Kapiteni i kombetares deklaron se ekipi duhet te kete besim te vetja, pasi fitorja nuk eshte cudi
Ka mberritur i pari ne grumbullim, jo vetem sepse Gjermania ku ai aktivizohet, eshte afer me Hungarine, por Altin Lala thote se eshte gjithnje korrekt me oraret. "Natyra ime ben qe te jem i perpikte me oraret, sidomos kur behet fjale per ekipin kombetar. Ndoshta koincidence, por ne kete moment ne hotel (ora 14:30) ndodhem vetem une, Skela, Kapllani dhe Bogdani.
Pra, garda e vjeter apo jo,"- nis me shaka biseden telefonike nga hotel "Aeroport Budapest" kapiteni i kombetares Altin Lala. Ne prag te ndeshjes eliminatore me Hungarine, shtatshkurtri i kuqezinjve flet per kete sfide te rendesishme. "Nuk duhet te druhemi. Me nje perqendrim maksimal ne loje, nuk eshte ndonje cudi te arrijme fitoren. Te ketij mendimi jemi si grup,"- vazhdon ai. Per me tej, ja intervista e Altin Lales, ku flet rreth njohjes se tij per kundershtarin, mundesive te Shqiperise, shokut te ekipit te Hanoveri, Husti, si dhe njeriun qe do te markoje te shtunen, pikerisht mesfshorin Tamash Hajnal.
- Altin, sa e njihni lojen e Hungarise?
- E kam pare ne dy ndeshjet e fundit, ku ka luajtur shume mire, por nuk i ka buzeqeshur rezultati. Disa prej lojtareve i njoh, pasi luajne ne Bundeslige. Kane nje ekip me lojtare te rinj dhe shume te mire. Ndaj tyre duhet te kemi shume kujdes.
- Ka ndonje avantazh Shqiperia ne kete perballje?
- Une mendoj se kemi nje avantazh te madh. Kjo ka te beje me eksperiencen e disa prej lojtareve tane. Tani eshte momenti qe kjo eksperience, imja, Skeles, Bogdanit, Beqajt, Canes etj., te jape frytet e veta perballe nje kundershtari qe nuk ka ndonje nivel me te larte se ne.
- Sipas jush, te shtunen duhet luftuar per fitore?
- Qellimi yne kryesor eshte te marrim patjeter pike ne kete ndeshje, ku them se nuk eshte cudi qe edhe te fitojme. Ne fushe duhet te futemi me kete mentalitet, por natyrisht pa lene hapesira per kundershtarin, sepse do te ishte fatale. Ne ndeshjet jashte fushe, edhe barazimi eshte nje rezultat i mire. E rendesishme eshte qe te kemi besimin te vetja. Me nje perqendrim te madh ne loje, jam i bindur qe mund te dalim me tri pike nga Hungaria.
- E shikoni te stabilizuar repartin e mbrojtjes?
- Se pari, dua te them se me Suedine dhe Malten nuk kemi bere ndeshje te keqija. Edhe pse kemi zhvilluar vete dy ndeshje, eshte pozitiv fakti qe nuk kemi pesuar asnje gol. Tani, ne ndeshjet jashte fushe, puna e mbrojtjes duket me mire, por jam optimist se edhe kete here nuk do te pesojme gol.
- Na flsini pak per Sabolcs Hustin, shokun tuaj te Hanoveri, qe kete here do ta keni kundershtar ne fushe?
- Husti eshte lojtari me i mire i Hungarise dhe, pse jo, edhe i Hanoverit. Keto dite kemi biseduar shpesh, edhe pse une gjithnje me shaka i kam thene se kam porositur shoket qe te shtunen t'i nderhyjne rende. Ia kam bere gati gogol lojen tone, pasi ai, duke pare mua qe luftoj shume, mendon se si une ka lojtare te tjere ne kombetaren shqiptare. Gjithsesi, per te folur seriozisht, me duhet te them se Husti eshte nje lojtar trim, driblues shume i mire dhe mjaft i rrezikshem me gjuajtjet e tij. Ngaqe gjuan edhe me kemben e majte, goditja e tij eshte shume e bukur dhe "vdekjeprurese" per portieret. Mjafton te kujtojme golin e fundit qe shenoi kunder Bajernit te Mynihut.
- Nga cili lojtar hungrez duhet te keni me shume kujdes?
- Eshte Tamash Hajnal, nje lojtar tipik golashenues, i cili luan si mesfushor i avancuar. Pozicioni qe ka ne fushe, me ka bere qe te perballem disa here me te gjate ndeshjeve te Bundesliges. Edhe ne ndeshjen e fundit, ku luajta 15 minuta. E njoh lojen e tij dhe besoj se do t'i fitoj dyluftimet.
"Vendi i pare, me shume per imazhin e Shqiperise"
Vendi i pare ne grupin 1 eliminator shikohet nga Altin Lala si nje nga gjerat me pozitive per imazhin e Shqiperise. Dhe kapiteni kuqezi kete e ka vene re qe kur ka shkelur ne Gjermani, pas dy ndeshjeve te para me Suedine dhe Malten. "Kryesimi i grupit eshte me shume per imazhin e Shqiperise, qe gjithnje ka qene negativ. M'u be shume qejfi kur u ktheva ne Gjermani dhe vura re se kjo gje kishte lene nje impakt te mire, qofte tek ata njerez qe njoh, por edhe ne shumicen e mediave,"- tregon Lala, i cili pas ndeshjeve eliminatore per Euro 2008-n, e ka ndier veten keq, kur gazetaret gjermane me shume e pyesnin per aludimet rreth kombetares shqiptare sesa paraqitjes se saj.
Kuqezinjte zhvilluan dje stervitjen e pare ne stadiumin e Vezsezit. Teli dhe Hyka i bashkohen sot grupit
Kombetarja fillon ditet hungareze
Pergatitjet per ndeshjen eliminatore me Hungarine kane nisur dje per kuqezinjte me nje stervitje te lehte, qe u zhvillua ne stadiumin e Vecsezit. Te grumbulluar ne hotel "Aeroport Budapest", futbollistet kuqezinj erdhen me se shumti rreth drekes, aty ku gjeten trajnerin Ari Han, ndihmesin e tij te ri Vim Surbier, si dhe perkthyesin Ajet Xeka.
Te fundit qe mberriten ne Budapest ishin ata qe luajne ne kampionatin shqiptar, si Beqiri, Lila, Bakaj, Agolli dhe Vrapi, bashke me masazhatorin Ylli Mihali. Nen urdhrat e trajnerit Han ishin 20 futbolliste, pasi Admir Teli dhe Jahmir Hyka, per shkak te angazhimit me klubet, do t'i bashkohen sot grupit. Fytyra e re e kombetares ishte portieri Sajmir Ujkani, qe u thirr ne vend te Ilion Likes. Per kosovarin, qe eshte pjese e Palermos, ky eshte grumbullimi i pare me kuqezinjte per sa u perket ndeshjeve eliminatore.
Nderkohe, aty rreth ores 18:00, futbollistet u njohen me terrenin, ku per kater dite te tjera do te kryejne pergatitjet. Stadiumi i Vecsezit, nga vendi ku jane sistemuar kuqezinjte eshte vetem tri minuta larg. Sipas informacioneve prane kombetares, stervitja e djeshme ishte me shume shkrydhese, ku kuqezinjte kryen vrapime te lehta dhe ushtrime atletike. Intensiteti pritet te rritet sot me dy seanca. Mesohet se Ervin Skela, i cili ka qene me gjendje gripale, dje u stervit normalisht me grupin.