Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Lajme nga Kronike

“Gerdeci”, pritet te jepet pretenca per te akuzuarit

Publikuar me : 21.10.2011 Ne : Kronike - 71 Lexime.
“Gerdeci”, pritet te jepet pretenca per te akuzuaritPretenca për 29 të akuzuarit e çështjes “Gërdeci” pritet të jepet sot. Dy seancat pararendëse u shtynë për shkak të mungesës së shumicës së avokatëve mbrojtës të të pandehurve. Në seancën e djeshme, prokurorët dhe familjarët e cilësuan këtë mungesë si përpjekje për të zvarritur akoma më shumë procesin, i cili ka nisur që në qershor 2009 e ka kaluar nëpër të paktën 150 seanca gjyqësore. Nga pretenca prej 500 faqesh janë lexuar në seancën gjyqësore...Lexo te gjithe artikullin »

Plagosi kunatin, pranga kreut te komunes

Publikuar me : 21.10.2011 Ne : Kronike - 42 Lexime.
Plagosi kunatin, pranga kreut te komunesArrestohet kryetari i komunës Muhur në Dibër. Afrim Nikli është vënë në pranga për plagosjen e kunatit të tij, Namik Damzi. Sipas policisë, Dorazi dhe Nikli kanë pasur një konflikt në banesën e këtij të fundit. Sherri ka degjeneruar në dhunë fizike dhe përdorim të mjeteve të forta, ku i plagosur ka mbetur Namik Damzi. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. Lexo te gjithe artikullin »

Atentati i pamundur ndaj Lulzim Berishes

Publikuar me : 21.10.2011 Ne : Kronike - 73 Lexime.
Atentati i pamundur ndaj Lulzim BerishesPas vrasjes së Klodjan Saliut, drejtimin e organizatës kriminale tani e merr në dorë Endrit Dokle, i cili bashkëpunëtorin më të ngushtë ka Adriatik (Dritan) Colin. Menjëherë pas vrasjes dhe idesë se organizatori i saj është Lulzim Berisha, të pandehurit Endrit Dokle e Adriatik (Dritan) Coli vendosin të kundërpërgjigjen duke vrarë kundërshtarin e tyre të pandehurin Lulzim Berisha. Për të realizuar vrasjen e të pandehurit Lulzim Berisha mendojnë të caktojnë ditën e 40...Lexo te gjithe artikullin »

“Gerdeci”, shtyhet pretenca per 29 te pandehurit, mungojne avokatet

Publikuar me : 20.10.2011 Ne : Kronike - 76 Lexime.
“Gerdeci”, shtyhet pretenca per 29 te pandehurit, mungojne avokatetPas shtyrjeve të njëpasnjëshme pritej që sot në Gjykatën e Tiranës të jepej pretenca e Prokurorisë për 29 të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit, por mungesa e avokatëve mbrojtës të disa prej të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit bëri që Gjykata të shtyjë dhënien e pretencës së prokurorëve. Gjatë seancës së sotme Prokurorët Genci Qano, Petrit Bica, Altin Dumani dhe Marjeta Zaimi duhej të vijojnë leximin e dosjes prej 500 faqesh. Në seancën e ditës së...Lexo te gjithe artikullin »

Durres, trageti perplas anijen tregtare, 1 te vdekur, 2 te mbijetuar e 7 te zhdukur

Publikuar me : 20.10.2011 Ne : Kronike - 35 Lexime.
Durres, trageti perplas anijen tregtare, 1 te vdekur, 2 te mbijetuar e 7 te zhdukur (I përditësuar) - Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në detin Adriatik. Trageti i linjës Durrës-Bari  “Ankara”, i cili ishte nisur nga porti i Durrësit në drejtim të shtetit fqinj, ka përplasur një anije tregtare turke ” Reina 1″ , duke shkaktuar mbytjen e kësaj të fundit. Anija tregtare, me një ekuipazh prej 10 shtetasish turq, ishte nisur nga Rusia në drejtim të  Malit të  Zi dhe është fundosur menjëherë pas...Lexo te gjithe artikullin »

