|
Lajme nga Kronike
Publikuar me : 17.12.2011 Ne :
Kronike - 94 Lexime.
 Ajo që u mendua fillimisht si një vetëvrasje në kushtet e gjendje depresive, dyshohet se është në fakt vrasje, autori i të cilës është vëllai i viktimës.
Hetimet e policisë së Fierit në bashkëpunim me Prokurorinë e Lushnjes kanë zbardhur ngjarjen e ndodhur në 2 ditë më parë në Lushnjë, ku Gentian Zhuri u dyshua se ishte vetëvrarë.
Pas dokumentimit të ngjarjes rezultoi se vëllai i viktimës, Shaban Zhuri, pas një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 17.12.2011 Ne :
Kronike - 57 Lexime.
 (I përditësuar)- Nuk është bërë ende një javë që nga fillimi i punës në Bulqizë dhe një tjetër minator humbi jetën paraditen e sotme pasi është bllokuar për disa orë në galeritë e nëntokës.
Minatori i vdekur është identifikuar si Bajram Dalipi, ai ishte bllokuar në zonën D të galerisë në 1000 m thellësi.
Burime nga Bulqiza bëjnë të ditur se në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia. Mësohet se zona D në të cilën po kryente punimet minatori nuk... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 17.12.2011 Ne :
Kronike - 93 Lexime.
 Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në vendin e njohur si kthesa e Luftinjës në afërsi të Memaliajt, Tepelenë. Burime nga policia bëjnë të ditur se një automjet kamioçinë me targa EMK 3874 me drejtues Sokol Martini që po udhëtonte në drejtim të Fierit është përplasur me një automjet tip maune me targa FR 4974 C me drejtues Subi Buzi .
Automjeti me targa greke ishte i ngarkuara me dërrasa dhe materiale ndërtimi, të cilat si pasojë e përplasjes kanë... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 17.12.2011 Ne :
Kronike - 38 Lexime.
 Policia e Korçës bënë të ditur se është arrestuar një 23-vjeçar për tentativë grabitje. Mariol Kolonjari dyshohet të ketë hyrë në një nga kazinotë e qytetit me synimin për ta grabitur.
Plani i tij ka dështuar në momentin që nuk ka gjetur para në gjendje, çfarë e ka shtyrë më pas që të hapë zjarr në kazino.
Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur edhe arrestimin në flagrancë të 23-vjeçarit.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 17.12.2011 Ne :
Kronike - 98 Lexime.
 Në Durrës fuqia e dallgëve të detit ka arritur në 5-6 ballë, duke krijuar vonesa në largimin dhe mbërritjen e trageteve. Burime nga qyteti bregdetar bëjn ëtë ditur se tragetet e linjës Bari-Durrës do të mbërrijnë në portin detar me disa orë vonesë, për shkak të detit të trazuar, ndërsa në kalatat portuale procesi i përpunimit të anijeve tregtare me mallra ushqimore nuk ka nisur nga era e fortë.
Ndërkohë që e njëjta situatë alarmante paraqitet edhe në portin e... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 17.12.2011 Ne :
Kronike - 96 Lexime.
 Policia e Durrësit arrestoi 3 persona, të dyshuar për vrasjen e 19-vjeçarit Blerim Hoxha, një ditë më parë në vendin e quajtur Fermë Sukth. Burime nga Durrësi bëjnë të ditur se kanë përfunduar në pranga Andrit Toçi 21 vjeç, Armando Xheka 18 vjeç dhe Ervis Xheka 19 vjeç, të cilët janë ndaluar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Të ndaluarit dyshohen se kanë goditur me thikë 19-vjeçarin Hoxha, pas një grindjeje për gërvishtjen e një makine. 19-vjeçari... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 17.12.2011 Ne :
Kronike - 64 Lexime.
 Policia e Korçës bënë të ditur se është arrestuar një 23-vjeçar për tentativë grabitje. Mariol Kolonjari dyshohet të ketë hyrë në një nga kazinotë e qytetit me synimin për ta grabitur.
Plani i tij ka dështuar në momentin që nuk ka gjetur para në gjendje, çfarë e ka shtyrë më pas që të hapë zjarr në kazino.
Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur edhe arrestimin në flagrancë të 23-vjeçarit.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 17.12.2011 Ne :
Kronike - 65 Lexime.
 Agron Kulicaj
Nga Dashamir Biçaku
TIRANË – Incident i rëndë në paradhomën e kryeministrit Sali Berisha, mes një drejtuesi të Gardës së Republikës dhe nëndrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj.
Burime brenda kryeministrisë, dëshmitarë okular të incidentit, i thanë “Shekullit” se A.A., efektiv i Gardës së Republikës, drejtues i një prej togave shoqëruese të funksionarëve të lartë të vendit, ka rrahur nëndrejtorin Kuliçaj.... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 16.12.2011 Ne :
Kronike - 91 Lexime.
 Para pak minutash në Shkodër në lagjen “Perash” ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Një person ka hyrë në një lokal dhe ka qëlluar shtetasin Nush Gjergjaj, 50 vjeç për vdekje ndërkohë që ka plagosur dhe një kalimtar të paidentifikuar.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila nisi hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Burime nga Shkodëra bëjnë të ditur se dyshohet që vrasësi është Joz Ndoi, një shtetas që tre muaj më parë është liruar nga burgu pas... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 16.12.2011 Ne :
Kronike - 86 Lexime.
 Kërcënoi prokurorët, izolohet si person me të meta mendore. Kjo ngjarje i referohet datës 12 dhjetor, ndërsa sot 72- vjeçari Raimi Karasani është izoluar nga Gykata e Tiranës në spitalin e burgut, deri në daljen e ekspertizës mendore të tij.
Bëhet e ditur se Karasani cilësohet si person me probleme mendore dhe se ky veprim që ai ka kryer është i përsëritur.
Gjykata e shkallës së parë Tiranë e ka pranuar këtë kërkesë, ndërsa ka vendosur masën e izolimit për të... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|