|
Lajme nga Kronike
Publikuar me : 12.12.2011 Ne :
Kronike - 95 Lexime.
 Një ngjarje e rrallë ka çuditur qytezën e Bilishtit ditën e djeshme. Një çift bashkëshortësh kanë rrëmbyer rreth mesditës së të dielës një vajzë 11-vjeçare, me qëllim që ta martonin me nipin e tyre 15-vjeçar.
Policia njofton se ka nisur ndjekja penale të ngarkim të Dritan Ajredinit, 25 vjeç, banues në Rëmbec të Korçës, me arsim dy klasë dhe të shoqes, Entela Ajredini, 23 vjeç, edhe ajo me dy klasë shkollë. Burrë e grua e kanë marrë 11-vjeçaren E.T nga... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 12.12.2011 Ne :
Kronike - 37 Lexime.
 Një sasi prej rreth 25 kg lëndë narkotike është kapur sot nga policia në portin e Vlorës, ndërsa në pranga ka përfunduar transportuesi i saj.
Lënda narkotike, e cila dyshohet të jetë e llojit marijuanë, e presuar, është gjetur në automjetin e Julian Tarajt, 31 vjeç, i cili po tentonte të kalonte traun në pikën e kalimit kufitar të portit të Vlorës, për të udhëtuar drejt Italisë, ku mësohet se jetonte prej 12 vjetësh.
Taraj e kishte fshehur drogën në bagazh... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 09.12.2011 Ne :
Kronike - 68 Lexime.
 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në qytetin e Shkodrës, ndërsa një punëtor teksa ishte duke salduar, ka gjetur vdekjen aksidentalisht.
Fran Dakaj, 44- vjeç nga fshati Shtoj i Ri, komuna Rrethina në Shkodër ka qenë duke salduar një shufër hekuri tek një objekt pranë ish- fermentimit. Nga pakujdesia, shufra ka ndeshur një tel të tensionit të lartë dhe duke përçuar rrymën elektrike është shkarkuar në trupin e saldatorit.
Personat që kanë qenë... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 09.12.2011 Ne :
Kronike - 93 Lexime.
 Një aksident automobilistik ka shkaktuar plagosjen e tre personave në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.45 minuta , ndërsa një mjet kamionçinë është përplasur me një karrocë, në afërsi të Kishës së Zojës në lagjen Bahçallëk.
Aksidenti ka ndodhur gjatë parakalimit, pasi karroca nuk është parë nga drejtuesi i kamionçinës.
Të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e Shkodrës, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 09.12.2011 Ne :
Kronike - 37 Lexime.
 Një magazinë me rroba të përdorura është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës ndërkohë që burime nga policia bëjnë të ditur se ambienti ishte në përdorim të 3 tregtarëve.
Sipas llogaritjeve paraprake bëhet fjalë për rreth 11 milion lekë të vjetra dëme. Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga faktorë të jashtëm. Policia ka nisur hetimet ndërkohë që ende nuk është zbuluar nëse bëhet fjalë për zjarrëvenie të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 09.12.2011 Ne :
Kronike - 35 Lexime.
 Një ngjarje e rëndë ndodhi paraditen e sotme. Treni i linjës Tiranë-Durrës ka aksidentuar për vdekje një grua 44-vjeçare në periferi të kryeqytetit.
Burime nga policia bëjnë të ditur se aksidenti ndodhi për shkak të pakujdesisë së treguar nga ana e shtetases së identifikuar si Behare Locka 44-vjeçe, banore e zonës, e cila në momentin e aksidentin po kalonte mbi shina. Sipas dëshmive gruaja pavarësisht sinjalizimeve nga ana e makinistit nuk ka reaguar.
Policia ka nisur... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 09.12.2011 Ne :
Kronike - 97 Lexime.
 Në kufi mes Shqipërisë dhe Greqisë është kapur sot një sasi e konsiderueshme droge.
Sipas informacioneve të dhëna nga policia greke, mësohet se në rajonin e Igumenicës është sekuestruar 227 kg drogë.
Duke iu referuar policisë greke, mësohet se dy shtetas shqiptarë janë ndaluar, ndërsa ende nuk bëhet i ditur indetiteti i tyre.
Në vendgjarje ndodhen forca të shumta policie, ndërsa pritet të nisin hetimet në lidhje me destinacionin e drogës dhe nëse ka të tjerë... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 09.12.2011 Ne :
Kronike - 48 Lexime.
 Një 45-vjeçar nga Vlora gjeti vdekjen mbrëmjen e së enjtes për shkak të rënies në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjorm, ku 45-vjeçari Gazmir Lelaj është gjetur i vdekur në një kabinë elektrike.
Mësohet se 45-vjeçari ka tentuar të vjedhë kabllot elektrike të kabinës, duke menduar se e kishte stakuar energjinë elektrike. Thika e transformatorit është gjetur e ulur jo plotësisht, ndërsa në vendngjarje janë gjetur edhe gërshërë... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 09.12.2011 Ne :
Kronike - 68 Lexime.
 Pak orë më parë është arrestuar në Detroid të SHBA-së Selim Struga i dënuar për vrasje në Shqipëri. Struga ka jetuar prej 20 vitesh në Miçigan si i arratisur nga drejtësia shqiptare.
Në verën e vitit 1989 Struga ka therur me thikë një person duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Ai është dënuar në mungesë për vrasjen nga një gjykatë shqiptare. Struga është arrestuar nga FBI pas sinjalizimit nga autoritetet shqiptare rreth vendndodhjes së tij.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 09.12.2011 Ne :
Kronike - 38 Lexime.

Dashamir Biçaku
TIRANË- Tirana është bërë një vend i rrezikshëm për të jetuar jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për vetë krerët e lartë të policisë. Dyer blinduara të shkulura nga muret, pllaka të thyera dhe mure të dëmtuar ishte panorama përpara shtëpisë së numrit dy të policisë së Tiranës, Dorian Muça, i cili i ka shpëtuar dje një atentati me eksploziv në banesë. Kamera e sigurisë së pallatit ka filmuar njeriun që ka vendosur eksplozivin, por sipas... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|