|
Lajme nga Kulture
Publikuar me : 09.05.2012 Ne :
Kulture - 80 Lexime.
 Valeria Dedaj
Një grup muzikantësh britanikë ishin kuriozë të vizitonin Shqipërinë nën diktaturën e Enver Hoxhës. “Attila” ishte ky grup anëtarët e të cilit, mund të jenë ndoshta të parët pankë që do të vizitonin “kopshtin shkëmbor buzë Adriatikut” deri në vitet ’80. Ndërsa sot, 23 vjet më vonë, John Baine-i, vokali i “Attila”-s, i bën homazh atij udhëtimi në Tiranë, me sendet që ka ruajtur nga ai kalim, disa fotografi dhe poezi të botuara... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 09.05.2012 Ne :
Kulture - 74 Lexime.
Studiuesja Evalda Paci mban një leksion mbi veprën e Gjon Buzukut në Università degli studi di Napoli L’Orientale më 10 maj. Paci ndalet te “Meshari” i Gjon Buzukut, 1555, si një vepër shqiptare në kundër-rrymë me Kishën Katolike, të cilës, prej fundit të shek.14, i patën prirë përkthime në shqip nga latinishtja apo greqishtja.
Përse “Meshari” që flet në variantin geg, shkon përtej përkthimit të liturgjive të së dielave të Kishës latine, po të kihet... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 09.05.2012 Ne :
Kulture - 47 Lexime.
“Bijë dimri” (Wintertochter) 2010 i regjisorit Johannes Schmid, me aktorët Nina Monka, Ursula Werner dhe Leon Seidel, shfaqet sonte, ora 18.00, në Kinema Millenium. Kattaka Weise jeton në Berlin me prindët që presin një fëmijë. Vajza zbulon se dikush tjetër është babai i saj i vërtetë. Ngjarjet ndodhin javën e Krishtlindjes dhe me simbolikën e festës duket se vajza që është vënë në kërkim të origjinës së saj, fiton një kuptim të ri për jetën e njerëzve që... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 09.05.2012 Ne :
Kulture - 67 Lexime.
 Foto nga "Hapesira e bardhe"
Shtatzënia e papritur dhe lindja e parakohshme është një barrë e rëndë për Marinë e cila e fut në një gjendje të pashpresë.
Do të humbasë apo do ta rimarrë veten nën kontroll? Drama “Hapësira e Bardhë” (Lo spazio bianco) i regjisores Francesca Comencini, 2009, 96 min, shfaqet sonte, ora 19.00 në Akademinë “Marubi”.
Me aktorët: Margherita Buy, Gaetano Bruno, Giovanni Ludeno
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 09.05.2012 Ne :
Kulture - 89 Lexime.
 Orhan Pamuk
Rudina Xhunga
Katër vjet më parë, Orhan Pamuk tregoi në “Shqip” për librin “Muzeu i Pafajësisë”. Libri doli. U përkthye në dhjetëra gjuhë, u shpërnda në miliona kopje. “Muzeu i pafajësisë” është një libër dashurie, për dashurinë si rastësi, për dashurinë e dhimbshme. Një roman tragjik që mbaron pa pasur mundësinë t’ia vesh fajin dikujt.
Orhan Pamuk vjen sërish në “Shqip” për të ndarë me publikun shqiptar përurimin e “Muzeut të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 05.05.2012 Ne :
Kulture - 61 Lexime.
 Nje shfaqje e Estrades
Dje u kujtua 60-vjetori i “Ish-Estradës së parë shqiptare” në sallën “Bodrum” të qendrës kulturore “Tirana”. Në fjalën që mbajti drejtoresha Suela Konjari falënderoi të gjithë artistët që merrnin pjesë për të përkujtuar pionierët e parë të kësaj estrade mes tyre dhe, Melpomeni Çobani, Skënder Sallaku, Skënder Plasari, këngëtaren Anita Take etj.
Ajo përmendi disa nga emrat e estradave të para si: Ramazan Zyberi, Enver Dauti, Ana... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 05.05.2012 Ne :
Kulture - 67 Lexime.
 Ky eshte portreti i Henrit VI. Per aktorin Indrit Cobani, ky mund te jete ndoshta roli me i rendesishem i karrieres
Valeria Dedaj / Elsa Demo
Dy ditë para premierës së shfaqjes “Henri VI”, pjesa e dytë e trilogjisë së Uilliam Shekspirit, e gjithë trupa e aktorëve dhe regjisori Adonis Filipi doli në konferencë për shtyp. Pyetjet e gazetarëve për problematikat që janë ndeshur gjatë rrugës, për shembull, për ndërrimet në staf, largimi i aktorit Ndriçim Xhepa i cili kishte... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 05.05.2012 Ne :
Kulture - 85 Lexime.
Në Akademinë “Marubi”, një tjetër mundësi iu jepet kinofilëve. Antonio Weinrichter López, profesor dhe kritik spanjoll i kinemasë, mban një cikël leksionesh mbi Film-Noir Spanjoll.
Fillon sonte, ora 18.00, me masterclass-in mbi kinemanë eksperimentale duke marrë në analizë “Fausto 5.0” i regjisorëve Alex Ollé, Isidro Ortiz, Carles Padrissa, viti 2001, 93 min. Takimi organizohet në bashkëpunim me Ambasadën e Spanjës në Shqipëri.
Siç është njoftuar tashmë,... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 05.05.2012 Ne :
Kulture - 68 Lexime.
Me rastin e Festivalit të Filmit Europian në Tiranë, Delegacioni i Bashkimit Europian dhe Këshilli Britanik, shfaq “Sulm mbi qytet” (Attack the Block), sonte, ora 18:00, në Kinema Millenium. Filmi me të cilin aktori Joe Cornish (bashkautor i “Aventurat e Tintinit”) debuton si regjisor, është një kombinim i dramës sociale me fanta-shkencën që përshkruan jetën bashkëkohore britanike.
Pas tij, në program, ora 20.00, shfaqet filmi belg “Pengesa” nga Frank van Mechelen.... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 05.05.2012 Ne :
Kulture - 61 Lexime.
Skulptori Genc Mulliqi organizon ekspozitën “Të Rinjtë 3D” me pjesëmarrjen e 19 artistëve të rinj, nën moshën 30 vjeç. Nesër, ora 11.00, në National Sport Park, (Rr. Siri Kodra, pranë ish Uzinës Dinamo). Ardit Beli, Vladimir Kola, Zabit Coka, Zherion Xhaçka, Dorina Sula, Anisa Sala etj., prezantojnë vepra në skulpturë, aty ku ky art e ka vendin, në një mjedis të hapur e të gjelbëruar parku. Organizatore është “Galeria e Vogël”, një ent i pavarur për artin... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|