|
Lajme nga Kulture
Publikuar me : 11.05.2012 Ne :
Kulture - 87 Lexime.
Ekspozita “Jetë e Humbun”e piktorit Gjovalin Paci hapet sonte në orën 19:00 në Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës. Prezantohen 107 punime që përbëjnë 11 cikle figurative mbi familjen, traditën, miqësinë, përjetimet, torturën, simbolikën komuniste etj..
Janë rrëfimet e shkruara në vitet 1973-1978 nga autori shkodran Ejell Çoba në librin“Jetë e Humbun”, që frymëzuan artistin për të realizuar këtë ekspozitë. Këto piktura i përkasin gjinisë së portretit... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 11.05.2012 Ne :
Kulture - 72 Lexime.
 Tankred Dorst
“Fernando Krafi më ka shkruar këtë letër” dramë nga Tankred Dorst, me regji të Rogerta Nikollës, shfaqet nga sonte deri më 13 maj, ora 19:00, në skenën e Teatrit të Komedisë. Fernando, një mashkull i pushtetshëm në shoqëri, i propozon për martesë Julias, e cila është një femër e bukur dhe e kulturuar. Por gjatë bashkëjetesës ai i qëndron indiferent dhe nuk ia shpreh dashurinë asnjëherë të vetme.
Një këndvështrim i thellë i emocioneve të një... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 11.05.2012 Ne :
Kulture - 87 Lexime.
 Fshatare shqiptare ne vitet e kolektivizimit te bujqesise
Valeria Dedaj
Libri “Genocidi mbi kulakët” i autorit Xhafer Sadiku ka pak kohë që është hedhur në qarkullim. Ndoshta i vetmi që trajton luftën e klasave në Shqipërinë komuniste, luftë kundër kulakëve që zgjati prej vitit 1948 deri në rënien e regjimit, ky studim ka rëndësi për vlerën dokumentare. Ai i gjithi bazohet në materiale të Arkivit Qendror të Shtetit dhe literaturave të ndryshme mbi historinë e... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 11.05.2012 Ne :
Kulture - 81 Lexime.
 Romeo Çollaku në panairin e Lajpcigut, pranvere 2012
Anila Shuka
Lajpcig
Në një intervistë, shkrimtari shqiptar që jeton në Athinë flet ndër të tjera për spiritualizmin në Shqipërinë komuniste, iluzionin si strategji e të mbijetuarit dhe heshtjen si forma më e përsosur e të shprehurit.
Romeo, kur ke filluar të shkruash për herë të parë dhe çfarë ishte?
Vargjet e para duhet t’i kem shkruar kur kam qenë pak më shumë se dhjetë vjeç. Ishin, mbaj mend,... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 11.05.2012 Ne :
Kulture - 28 Lexime.
 Arjan Sukniqi gjate punes me dy balerine soliste per "Carmina Burana"
Valeria Dedaj
Muzikali “Carmina Burana” (1936) e kompozitorit gjerman Carl Orff, rikthehet në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë, më 18-20 maj, ora 19:00. Pas katër vjetësh reflektim koreografi Arian Sukniqi ka menduar ta sjellë në një gjuhë koreografike më bashkëkohore
Sukniqi ishte duke punuar dje me trupën e balerinëve, pra me një pjesë të kësaj vepre madhështore që do të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 09.05.2012 Ne :
Kulture - 24 Lexime.
Të paktën për ata që kanë organizuar koncertin e Irini Qirjakos, ajo është “nimfa e polifonisë” dhe kështu e titullojnë recitalin e solistes së Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, sonte, ora 19.00, në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit. Qirjako shoqërohet nga grupi vokal, orkestra si dhe grupi i valleve të Ansamblit Popullor.
Solistë të tjerë në koncert edhe këngëtarët Nazif Çela, Mimoza Kosturi dhe Sabahet Vishnja, të cilët sjellin një repertor me... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 09.05.2012 Ne :
Kulture - 40 Lexime.
Nga gjithë albumet me portrete të shqiptarëve nëpër botë, kryesisht në bërthamat e diasporës krijuar prej emigrimit të 20 viteve të fundit, fotografi Roland Tasho ka dalë tek një përzgjedhje. Ekspozita me “portretet e portreteve”, që do të thotë me personalitete shqiptare që kanë një kontribut në kulturën evropiane, është e hapur për disa ditë në Qendrën e Informimit të Bashkimit Europian në Tiranë.
Prezantohen 40 fotografi nga ciklet e shqiptarëve të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 09.05.2012 Ne :
Kulture - 62 Lexime.
 Nga filmi "Rrefenja nga koha e arte"
Dy premiera sonte në Millenium, nga më e mira që ka prodhuar kinemaja europiane në pesë vitet e fundit. Në kuadrin e Festivalit të Filmit Europian, shfaqet në orën 18.00 “Sonny Boy” Maria Peters (Hollandë, 2011), kandidat për Oscar në vitin 2011.
Në orën 20.30, publiku s’duhet të humbasë “Rrëfenja nga koha e artë” Cristian Mungiu (Rumani, 2009), regjisori i ri i vlerësuar me Palmën e Artë 2007 për filmin “4 muaj, 3... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 09.05.2012 Ne :
Kulture - 96 Lexime.
 Attila The Stockbroker para varrit te Enver Hoxhes, 1989
Artisti britanik Attila The Stockbroker prezanton në Tiranë kujtimet fotografike dhe koleksionin e relikteve që ai krijoi gjatë udhëtimit të tij në parë në Shqipëri në vitin 1989. “Tirana Thrash” quhet kjo copë shqiptare e rimarrë dy dekada më pas nga artisti dhe poeti kritik punk nga Britania e Madhe, Attila the Stockbroker. Prezantohet nga mbrëmë në Hapësirën e Artit Alternativ – Tirana Ekspres, në ish... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 09.05.2012 Ne :
Kulture - 56 Lexime.
 Bellochio-Calvelli dje para takimit me studentet te "Marubi"
Valeria Dedaj
Regjisori italian Marco Bellocchio dhe montazhierja e filmit të tij “Vincere” (Të fitosh) Francesca Calvelli, mbajtën një leksion për rreth dy orë në Akademinë “Marubi”. Diskutimi i të dyve “plugoi” momentet kulminate të filmit nisur nga konstruksioni i montazhit. Kulmet në këtë rast flitet përkojnë me hapjen dhe mbylljen unazë të historisë. Pra 5 minutat e para dhe 5 minutat e... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|