I vjedhin leket te moshuarit, ndalohen

Publikuar me : 20.10.2011 Ne : Kronike - 57 Lexime.
I vjedhin leket te moshuarit, ndalohenDy të rinj u ndaluan nga policia e Pogradecit për vjedhje. Fabio Janko, 19 vjeç, dhe  Redi Molla, 21 vjeç, i kanë vjedhur kartën e bankës një 59-vjeçari dhe më pas kamë tërhequr me të 500 mijë lekë të vjetra. Materialet ndaj tyre për veprën penale të vjedhjes do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.     Lexo te gjithe artikullin »

Aksident ne Rinas, 1 i vdekur, 6 te plagosur

Publikuar me : 20.10.2011 Ne : Kronike - 33 Lexime.
Aksident ne Rinas, 1 i vdekur, 6 te plagosurNjë aksident i ndodhur në rrugën e Rinasit, në dalje të kryeqytetit,  i ka marrë jetën një personi, ndërsa kanë mbetur të plagosur 7 të tjerë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 23:00 të mbrëmjes. Aksidenti ka ardhur si pasojë e përplasjes së një furgoni me një autoveturë. Në vendngjarje ka mbetur i vdekur drejtuesi i autoveturës, Altin Dushaj, ndërsa janë aksidentuar shtetasit Vjollca Luca, 49 vjeç (në gjendje të rëndë), Erald Hoxhalli, 23...Lexo te gjithe artikullin »

“Gerdeci”, sot pritet pretenca per 29 te pandehurit

Publikuar me : 20.10.2011 Ne : Kronike - 30 Lexime.
“Gerdeci”, sot pritet pretenca per 29 te pandehuritPas shtyrjeve të njëpasnjëshme pritet që sot në Gjykatën e Tiranës të jepet pretenca e Prokurorisë për 29 të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit. Mungesa e avokatëve mbrojtës të disa prej të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit bëri që Gjykata të shtyjë të martën dhënien e pretencës së prokurorëve. Gjatë seancës së sotme Prokurorët Genci Qano, Petrit Bica, Altin Dumani dhe Marjeta Zaimi do të vijojnë leximin e dosjes prej 500 faqesh. Në seancën e ditës...Lexo te gjithe artikullin »

I vidhet makina deputetit Eduard Shalsi

Publikuar me : 20.10.2011 Ne : Kronike - 36 Lexime.
I vidhet makina deputetit Eduard Shalsi Denis Dedej Nënkryetarit të grupit parlamentar Socialist, Eduard Shalsi, i vidhet makina në mes të Tiranës. Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e dy ditë më parë kur deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, i cili është përgjegjës për njësinë bashkiake numër 9, ka qenë duke shkuar në zonën e tij elektorale për të zhvilluar disa takime. I kontaktuar nga gazeta “Shekulli”, zyrtari lart socialist bën të ditur se grabitja e makinës së tij ka ndodhur ditën e...Lexo te gjithe artikullin »

“Banda e Durresit”, dy te vrare brenda tre ditesh

Publikuar me : 20.10.2011 Ne : Kronike - 79 Lexime.
“Banda e Durresit”, dy te vrare brenda tre diteshPas vrasjes së Marsel Sotirës, “Banda e Durrësit” merr një periudhë “pushimi”. Pothuajse të gjithë anëtarët largohen nga Shqipëria për në Itali. Lulzim Berisha ndodhet në Gjermani ku është i arrestuar për një procedim ndërsa Klodjan Saliu, pasi kthehet nga Italia, arrestohet i akuzuar për vrasjen e Sotirës. Në këtë kohë bandës i shtohen anëtarë të rinj si Bujar Gashi apo Endrit Dokle, i cili do të marrë një rol kryesor vite më vonë, pas vrasjes së...Lexo te gjithe artikullin »

Ne daten 17.01.2012  nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur

Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?






Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte



Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit