Reportazhi i agjencise gjermane te lajmeve Dwelle per komunen e Gjirokastres qe eshte shnderruar ne nje plantacion droge
Perkunder deklarimeve te zyrtareve te policise dhe politikaneve, ne Lazarat edhe kete vit jane mbjelle plantacione te konsiderushme me droge. Lazarati eshte sot, do te jete dhe ne muajt e ardhshem, destinacioni kryesor i furnizimit te trafikut.
Flas me nje mesuese, qe natyrisht nuk identifikohet, rreth situates sociale ne kete komune. Ajo si e zene ne faj thote Kemi bere biseda me nxenesit ne radhe te pare, pastaj me persona te caktuar ne fshat.
Nderkaq, nje nga ish maturantet e shkolles se mesme te fshatit qe kete vit deshiron te studioje per jurisprudence me drejtohet me revolte pse te mos permendet emri Lazaratit sic eshte bere pak kohe me pare, jo per te keqijat qe mund te kete, por per anet e mira te tij. Te shtyre nga perfitimet materiale, prinderit tane nuk e kuptojne demin qe na shkaktojne ne.
Po situata ne terren eshte krejt tjeter. Mbjellja e bimeve narkotike eshte thuajse nje gare mes banoreve se kush te mbjelle me teper. Sa me teper te mbjellesh aq me i zoti dukesh ne sy te fshatit.
Ja si me pergjigjet nje banor i kesaj komune E perditshmja eshte e rende, skemi asnje te ardhur apo njeri ne pune. Mbjellim, mbjellim dhe ate qe mbase nuk lejohet. Sakrifikojme. Çdo gje e bejme nga e keqja. Jam pa pune, i kam te gjithe pa pune. Bejne te gjithe, do bej dhe une.
E te njejtit mendim eshte dhe nje tjeter e moshuar aty prane qe pa ia bere syri terr te jep gjithe qytetarine e statusin social te kultivuesve te hashashit. ...punoj, mbledh hashash, skam cbej, punoj. Kete menyre jetese kam.
Perballe kesaj situate, pavaresisht konferencave rajonale, tregimeve publike, pritje - percjelljeve te ambasadoreve e mitingjeve elektorale, Kryetari komunes Dasho Aliko gjen rastin te beje apel I bej thirrje gjithe komunitetit tim te largohen nga ky fenomen.
Edhe Prefekte e qarkut Mimoza Como, si kryetare e Komitetit shteteror antitrafik pohon nje varg masash te ndermarra Jemi te gjithe te interesuar e te impenjuar qe ky fenomen te minimizohet.
Por pavaresisht gjithckaje, mediatizimit, thirrjeve, sensibilizimit, here - here dhe manipulimit, plantacionet e mbjella me hashash rriten sovrane ne Lazarat. Helikopteret e policise filmojne, nderkohe qe nga poshte vijne bresheri armesh dhe policia ende nuk ka kontroll te plote ne brendesi te Kolumbise shqiptare te droges.
Drejtori i pergjithshem i policise se shtetit, Hysni Burgaj, ne nje takim me drejtuesit vendore te policise Kam gjithe informacionin e duhur per parapergatitjet qe po fillojne nga disa persona qe po penalizojne jo vetem Gjirokastren por mbare Shqiperine. Veprimet e policise do jene teper te ashpra.
Vete ministri i Brendshem, Lulzim Basha, qe tashme e njeh me ne thellesi fenomenin, duke folur per baronet e droges ne Lazarat u shpreh Ai grusht njerezish do te ndjeje peshen e forte te ligjit dhe do te perballet me drejtesine cdo dite, cdo jave, ne ditet e muajt qe do te vijne. Te presim deri sa grushti i shtetit te godase seriozisht per te fshire njehere e mire nga harta ballkanike, kolumbine shqiptare te droges.
Makina e te riut eshte qelluar me kater plumba pistolete teksa ndodhej prane nje lavazhi. A. B shpeton pa demtime
Lazarat, atentat me kater plumba 18- vjecarit
GJIROKASTER- Kater plumba pistolete ne drejtim te automjetit, fatmiresisht pa te lenduar dhe as viktima. Ngjarja u regjistrua mesnaten e djeshme ne aksin kombetar Gjirokaster- Kakavije ne vendin e quajtur Kordhoce. Policia deklaron se pas denoncimit, per zbardhjen e ngjarjes jane angazhuar ekspertet me te mire.
Burime zyrtare te policise kane deklaruar se ngjarja ka ndodhur prane nje pike per larjen e makinave, ne afersi te fshatit Lazarat. Ne baze te denoncimit qe ka depozituar prane Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokaster shtetasi me inicialet I.
B, eshte qelluar me arme zjarri nga persona te paidentifikuar, te cilet leviznin me nje automjet me targa te huaja, nipi i tij shtetasi A. B, 18 vjec, lindur dhe banues ne fshatin Lazarat, i cili ishte me automjetin e tij tip Volksvagen me targa S 406 FKJ, prane ketij lavazhi.
Nga keqyrja e automjetit te bere nga grupi hetimor rezultoi se automjeti tip Volsvagen si pasoje e te shtenave ka marre kater plumba pistolete, ndersa shtetasi i lartpermendur nuk ka pesuar lendime Grupi hetimor po punon per fiksimin e gezhojave ne vendngjarje, mbledhjen e provave te tjera ligjore, me qellim zbardhjen e kesaj ngjarjeje dhe venien para drejtesise te autoreve.
Per zbardhjen e kesaj ngjarjeje jane angazhuar ekspertet me te mire te policise se Drejtorise Policise se Qarkut Gjirokaster ku ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster po punohet intensivisht per zbardhjen e ngjarjes,- thuhet ne komunikaten zyrtare ne lidhje me kete ngjarje.