|
Lajme nga Kronike
Publikuar me : 01.03.2012 Ne :
Kronike - 82 Lexime.
 Një 45-vjeçar është arrestuar sot në Durrës për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Burime për “Shekullin” bëjnë të ditur se Edmond Kondakçiu është kapur me 900 gramë kokainë, dy granata difensive dhe një sasi fishekësh.
Në momentin e prangosjes, policia ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike dhe dy granatat.
Ndërkohë, policia po heton në lidhje me bashkëpunëtorë të tjerë të të arrestuarit. / Mark Brunga
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 01.03.2012 Ne :
Kronike - 74 Lexime.
 GJIROKASTËR- Çatitë dhe suvatë e jashtme përbëjnë problemin më të madh të shtëpive karakteristike gjirokastrite. Ky është rezultati i rivlerësimit të kryer në 56 shtëpi, që mbajnë statusin “monument kulture” të kategorisë së parë. Projekti i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare u realizua gjatë dy muajve të këtij viti, gjatë të cilit u evidentuan problematikat aktuale që mbartin këto godina, duke sjellë panoramën e gjendjes së tyre.
Sipas raportit... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 01.03.2012 Ne :
Kronike - 53 Lexime.
 GJIROKASTËR- Një sherr banal është kthyer në një tragjedi të vërtetë, me një të vdekur dhe një të plagosur. Ngjarja u regjistrua pas mesditës në fshatin Sofratikë të komunës së Dropullit të Poshtëm.
Burime zyrtare të policisë kanë bërë të ditur se shtetasit Agim Dida, 55 vjeç, banues në Luftinë, Tepelenë dhe Alket Salaj, 38 vjeç, banues në Hallkomemaj, Tepelenë, duke pirë kafe në njërin prej lokaleve të fshatit Sofratikë, janë grindur me... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 01.03.2012 Ne :
Kronike - 41 Lexime.
 Grabitësi i bankës që besohet se është Mazari
SHBA – Një shqiptar i kërkuar për vrasje është arrestuar dje në Nju Jersi, SHBA. Arrestimi i tij është bërë pasi dyshohet se ka lidhje me vjedhjen e dy bankave. Sipas autoriteteve nga këto grabitje janë marrë 500 mijë dollarë.
FBI ka njoftuar se nuk ka qenë e lehtë kapja e Shpend Mazarit, 26 vjeç nga Puka
Mazari gjithashtu do të akuzohet edhe për hyrje të paligjshme në SHBA. Po ashtu ai është në kërkim nga... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 28.02.2012 Ne :
Kronike - 56 Lexime.
 Një 33-vjeçar është arrestuar ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim për vjedhje banesash në Përmet. Berjando Jani, 33 vjeç, lindur dhe banues në Kutal Përmet është vënë në pranga, ndërsa J.M. është shpallur në kërkim, pasi policia e Gjirokastrës ka arritur të dokumentojë vjedhjen e dy banesave në bashkëpunim.
Sipas policisë, 33-vjeçari Jani dhe personi me iniciale J.M. “kanë vjedhur me thyerje banesat e pabanuara të shtetasve N.B dhe V.K,... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 28.02.2012 Ne :
Kronike - 28 Lexime.
 Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje në fshatin Kallm të komunës Mbrostar, rrethi Fier. Vajza e tyre, ende pa mbushur 16 vjeç, me inicialet C.B., është gjetur e vetëvarur në ambientet e brendshme të shtëpisë mëngjesin e së hënës.
Mësohet se para se t’i jepte fund jetës, ajo kishte bërë punët e shtëpisë dhe po përgatitej për të shkuar në shkollë. Vonesa e saj ka shqetësuar të afërmit, të cilët janë tmerruar kur kanë parë vajzën e... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 28.02.2012 Ne :
Kronike - 43 Lexime.

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Qarkut Shkodër ka pasur reshje të dobëta shiu. Ndërsa dëbora vazhdon të mbajë të bllokuara disa fshatra malorë. Në rrethin Shkodër ngelen të bllokuara komunat Shalë dhe Shosh në akset e të cilëve vazhdohet të punohet. Ndërsa në rrugët komunale brenda komunave të mësipërme qarkullohet normalisht.
Në rrethin Pukë vazhdon të jetë e bllokuar vetëm komuna Iballë. Edhe në këtë rrugë vazhdon intensivisht puna nga ana... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 28.02.2012 Ne :
Kronike - 37 Lexime.
 Një 18-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e rënies në kontakt me energjinë elektrike.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shëndelli të rrethit të Sarandës, kur 18-vjeçari Lirim Gjini ka rënë në kontakt me korrentin duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Paraprakisht mendohet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes. / G. N.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 28.02.2012 Ne :
Kronike - 55 Lexime.

Lindita Çela
Thuajse çdo 5 minuta i bie telefoni. Në të shumtën e telefonatave janë njerëz që shqetësohen për shëndetin e atij që prej disa ditësh ndodhet në spital. Ndërsa të tjerë miq pyesin për përballjen që ka së fundmi familja Deda. Zabit Deda, vëllai i madh i një prej viktimave të ekzekutuara nga Garda më 21 janar në demostratën përballë Kryeministrisë rrëfen për “Shekullin” arsyet se përse i është drejtuar sërish prokurorisë. Këtë radhë... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 28.02.2012 Ne :
Kronike - 69 Lexime.
 Një 24-vjeçar shqiptar është vrarë mbrëmjen e djeshme në Itali.
Ngjarja ka ndodhur në Castel Bolognese në Ravena, ndërsa policia italiane e ka identifikuar viktimën si Kleant Sukja.
Mediat italiane, të cilat u referohen dëshmitarëve në vendngjarje, thonë se kanë qenë dy persona të paidentifikuar, të cilët e kanë qëlluar me armë zjarri tre herë 24-vjeçarin shqiptar dhe më pas janë larguar me shpejtësi me një automjet.
Policia italiane ka nisur hetimet për... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|