Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Lala beson te surpriza: 6 piket, jo te pamundura

Publikuar me : 08.10.2008 Ne : Sport - 263 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Altin Lala beson te forca e perfaqesueses se Shqiperise. Kapiteni kuqezi beson se Shqiperia mund te shkaktoje surprizen e radhes, duke fituar 6 pike te plota nga dy sfidat eliminatore te Boterorit 2010. Te shtunen skuadra e drejtuar nga Ari Han luan perballe Hungarise ne stadiumin e jashtezakonshem te Budapestit, "Ferenc Pushkash", ndersa kater dite me vone ata luajne ne Portugali. Pas barazimit me Suedine dhe fitoren bindese kunder Maltes (te dyja ndeshjet jane zhvilluar ne Tirane), per here te pare ne histori Kombetarja kryeson nje grup eliminator ne evenimentin me te rendesishem boteror. Megjithate, sfidat e radhes jane shume te veshtira. Kjo jo vetem prej faktit se luhen ne fushen kundershtare, por edhe sepse fillimisht luhet me nje rival direkt per vendin e katert, ndersa me pas vjen perballja me skuadren me te kuotuar per te fituar grupin. Megjithate, kapiteni shqiptar nuk trembet, madje guxon te mendoje piket maksimale. "Ne dy ndeshjet e ardhshme mund te llogarisim edhe fitimin e 6 pikeve", ka deklaruar Lala per tabloidin gjerman, "Bild". Sfida e se shtunes do ta vendose mesfushorin shtatshkurter kunder shokut te tij te skuadres te Hanoveri, Szhabolks Huszhti. 32-vjeçari tregon se sfida eliminatore ka qene tema e dites ndermjet tij dhe hungarezit. "Per kete ndeshje kemi disa dite qe diskutojme dhe secili nga ne shpreh besimin se skuadra e tij do te fitoje", pohoi futbollisti shtatshkurter. Ai konfirmoi edhe vendosjen e nje basti, i cili do te shlyhet kur te perfundojne impenjimet nderkombetare dhe te takohen te klubi i Bundesliges gjermane. Nderkohe, ne mesjaven e ardhshme, Kombetarja shqiptare do te provoje forcat me favoriten e Grupit 1, Portugaline. Nje pike kunder ekipit te udhehequr nga superylli i futbollit boteror, Kristiano Ronaldo, do te ishte nje surprize e jashtezakonshme, por Lala mendon per me shume. "Ne futboll gjithçka eshte e mundur", theksoi Lala dhe shton duke qeshur: "Ndermjet Huszhtit dhe Ronaldos nuk ka shume dallim".

Stervitja - Me ne fund me kontingjent te plote, pas ardhjes se Telit dhe Hykes, Kombetarja ka filluar stervitjen me dy seanca ne dite. Lajmet qe vijne nga Budapesti jane mjaft pozitive, mbi te gjitha per sa u perket demtimeve. Debatik Curri nuk ka me dhimbje pas nje goditjeje qe kishte marre ne Ukraine, ndersa Klodian Duro ka filluar te stervitet pjeserisht me grupin. Elvin Beqiri dhe Hamdi Salihi punuan te diferencuar: per mbrojtesin mendohet se rikuperimi do te vije ne kohe, ndersa per sulmuesin situata eshte disi me problematike. Nderkohe, burime zyrtare te FSHF-se kane hedhur kategorikisht poshte spekulimet se Lorik Cana eshte demtuar dhe u largua nga stervitje. "Loriku eshte lojtari me ne forme i skuadres dhe nuk eshte e vertete qe eshte demtuar", pohuan zyrtare te federates.

 

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitri

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 85 here.
Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitriNuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »


» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit