Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Lamtumire Nobelit José Saramago

Publikuar me : 19.06.2010 Ne : Kulture - 204 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Shkrimtari portugez dhe cmimi Nobel José Saramago nderroi jete ne moshen 88-vjecare ne shtepine e tij ne Ishujt Kanari, ku jetonte pas largimit nga atdheu me 1992.


Vuajti nga leucemia dhe prane pati te shoqen, Pilar del Rio. Poet, romancier, gazetar, eshte i vetmi autor portugez i vleresuar me cmimin me te larte nderkombetar per te letersine.


Per shkak te bindjeve ateiste shprehur edhe ne letersine e tij, Saramago pati probleme me qeverine portugeze e cila pengoi prezantimin e romanit Ungjilli sipas Krishtit per Çmimin Evropian ne Letersi. Per kete arsye ai u largua nga Portugalia dhe akuzoi per censure qeverine. Ai ka qene gjithnje nje ze antagonist


Saramago u lind Azinhaga, ne Portugali me 1922. Romani i tij i pare ne stil realist, Toka e mekatit doli me 1947. Me 1959 behet anetar i Partise Komuniste e cila gjate regjimit te Salazarit, vepronte ne fshehtesi.


Ne vitet gjashtedhjete behet nje nga kritiket me te forte te vendit tij dhe me 66 boton permbledhjen e pare poetike Vargje te mundshme. Drejton per 12 vjet nje shtepi botuese dhe 1972-73 eshte kurator i suplementit kulturor te Diario de Lisboa.


Pas viteve shtatedhjete shfaqet nje tjeter Saramago (nendrejtor i te perditshmes Diario de Noticias me 75 dhe shkrimtar i lire), i afte per ta cliruar narrativen portugeze nga rrenjet e se kaluares. Kjo eshte nje nga disa arsyet pse ai meritoi me 1998 Çmimin Nobel. Me 1980 botoi Toka me emrin Alentejo per revolten e popullit ne skaj te Portugalise lindore.


Suksesi i tij i pare i madh ishte botimi me 1982 i romanit Memoriali i kuvendit, pasuar nga Viti i vdekjes se Ricardo Reis.


Ne vitet 90, fale Nobelit fitoi famen nderkombetare dhe boton Verberia, Gjithe emrat, Shpella, Burri mashtrues etj. Ka mbeshtetur iberizmin, levizje per bashkimin e Spanjes dhe Portugalise, vende te gadishulli iberik te cilit i kushton romanin Trageti prej guri.


Eshte akuzuar per antisemitizem me opinionet qe ka shprehur per konfliktin ne Lindjen e Mesme, ndersa per romanet Memoriali dhe sidomos per Ungjilli sipas Krishtit dhe dramen Jeta e dyte e Franceskut te Asizit ka ngjallur zemerimin e Selise se Shenjte.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Net kosovare

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 73 here.
Net kosovareElsa Demo Qëkurse Kosova u bë e pavarur, qeveritë futën në axhenda edhe muajin e kulturës Shqipëri-Kosovë. Aktivitetet, kryesisht nga artet skenike, ndodhin gjatë një muaji të papërcaktuar i cili zhvendoset nga pranvera në dimër. Sepse i administruar nga institucionet shtetërore dhe i drejtuar nga politika, muaji i kulturës mbarëkombëtare ka krijuar varësi të squllët nga ndryshimet që pësojnë kabinetet qeveritare të të dy vendeve, ndryshim që ndodh dramatikisht...Lexo te gjithe artikullin »


» Nata e fundit bashke e vellezerve Blloshmi
» Dafte Inzot!
» Hahn dhe Reinhold Si u transkriptua shqipja 155 vjet me pare
» Mjafton te mos jetosh me standard te dyfishte
» Arkitekt ne socializem
» Perqafimi i ftohte
» Guillaume Lejean, udhetar ne Turqine evropiane
» Ikja e Uliksit
» Bust ne vendlindjen e F.S.Nolit
» Lindur me nje Smena

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit