|
Lajme nga Kulture
Publikuar me : 09.01.2012 Ne :
Kulture - 75 Lexime.
 Najada Mejdani
Najada Mejdani është një nga katër prezantueset e projekt-ideve më të mira të trajnimit të organizuar nga shoqata “Miqtë e Muzikës”. Është 21 vjeçe dhe ka përfunduar ciklin e parë të studimeve në Universitetin e Arteve për piano. Tani vazhdon vitin e parë të masterit. Ndryshe nga të tjerë që vetëm ankohen për një realitet që ende s’e njohin, Najada u afrua këto kohë në projektin e shoqatës “Miqtë e Muzikës”, mori mësime për marketingun... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 09.01.2012 Ne :
Kulture - 84 Lexime.
 Jorida Pasku
Projekti “Rritja e aftësive sipërmarrëse të artistëve të rinj në kushtet e një ekonomie tregu”, organizuar nga shoqata “Miqtë e muzikës”, që mori jetë më 14 shtator 2011, u finalizua në funddhjetori në Galerinë “Zeta”, në një mbrëmje të veçantë, ku ndër të tjera, u evidentuan 4 projekt-idetë më të mira dhe u shpërndanë certifikatat e pjesëmarrjes. Ai u mbështet te organizimi i një cikli seminaresh dhe kursesh teoriko-praktike (trajnim)... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 05.01.2012 Ne :
Kulture - 46 Lexime.
 Nga Elsa Demo
Skena e madhe e Teatrit Kombëtar u rri produksioneve të të rinjve si çunit xhaketa e babait. Por nuk janë as protektive e as të ndërlikuara raportet e teatrit me të rinjtë. Përkundrazi: janë të dalë ku të dalë.
Edicioni i shtatë i festivalit të teatrit për të rinj është organizmi më i keq i mundshëm. Organizator është Teatri Kombëtar i cili jep mjediset e punës, mecenat është Ministria e Kulturës e cila jep mesatarisht 400 mijë lekë për shfaqje. U... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 29.12.2011 Ne :
Kulture - 66 Lexime.
 Jorida Pasku
Festival i 50-të i Këngës në Radio-Televizionin Shqiptar nisi me këngë të nostalgjisë menjëherë pas reklamave që do t’i fiksoheshin spektatorit në mendje si një refren i bezdisshëm ku pyetet: “Si do të ishte jeta pa lavatriçe?”, “Si do të ishte jeta pa makinë?” e ku konstatohet që “Bukuria është talent dhe talenti bukuri”, më tej me slogane të kompanive të tjera publicitare. 70 fëmijë, nën drejtimin e dirigjentit Kujtim Alia, u ngjitën në... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 28.12.2011 Ne :
Kulture - 38 Lexime.
 "Qeni andaluzian" foto nga filmi i pare surreslist i Luis Bunuel dhe Salvador Dali
Idlir Azizi
Në përgjithësi dhënia e çmimeve letrare karakterizohet nga subjektivizma, konsensualitet e ndonjëherë edhe kulisa.
Por çmimi letrar në Shqipëri është thjesht një falsitet.
Si një herë fitues i këtij çmimi, e përsëris me qetësi mungesën e besueshmërisë së tij.
Juritë e çmimeve letrare në Shqipëri janë edhe ato pjesë e një transparence të së keqes sonë... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 27.12.2011 Ne :
Kulture - 23 Lexime.
 Natasha Lako
Në bilancin e një viti është mirë që të flitet edhe për letërsinë. Të dimë të paktën sa romane janë shkruar këtë vit, sa autorë kanë botuar për herë të parë. Do të ishte një kuriozitet i bukur, aq më tepër që shqiptarët, përveç bujqve të pasionuar, nuk para kanë ndonjë prodhimtari të madhe. Ne nuk e dimë se cilat janë të korrat tona letrare, po të mos vijë një panair libri. Por çmimet kombëtare ku ndërhyn prestigji i shtetit, sigurisht... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 27.12.2011 Ne :
Kulture - 50 Lexime.
 Petro Marko
Tirana, shembull i jetesës sonë shoqërore. Si rron njerëzia: ku ha, ku dëfren, ku shkon. Si fitohet dhe si prishet paraja. Çmimet e sendeve të para. Vëzhgime të përgjithëshme mbi mënyrën e rrojtjes sonë.
* * *
Beqar apo familjar?
- Meshkuj! Kudo meshkuj! Tirana është mashkullore!
- Apo s’është kështu?
- Ku janë gratë?
- Në shtëpi? Të burgosura? Të skllavëruara? Të sëmura? Të dënuara?
- Apo gjithë burrat që të ze syri nëpër rrugët e... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 26.12.2011 Ne :
Kulture - 25 Lexime.
 Gjaku i poetit foto nga filmi i pare i Jean Cocteau
Elsa Demo
Gjatë tre muajve të fundit Drejtoria e Librit dhe zyra e shtypit e Ministrisë së Kulturës nuk i përgjigjen kërkesës së “Shekullit” për t’u informuar mbi Çmimet Kombëtare të Letërsisë, jurinë, autorët në konkurrim.
Prej vitit 1995 MTKRS organizon një konkurs kombëtar në fushën e krijimtarisë letrare i cili jep çmime për krijimet në poezi, prozë, studime dhe kritikë letrare, letërsi për fëmijë,... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 23.12.2011 Ne :
Kulture - 36 Lexime.
 Grua e fotografuar në mesin e viteve 20 të shek XX nga Dhimitër Vangjeli
Elsa Demo
Edicioni XVII i “Onufrit” ekspozita e arteve pamore prezanton 100 vjet art me frymë moderniteti. Dominon fotografia e piktura. Asnjë video, triumfi i dimensionit ndërkombëtar të çdo “Onufri”. Sepse jemi në një terren shqiptar të modernitetit, nga fillimet në ditët e sotme, i zhveshur ky terren nga grami dhe lulet e serës, thënë me fjalët e kuratorit, një koleksion veprash pa... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 22.12.2011 Ne :
Kulture - 71 Lexime.
 Elsa Demo
“Sofia e Kominĭatëve” shkruar nga Francesco Antonio Santori (1819-1894) sheh dritën e botimit dhe ulet në vendin e mbetur bosh në pritje të romanit të parë të letërsisë shqipe e ku bëjnë rojë “Shkodra e Rrethueme” 1913, e Dom Ndoc Nikajt dhe dy romane të Foqion Postolit.
Dihej prej kohësh që dorëshkrimi i Santorit ekzistonte por askush s’i kishte hyrë punës me për një botim kritik të romanit në arbërisht i shkruar në vitet ’70 të shek. XIX. E... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|