|
Lajme nga Kronike
Publikuar me : 05.05.2012 Ne :
Kronike - 27 Lexime.
 Kalaja e Lezhës
Përfaqësues të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgiminë Kulturorë, studiues dhe arkeologë, kanë protestuar në kalanë e Lezhës me qëllim që të tërhiqet vëmendja rreth absurditetit të projektit për ndërtimin e moteleve brenda territorit të Kalasë. Studiuesi Artan Lame, e quajti ndërtimin e moteleve në kalanë e Lezhës marrëzinë e radhës. Ai u shpreh se nuk mund të ngrihen struktura dhe volume të reja që nuk kanë ekzistuar pasi në këtë mënyre kalaja... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 05.05.2012 Ne :
Kronike - 66 Lexime.
 Plazhi i Shëngjinit
Aksioni i INUK-ut dhe komunës së Shëngjinit nuk ka kursyer as objektet e ndërtuara me leje, madje me leje të dhëna nga vetë komuna gjatë këtyre viteve. Këtë shqetësim e kanë ngritur vetë pronarët e disa prej objekteve që kanë rënë preh e aksionit. Sipas tyre objektet janë shembur vetëm me një njoftim pa vendimmarrje duke mos u lënë kohë për largimin e materialëve. Disponoj dokumentacionin ligjor për pronësinë dhe lejen e ndërtimit shprehet... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 05.05.2012 Ne :
Kronike - 50 Lexime.
 Zjarrfikëse / foto arkiv
Vera është stina kur zjarret aksidentale shkrumbojnë qindra hektar pyje dhe në rastin më të keq viktima në njerëz. Për të shmangur fatkeqësitë të kësaj natyre, shërbimi zjarrfikës në Qarkun e Lezhës në bashkëpunimin me të gjitha komunat kanë hartuar planet e përbashkëta për masat parandaluese të zjarreve.
Sipas shefit të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Zef Frani, këtë vit vëmendja do të përqendrohet në të gjitha... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 02.05.2012 Ne :
Kronike - 39 Lexime.
 Policia greke / Foto ilustruese
10.5 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë janë sekuestruar nga policia greke në Igumenicë, ndërsa në pranga është vënë një 41-vjeçar nga Shqipëria.
Mësohet se lënda ishte paketuar në 27 pako dhe ishte fshehur në kroskotin e makinës së 41-vjeçarit, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur nga policia e shtetit fqinj.
Dyshohet droga vinte nga Lazarati dhe kishte destinacion tregjet e shitjes në Greqi. / G.N.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 02.05.2012 Ne :
Kronike - 37 Lexime.
 Foto ilustruese
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur para pak minutash në Tiranë.
Personi në fjalë po udhëtonte me motor në Unazën e qytetit, në afërsi të Ministrisë së Jashtme, kur është goditur nga një automjet.
Për pasojë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar menjëherë në spital. Policia ka nisur hetimet. / G.N.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 02.05.2012 Ne :
Kronike - 61 Lexime.

Foto ilustruese
Katër persona kanë rënë në prangat e policisë, ata ishin të shpallur në kërkim për trafik droge nga një Gjykatë në Romë.
Lajmi bëhet i ditur nga policia e Vlorës, ku me anë të operacionit të koduar “Batica” i ndërmarrë nga Departamenti Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u krye ekzekutimi i 4 urdhër-arresteve ndërkombëtare.
Sipas policisë janë arrestuar shtetasit... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 02.05.2012 Ne :
Kronike - 95 Lexime.
 Dekorim me rastin e liberalizmit të vizave
Vështirësitë ekonomike dhe mungesa e shpresës për përmirësim të situatës ekonomike në Shqipëri po ndikon që mjaft banorë nga zona e nënshkodrës të shfrytëzojnë regjimin e liberalizimit të vizave për të kërkuar strehim në vendet e Bashkimit Europian, kryesisht drejt Suedisë. Ky problem është bërë aq shqetësues gjatë ditëve të fundit ku sipas burimeve nga agjencitë e udhëtimeve në qytetin e Shkodrës, vetëm gjatë 48... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 02.05.2012 Ne :
Kronike - 72 Lexime.
 Policia Rrugore / foto arkiv
Tiranë – Aksident me pasojë një të vdekur në Sauk. Nga informacionet e para mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.
(vijon)
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 02.05.2012 Ne :
Kronike - 29 Lexime.
 Foto ilustruese
Shifra tronditëse tregojnë raportet në Itali për sa I përket grave të vrara nga bashkëshortët ose ish-bashkëshortët. Së fundmi tregohet se vetëm në katër muaj ka pasur rreth 50 gra të vrara në Itali
Autoritetet dhe shoqëria civile në Itali janë tejet të shqetësuar nga rritja e numrit të krimeve brenda familjes, duke pohuar se vrasja e grave është kthyer në një emergjencë për shoqërinë.
Autoritetet e vendit fqinj flasin për 50 gra të vrara... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 02.05.2012 Ne :
Kronike - 24 Lexime.
 Foto ilustruese
Një burrë rreth të 40-ve i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetë helmuar me fotoksin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku Shtetasi Ilir Hida, 40 vjeç i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e sotme duke u vetë helmuar me fotoksinë.
Mësohet se 40-vjecari ka ndërruar jetë në spitalin e Elbasanit, ku ka qenë e kotë përpjekja e bluzave të bardha për ta sjellë në jetë.
Sipas policisë shkak i vetëhelimit të Hidës dyshohet të kenë qenë kushtet e... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|