
Politike - 91 Lexime.

Lindita Çela
Dokumentet e kohës së komunizmit të publikuara nga kreu i ALUIZNI-t, Shaban Memia për të shoqëruar shkarkimin e Ferdinand Shehut kanë nxjerrë në dritë disa “spiunë” të tjerë që mbahen në punë nga kryeministri Berisha. Shehu u largua nga posti i kreut të ALUIZNI-t për Tiranën me motivacionin se ishte rekrutuar nga Ministria e Brendshme në kohën e komunizmit dhe si i tillë nuk mund të punojë në administratën “Berisha”.
Por dokumenti zyrtar i... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.10.2011 Ne :
Politike - 28 Lexime.
 Pas fjalës së kryeministrit në seancën e sotme parlamentare reagoi kreu i grupit kuvendor të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi, i cili theksoi se Berisha në vend të shikojë problemet e qeverisë së tij drejton gishtin e fajit nga opozita.
“Ndryshe nga të gjithë kryeministrat e botës Berisha i drejton gishtin opozitës, ndërkohë që duhet të jetë krejtësisht e kundërta. Kryeministër, pas 20 vjetësh, nuk e ke kuptuar se ky sistem është i opozitës dhe t`i në vend të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.10.2011 Ne :
Politike - 46 Lexime.
 “Ekonomia e Shqipërisë nuk është prekur nga kriza botërore, megjithëse kjo e fundit preku edhe dy vendet kryesore partnere të saj, Italinë dhe Greqinë”, kështu deklaroi ministri i Financave, Ridvan Bode, gjatë fjalës së mbajtur në seancën plenare, mbi projektligjin për miratimin e buxhetit faktik 2010.
Sipas tij, ekonomia shqiptare sipas vlerësimeve të ndërkombëtarëve dëshmoi një qëndrueshmëri të admirueshme. “Në vitin 2010, ajo shënoi një nga rritjet... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.10.2011 Ne :
Politike - 86 Lexime.
 Ish-ambasadori amerikan në vendin tonë, Xhon Uidhërs, ka reaguar përmes një letre publike mbi zbardhjen e kabllogrameve të Wikileaks. Në një letër të gjatë, Uidhërs i drejtohet shqiptarëve duke pranuar se korrespondenca e tij është e bazuar në të vërtetën e aktualitetit shqiptar. Ai thekson se diplomatët amerikanë gjithmonë shprehin dhe raportojnë vetëm të vërtetën pasi kjo është më e mira dhe misioni i tyre.
Pak javë pas publikimeve të kabllogrameve tronditëse... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.10.2011 Ne :
Politike - 23 Lexime.
 Parlamenti shqyrton në seancën e sotme disa kode që kërkojnë shumicë të cilësuar. Për votim do të paraqitet projektiligji për gjykatën administrative, ndryshimet në kodin penal, kodin rrugor, kodin detar, kodin ajror dhe kodin hekurudhor.
Në rendin e ditës janë parashikuar diskutimet mbi projektligjet “Për mënyrën dhe procedurat e shitjes së pronave të personave juridikë jobankarë që kanë marrë hua nga publiku i gjerë` të ndryshuar”, “Për ratifikimin e... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.10.2011 Ne :
Politike - 35 Lexime.
 Ardit Rada
Në pamundësi për të ndryshuar ligjin për Shërbimin Informativ Shtetëror duke e vendosur këtë institucion në vartësi të qeverisë, kryeministri Berisha ka nisur një fushatë për të bërë arnimet e duhura në ligj duke marrë një nga një disa kompetenca të Shërbimit. Momentalisht në parlament po diskutohen tre ligje të ndryshme që prekin direkt shërbimin sekret. Ato janë ligji për mbikëqyrjen parlamentare të SHISH, ligji për SHISH dhe ligji për... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|