Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Lajme nga Kuriozitete

Tre pyetje per serverin e Kryeministrise

Publikuar me : 26.01.2012 Ne : Kuriozitete - 52 Lexime.
Kristi Pinderi Ka disa pyetje, në dukje teknike, që mund të ndihmojnë opinionin publik për të kuptuar dinamikën e një krimi në datën 21 janar të një viti më parë, dinamikë që në fakt ka vazhduar për plot një vit të tërë e që me gjasa vazhdon akoma. Ne po bëjmë më poshtë disa pyetje dhe po tentojmë të gjejmë përgjigjet, deri në atë pikë sa na lejon informacioni që tashmë mund të sigurohet. Pyetja e pare: Dikush ka vendosur të riformatojë serverin për të...Lexo te gjithe artikullin »

Europa ne vend tone

Publikuar me : 26.01.2012 Ne : Kuriozitete - 33 Lexime.
Ardian Vehbiu Njerëzit gjithnjë kanë ëndërruar për një vend tjetër, një tokë të lakmuar, ndonjëherë të premtuar, një truall ku një ditë të mund ta ndërtojnë jetën nga e para; një hapësirë ku të jetojnë në mirëqenie dhe paqe, ku të arrijnë nirvanën pa mundim, njohjen e vërtetë të vetes dhe të sendeve; një parajsë, një xhenet, fundja edhe një Kopsht të Edenit, një locus amoenus. Brezi im do të mbahet mend jo si brezi që ëndërroi për të gjitha këto,...Lexo te gjithe artikullin »

2012 dhe ekonomia

Publikuar me : 22.01.2012 Ne : Kuriozitete - 30 Lexime.
Alban SEJDINI Nata e ndërrimit të viteve dy jave me pare nuk u duk aq shpërthyese në qiell e tavolina sa herët e tjera, të paktën në Tiranë. Në këto kohë të bumit ekonomik qeveritaro-shqiptar, njerëzit duken të ndërgjegjësuar për rrezikshmërinë nga përdorimi i fishekzjarrëve dhe tejngopja me mish e bakllava. Me stomaqe në prag të plasjes dhe shpesh me duar e sy të shpartalluara nga plasja e fishekzjarrëve të hyrë pa asnjë kontroll cilësie, shqiptarët bëjnë prej...Lexo te gjithe artikullin »

100 vjet trishtim

Publikuar me : 22.01.2012 Ne : Kuriozitete - 87 Lexime.
Nga Ilir Yzeiri Dita që çeli veprimtaritë në nder të 100 vjetorit të Pavarësisë, në mos gaboj, ishte e martë, 17 janar, dhe ishte përzgjedhur pse përkonte me ditën e largët të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit. Pra, ishte e martë dhe kremtim për një vdekje. Nëse do t’i përmbaheshim kësaj simbolike, por edhe për shumë e shumë arsye të tjera, në këtë ditë, në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësuesit më të lartë të shqiptarëve...Lexo te gjithe artikullin »

Kater te vraret e 21 janarit dhe nje shoqeri e plagosur…

Publikuar me : 22.01.2012 Ne : Kuriozitete - 58 Lexime.
Nga Myslim Pasha Ku ta dinit ju vallë, se ku ishin fshehur plumbat e vdekjes, në cilat tyta e në cilën strehë të bunkerit? Ju të katër s’ishit, në asnjë strukturë të ndonjë Partie opozitare, vetëm se duke pasur shpresë tek liria dhe demokracia, shkuat në atë demonstratë, ashtu të panjohur njëri me tjetrin, të pafajshëm, në vorbullën e asaj turme, pa artikuluar asnjë thirrje apo parullë, as ulëritët dhe as qëlluat me gurë, nuk kishit as çadra, as thika e as...Lexo te gjithe artikullin »

Drejtesi per 21 janarin

Publikuar me : 22.01.2012 Ne : Kuriozitete - 64 Lexime.
Nga Edi Rama Udhëtimet ngushëlluese drejt katër dyerve të hapura për mort në katër cepa të humbur Shqipërie ishin një dhimbje shumëkilometërshe në realitetin surreal të përditshmërisë së jetës pa të nesërme të atyre familjeve të këputura përtokë me plumba e me fjalë gur të rënda qeverie, në fund të rrugëve pa rrugë që lidhin netët pa ëndrra me ditët pa dritë në kërkim të bukës së fëmijëve. Familje si të zgjedhura enkas nga dora vrastare për t’i...Lexo te gjithe artikullin »

“Manita”

Publikuar me : 22.01.2012 Ne : Kuriozitete - 91 Lexime.
Iliri realizon “manita” si Barcelona e Shpëtim Gjika  Alban Sejdini / Rubrika e së premtes Made In Albania   Ashtu si Barcelona ndaj Realit të Madridit, edhe Iliri realizoi një “Manita” në portën e skuadrës, e cila përfaqësoi të gjithë njerëzit që besojnë tek video-përgjimi me Dritan Priftin. Tifozët e skuadrës së Ilirit gëzuan e dëfryen me të madhe, duke brohoritur “Ilir Meta e Vërteta”, apo duke përgëzuar njëri-tjetrin për diçka që vetëm ata e...Lexo te gjithe artikullin »

Spektri i Demokracise

Publikuar me : 22.01.2012 Ne : Kuriozitete - 91 Lexime.
  Dr. Kesiana Lekbello   Duke kujtuar 21 Janarin dhe bashkë me të katër persona të pafajshëm që humbën jetën, duhet të pranojmë që demokracia tek ne ekziston në formë formale, edhe pse në emër të saj thuren fjalime  duke ju referuar vazhdimisht “vlerave” demokratike që ajo mishëron. Konkretisht të gjithë e dimë që fjala demokraci ka lindur në Greqinë e lashtë nga përbërja e fjalës demos, popull e kratos, pushtet, pra demoskratos do të thotë pushteti i...Lexo te gjithe artikullin »

Marredhenia e ftohte me flamurin

Publikuar me : 22.01.2012 Ne : Kuriozitete - 53 Lexime.
Marredhenia e ftohte me flamurinPortali: “LajmeShqip” Duket se zyrtarët shqiptarë kanë një marrëdhënie mjaft të ftohtë me flamurin kombëtar kuqezi, pasi akoma pa kaluar jehona e skandalit që krijoi publikimi i videos për flamurin shqiptar me yllin komunist në zemër të BE-së në Bruksel, ky është një tjetër rast ku sërish flamuri ynë kombëtar injorohet si simbol. Rasti konkret është edhe më i rëndë, pasi konteksti nacionalist është i pashmangshëm kur bëhet fjalë për një vend fqinj...Lexo te gjithe artikullin »

21 JANARI

Publikuar me : 22.01.2012 Ne : Kuriozitete - 91 Lexime.
21 JANARINga Koloreto Cukali Nuk kam asgjë për të thënë për 21 janarin. Kisha në plan të dilja në bulevard e të sillja ca mbresa. Dola në bulevard, bëmë një rrotullim antiorar me muzikë filmash dhe ikëm pimë kafe. Pra, asnjë mbresë. Si me thënë, bëmë qokën e rastit sa për të mos na thënë që “ja, s’bëtë asgjë për 21 Janarin” dhe kaq. 21 Janari, nuk duhej të ishte kështu. Sepse, 21 Janari ka vendosur para 1 viti një piketë në memorien tonë kombëtare, dhe...Lexo te gjithe artikullin »

Ne daten 17.01.2012  nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur

Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?






Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte



Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit