|
Lajme nga Ekonomi dhe Biznes
Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 63 Lexime.
 Kriza e borxheve që ka kërcënuar Italinë dhe jo vetëm, do të jetë në qëndër të një diskutimi në datën 9 shkurt, ndërmjet presidentit amerikan Barak Obama, me kryeministrin italian Mario Monti, në Uashington.
Ky lajm konfirmohet nga Shtëpia e Bardhë, ndërsa kriza e borxheve ka prekur dhe pjesën tjetër të Eurozonës.
“Të dy liderët do të diskutojnë për hapat e plotë që qeveria italiane po ndërmerr për të rikthyer besimin e tregut dhe për të frymëzuar rritjen... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 61 Lexime.
 Emirjon Senja
Qeveria dërgon për miratim në Kuvend kontratën për marrjen e një huaje 50 milionë dollarë nga Fondi i Abu Dabit, e cila u firmos pak javë më parë nga vetë ministri i Financave Ridvan Bode, gjatë vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe. Marrëveshja parashikon me detaje të gjitha detyrimet e palëve, ku spikat kujdesi që do të tregojë Fondi për mënyrën se si do të shpenzohen paratë nga qeveria shqiptare. Në çdo rast, është Fondi ai që vendos në lidhje me... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 60 Lexime.
 Xhentil Demiraj
Shqipëria ka ende 80 milion dollarë pa shlyer nga borxhet e trashëguar nga sistemimi komunist. Qeveria shqiptare e drejtuar nga Enver Hoxha ka marrë një pjesë të mirë të borxhit nga ish-Jugosllavia, borxh i cili daton që prej vitit 1945.
Përveç ish-Jugosllavisë, Shqipëria ka marrë borxh nga shumica e vendeve ish-komuniste përfshirë Kubën dhe Korenë e Veriut, vende të cilat vazhdojnë ti qëndrojnë besnike kësaj ideologjie.
Në total borxhi i trashëguar nga... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 53 Lexime.
 Gjatë takimit të sotëm të Ministrave të Financave të eurozonës, i është bërë thirrje Greqisë që të arrijë një marrëveshje me kreditorët e sektorit privat në ditët e ardhshme.
Ministrat deklaruan se kreditorët duhet të pranojnë një normë interesi më të ulët se 4 për qind në huatë që kanë ofruar për Greqinë. Ndërkohë, shefat e Financave konfirmuan se 130 miliardë eurot janë gati për vendin helen.
Megjithatë, ata i bënë thirrje Greqisë që të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 93 Lexime.
 “Për shkak të Eurozonës ekonomia globale është zhytur thellësisht në zonën e rrezikshme”, kjo është deklarata e bërë nga Fondi monetar Ndërkombëtare (FMN). Tashmë parashikimet e fondit për rritjen ekonomike në vitin 2012 kanë mbërritur nga 4 perqind në 3.25 perqind.
Ndërkohë që rritja ekonomike për Britaninë është ulur nga 1.6 perqind në 0.6 perqind. Ndërkohë që Eurozona është futur në atë që quhet recension i mesëm, me GDP-në që pritet që të shkojë... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 85 Lexime.
 Emirjon Senja
Shqipëria shënoi dhjetorin e kaluar deficitin më të lartë tregtar gjatë viteve të fundit. Të dhënat e publikuara nga Instat, në lidhje me tregtinë e jashtme të vendit konfirmojnë një rritje të ndjeshme të importeve gjatë dhjetorit, ndërkohë që vërehet ulje e vogël e eksporteve, e cila ka ndikur njëkohësisht në thellimin e mëtejshëm të deficitit tregtar.
Sipas Instat, vendi importoi rreth 55.3 miliardë lekë mallra dhe shërbime gjatë dhjetorit 2011,... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 27 Lexime.
 Banka e Shqipërisë ul me 25 për qind normën bazë të interesit, e cila zbret në 4.5 për qind. Sipas guvernatorit Adrian Fullani, një masë e tillë ndërmerret në kushtet e presioneve të kontrolluara inflacioniste dhe në mbështetje të një politike fiskale më të përmbajtur.
Duke folur në një konferencë për shtyp, guvernatori i Bankës së Shqipërisë u shpreh se zhvillimet në ekonominë botërore kanë ndikuar në konsum dhe investime në vend. Sipas tij, janë rritur... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 48 Lexime.
 Emirjon Senja
Ekonomia shqiptare po përballet me ritmet më të ulëta të zhvillimit të saj gjatë viteve të fundit duke detyruar Bankën e Shqipërisë që të ndërhyrje herë pas herë për të ulur normën bazë të interesit me qëllim rritjen e kreditimit dhe stimulimin e aktivitetit ekonomik. Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së, vendosi dje të ulë sërish me 0.25 për qind normën bazë të interesit për monedhën kombëtare për të tretën herë radhazi që prej shtatorit të vitit... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 22.01.2012 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 92 Lexime.
 “Franca do të mund ta tejkalojë krizën e borxheve ndërsa është e përgatitur për të miratuar reforma ekonomike”.
Kështu ka deklaruar sot Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, një reagim i cili vjen dy ditë pas uljes së pikëve të Francës nga agjencia e vlerësimeve, Standard & Poor.
Duke i’u referuar agjensisë së lajmeve “Reuters”, Sarkozi ka folur për reforma, ndërsa ato për të do të jenë të zbatueshme.
Me rastin e festimit të 100- vjetorit të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 22.01.2012 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 54 Lexime.
 Emirjon Senja
Përpos aspektit teknik, siç janë stabilizimi i treguesve financiare apo nxitja e të punësuarve që të kontribuojnë në skemën e pensioneve, reformimi i tij duket se do të jetë edhe një test tjetër për klasën politike shqiptare në sytë e ndërkombëtarëve. Reforma në skemën e pensioneve që më shumë gjasa teknikisht do të përfundojë këtë gjatë këtij viti do të duhet të duhet të zbatohet gjatë viteve të ardhshme, ç’ka kërkon edhe një konsensus... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|