|
Lajme nga Kulture
Publikuar me : 19.02.2012 Ne :
Kulture - 73 Lexime.
Elsa Demo
Ka procese gjyqësore që ligjërisht e hedhin në anën e humbësve atë i cili moralisht duhej të ishte fitues. Historia e një procesi të tillë vjen përmes dy avokateve të reja Klesta Alikaj dhe Edlira Çiraku. Historia tregon se, jo rrallë, kauza e të rreshtuarve në anën e autorëve, mbrohet në mënyrë absurde.
Gjykata e Tiranës ka regjistruar për vitin 2011 afro 130 padi për riprodhimin pa të drejtë të veprës së tjetrit, ngritur nga dy agjenci kryesore... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 19.02.2012 Ne :
Kulture - 42 Lexime.
Elsa Demo
Burbuqe Berisha drejton prej dy vitesh Teatrin Kombëtar të Kosovës. Ajo thotë shpejt e shkurt se raportet e pushtetit, e qeverisë aktuale me teatrin janë shumë të mira. I takon ta thotë e kemi të drejtë mos ta besojmë. Por janë dy tregues që flasin më shumë se drejtoresha e përgjithshme: Buxheti për projektet artistike të TKK dhe rezultati që kanë dhënë këto projekte. Për vitin 2012 Ministria e Kulturës e Kosovës i ka akorduar TKK 270 mijë euro (afro... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 17.02.2012 Ne :
Kulture - 93 Lexime.
 Elsa Demo
Historitë mbi antisemitizmin nuk janë thënë të gjitha. Ta zbulosh nga një prodhim modest i Teatrit Kombëtar të Kosovës në Tiranë, do të thotë të heshtësh një çast kur viktimizimi e tejkalon të drejtën dhe entuziazmi (për shqiptarin mysliman që nuk deportoi qoftë edhe një hebre) ka ardhur në një pikë ngopjeje për të prodhuar histori.
Në vitet dymijë mund të shkruhen pjesë inteligjente për një temë shumë të trajtuar që nga muzetë historikë në... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 17.02.2012 Ne :
Kulture - 73 Lexime.
 Kanë kaluar dhjetë vjet që kur Karlo dhe Xhulia janë martuar, janë bërë me një vajzë të mrekullueshme Sveva, pastaj janë ndarë pas një sërë inatesh dhe tradhtish reciproke. Ndër Adriano kthehet nga një udhëtim shumë i gjatë ku ka shlyer dënimin 2-vjeçar në Kubë.
Është shkurt ajo që trajtohet në filmin e Gabriele Muccino-s, “Puthmë akoma”, 2010. Muccino është një emër më përfaqëson kinemanë e re italiane. Shfaqet sonte, ora 19.00 në kinemanë e... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 17.02.2012 Ne :
Kulture - 94 Lexime.
 I zgjedhur për atmosferën e Shën Valentinit, një ditë pas festës, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, nxjerr nga fondi i filmit të huaj artistik “Kaloi një grua”, prodhim franko-spanjoll i vitit 1963. Shfaqet nesër, 15 shkurt, ora 12.00.
Një kompani franceze varieteje udhëton nëpër Spanjë gjatë rrugës së kthimit për në Francë. Autobusi ndalon, si pasojë e një dëmtimi, në një fshat të vogël të humbur të quajtur Medina del Zarzal. Artistja Jaqueline (Corinne... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 17.02.2012 Ne :
Kulture - 57 Lexime.
 Piro Milkani
Më kujtohet si sot ajo pasdite vjeshte e vitit 1967 kur dikush më pëshpëriti që të shkoja në sallën e projeksionit të filmave në sektorin e kinofikimit. Ishte një praktikë e njohur kjo. Kur në Kinostudio vinin filma për vizionim nga bota, një pjesë e regjisorëve dhe operatorëve të vjetër kishin privilegjin t’i shikonin. Natyrisht që për shfaqjen ose jo të tyre në kinema, vendoste një komision vizionimi (për të mos thënë komisioni i censurës) ku nuk... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 17.02.2012 Ne :
Kulture - 42 Lexime.
 Në një intervistë informative, Rainer Rother programues i Retrospektivës në Berlinale 2012 tregon për Mezhrabpom (studioja gjermano-ruse e filmit), zbulimet e rëndësishme që po shfaqen për herë të parë këto ditë në Berlinale, fenomenet novative për kinemanë që vijnë nga vitet 1920-’30 nga këto dy vende, dhe vepra pioniere e Fabrikës së Ëndrrës, e cila është venitur në harresë.
Çfarë e nxiti idenë për temën e Retrospektivës së këtij viti?... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 17.02.2012 Ne :
Kulture - 53 Lexime.
 “Para perëndimit të diellit”, filmi i parë artistik i shkurtër i Kledi Kapexhiut, me skenar të Flori Balliut, shfaqet nesër, ora 19.00 në ish-Kinostudios në ambientet e kompanisë audiovizuale AA.
Filmi është prodhuar nga “A.A.” sh.p.k. me mbështetjen financiare në 2010 të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 17.02.2012 Ne :
Kulture - 43 Lexime.
 Muaji i kulturës Shqipëri-Kosovë sjell në Teatrin Kombëtar në Tiranë, sonte, ora 19.00, shfaqjen “Kur loti ngrin në qepallë” e trupës “Istref Begolli” nga Peja.
Drama është shkruar nga Nimon Muçaj dhe Jahi Jahiu mbi motive të Ismail Kadaresë dhe Jusuf Gërvallës. Pas kësaj, 17-18 shkurt, priten me interes shfaqjet e “Natës së dymbëdhjetë” të Shekspirit me regji të Ilir Bokshit, nga Teatri Kombëtar i Prishtinës.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 17.02.2012 Ne :
Kulture - 80 Lexime.
 Marina Marinova, studiuese, kritike e letërsisë me kontribut gati gjysmëshekullor në përkthimin e autorëve shqiptarë në gjuhën bullgare, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare. Me përkthimin e prozës së Migjenit më 1958 e më pas të poezisë, ajo vendos një raport të qëndrueshëm me letërsinë shqipe.
Më 1966 botohet në gjuhën bullgare përkthimi i saj i romanit të Ismail Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe këtu Kadare bëhet autori qendror në punën... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|