|
Lajme nga Sociale
Publikuar me : 02.02.2012 Ne :
Sociale - 79 Lexime.
 Të gjitha llojet e çizmeve me thekë janë të ndaluara në shkolla. Ky është ultimatumi më i fundit, si një masë ndëshkuese ndaj nxënësve të cilët përpiqen të thyejnë regullat mësimore, duke fshehur telefonat e tyre celularë.
Kjo nuk është thjeshtë një dëshirë e dikujt, por ka lindur si një nevojë emergjente në shkollat e Filadelfias, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku studentët e shkollave të mesme, kanë fshehur nën këpucët e tyre të mëdha, celularët... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 02.02.2012 Ne :
Sociale - 41 Lexime.
 Shkencëtarët izraelitë kanë krijuar një hibrid të domates, i cili është i zi nga jashtë dhe i kuq brenda.
Domatja e zezë ka ardhur pas shartimit të domateve me varietete të egra. Ngjyra e zezë vjen nga një pigment i ngjashëm me atë që gjendet te boronica. Pigmenti është i ndjeshëm ndaj dritës, d.m.th. sa më gjatë të rrijë në diell, aq më e errët bëhet ngjyra e domates.
Përfaqësues të kompanisë prodhuese, Technological Seeds, e specializuar në prodhimin e... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 02.02.2012 Ne :
Sociale - 27 Lexime.
 Xhek Preçetaj
Duke filluar nga dita e sotme (e mërkurë) temperaturat do të ulen në të gjithë vendin. Ky mot i ftohtë do të zgjasë të paktën deri ditën e shtunë, kur sipas parashikimeve temperaturat do të fillojnë të shënojnë një rritje të lehtë. Kjo periudhë kohore prej tre ditësh do të jetë edhe periudha më e ftohtë e këtij dimri. Temperaturat do të shënojnë pikën më të ulët mëngjesin e ditës së enjte. Informacioni i marrë nga Meteoalb tregon se gjatë... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 02.02.2012 Ne :
Sociale - 35 Lexime.
 Alketa Berzani, psikologe
Fëmjët sapo janë ngritur në këmbë dhe formimi i personalitetit të tyre është shumë i rëndësishëm. Formimi i personalitetit është krijimi i disa vlerave, qëndrimeve dhe besimeve, me të cilat njeriu reagon ndaj situatave dhe njerëzve. Gjashtë vitet e para të jetës janë shumë të rëndësishëm dhe vendimtarë në formimin e personalitetit, pasi këto janë pikërisht gurët e themelit mbi të cilat do ngrihen më pas “muret”. Ja disa nga... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 02.02.2012 Ne :
Sociale - 27 Lexime.
 Gazmira Ndoja
Vret nusen në bashkëpunim me të birin se nuk i solli në jetë nipin e shumëdëshiruar. Vjehrra-përbindësh është një grua afgane, e cila është arrestuar për ndihmën që i ka dhënë të birit në vrasjen e nuses 22-vjeçare që sapo kishte lindur vajzën e tretë. Wali Hazrata i ka lidhur këmbët gruas lehonë, ndërsa i biri, Sher Mohammad, e ka mbytur duke e shtrënguar në fyt.
Pavarësisht se nga Kunduzi, provinca ku ndodhi ngjarja, kanë dalë lajme... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 02.02.2012 Ne :
Sociale - 33 Lexime.
 Qumështi është një aleat i mirë për kujtesën. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga Universiteti i Meinit në SHBA, i cili është publikuar në International Dairy Journal.
Studimi është bazuar në matjen e performancës cerebrale që u është bërë disa vullnetarëve. Gjatë eksperimentit u pa se ata që konsumonin qumësht dhe nënproduktet e tij i kishin mundësitë për të gabuar gjatë testit 5 herë më të vogla se të tjerët.
Sipas studiuesve, kjo vjen për... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 02.02.2012 Ne :
Sociale - 47 Lexime.
 Në numrin paraardhës të rubrikës botuam disa shprehje e fjalë të urta lidhur me verën. Sot në këtë numër po i përgjigjemi dhjetë pyetjeve lidhur vreshtin dhe verën.
1. Përse ia vlen që vera të rrotullohet e vorbullohet nëpër bardhak? Për t’u ajruar, për t’i vështruar ‘këmbët’ nëpër faqet e bardhakut, për t’i soditur ngjyrën, për t’u dëfryer?
Qëndrojnë të katër përfitimet e përmendura në pyetje; por cilin keni më shumë për zemër dhe... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 02.02.2012 Ne :
Sociale - 50 Lexime.
 Nga Kristi Pinderi
Dje, disa orë pasi në televizionet shqiptare nisi të transmetohej lajmi se 8 familje të dëbuara rome dhe të pastreha u strehuan përkohësisht në ambientet e institucionit të Avokatit të Popullit në një akt impresionues që shqiptarët nuk e kishin parë deri më sot, ngaqë as shteti, as organizatat e shoqërisë civile nuk mundën t’u siguronin atyre një vend ku të ngrinin çadrat, qeveria ndërmori ndoshta një prej akteve më të shpejta të saj. Brenda... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 31.01.2012 Ne :
Sociale - 29 Lexime.
 Eglantina Bardhi
Për herë të parë në vendin tonë një nënë shtatzënë e infektuar me virusin HIV/AIDS ka lindur fëmijën e saj, edhe pse e dinte që në fazën e parë të shtatzënisë se ishte e infektuar. Kjo sepse për herë të parë është diagnostikuar një nënë shtatzënë me virusin vdekjeprurës. Së bashku me bashkëshortin jo vetëm që nuk kanë tentuar ta abortojnë fëmijën, edhe pse nën presionin e njerëzve, por kanë arritur që të shtojnë pjesëtarin e ri... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 31.01.2012 Ne :
Sociale - 33 Lexime.
 Përleshja e një gjarpri me një bebe në Izrael ka përfunduar në mënyrën më të paparashikueshme. Fëmija 1-vjeçar e ka vrarë gjarprin duke i këputur kokën me një kafshim.
Ngjarja e habitshme ka pushtuar të gjitha mediat izraelite ditët e fundit.
Fëmija 13 muajsh Imad Gadir, nga Shfaram, një zonë në veri të Izraelit, u gjet nga e ëma teksa kafshonte trupin e gjarprit të ngordhur me gjatësi 35 cm.
E tmerruar, ajo ka lajmëruar menjëherë një nga fqinjët, i cili ia ka... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|