Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Lazarati, Kolumbia shqiptare e droges

Publikuar me : 02.09.2010 Ne : Kuriozitete - 97 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Lazarati vijon te mbetet Kolumbia shqiptare e droges megjithe deklarimet e zyrtareve te policise. Trafiku i droges e ka bazen e vet te furnizimit ne kete komune, ku ende policia shqiptare nuk ka kontroll te plote



Perkunder deklarimeve te zyrtareve te policise dhe politikaneve, ne Lazarat edhe kete vit jane mbjelle plantacione te konsiderushme me droge. Lazarati eshte sot, do te jete dhe ne muajt e ardhshem, destinacioni kryesor i furnizimit te trafikut. Flas me nje mesuese, qe natyrisht nuk identifikohet, rreth situates sociale ne kete komune. Ajo si e zene ne faj thote Kemi bere biseda me nxensit ne rradhe te pare, pastaj me persona te caktuar ne fshat.

Nderkaq nje nga ish maturantet e shkolles se mesme te fshatit qe kete vit deshiron te studioje per jurisprudence me drejtohet me revolte pse te mos permendet emri Lazaratit sic eshte bere pak kohe me pare, jo per te keqiat qe mund te kete, por per anet e mira te tij. Te shtyre nga perfitimet materiale, prinderit tane nuk e kuptojne demin qe na shkaktojne ne.




Sa me teper te mbjellesh aq me i zoti dukesh ne sy te fshatit

Po situata ne terren eshte krejt tjeter. Mbjellja e bimeve narkotike eshte thuajse nje gare mes banoreve se kush te mbjelle me teper. Sa me teper te mbjellesh aq me i zoti dukesh ne sy te fshatit. Ja si me pergjigjet nje banor i kesaj komune E perditshmja eshte e rende, skemi asnje te ardhur apo njeri ne pune. Mbjellim, mbjellim dhe ate qe mbase nuk lejohet. Sakrifikojme. Çdo gje e bejme nga e keqja. Jam pa pune, i kam te gjithe pa pune. Bejne te gjithe, do bej dhe une.

E te njejtit mendim eshte dhe nje tjeter e moshuar aty prane qe pa ja bere syri terr te jep gjithe qytetarine e statusin social te kultivuesve te hashashit. ...punoj, mbledh hashash, skam cbej, punoj. Kete menyre jetese kam.




Pushteti lokal thirrje komunitetit te largohet nga ky fenomen

Perballe kesaj situate, pavaresisht konferencave rajonale, tregimeve publike, pritje - percjelljeve te ambasadoreve e mitingjeve elektorale, Kryetari komunes Dasho Aliko gjen rastin te beje apel I bej thirrje gjithe komunitetit tim te largohen nga ky fenomen.

Edhe Prefekte e qarkut Mimoza Como, si kryetare e Komitetit shteteror antitrafik pohon nje varg masash te ndermarra Jemi te gjithe te interesuar e te impenjuar qe ky fenomen te minimizohet.

Por paversisht gjithckaje, mediatizimit, thirrjeve, sensibilizimit, here - here dhe manipulimit, plantacionet e mbjella me hashash rriten sovrane ne Lazarat. Helikopteret e policise filmojne, nderkohe qe nga poshte vijne bresheri armesh dhe policia ende nuk ka kontroll te plote ne brendesi te Kolumbise shqiptare te droges.



Ministri Basha dhe policia paralajmerojne masa te ashpra

Drejtori pergjithshem i policise se shtetit Hysni Burgaj ne nje takim me drejtuesit vendore te policise Kam gjithe informacionin e duhur per parapergatitjet qe po fillojne nga disa persona qe po penalizojne jo vetem Gjirokastren por mbare Shqiperine. Veprimet e policise do jene teper te ashpra.

Vete Ministri brendshem Lulzim Basha, qe tashme e njeh me ne thellesi fenomenin, duke folur per baronet e droges ne Lazarat u shpreh Ai grusht njerezish do te ndjeje peshen e forte te ligjit dhe do te perballet me drejtesine cdo dite, cdo jave, ne ditet e muajt qe do te vijne.

Te presim deri sa grushti i shtetit te godase seriozisht per te fshire njehere e mire nga harta ballkanike, kolumbine shqiptare te droges.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kurbani dhe Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 41 here.
        Nga Gazmend Kapllani*   Personalisht nuk kam asnjë lloj farefisnie politike me autorin. Dhe nuk do isha këtu të flisja për librin në se nuk do më pëlqente me të vërtetë. Shumica prej jush që jeni në këtë sallë nuk keni nevojë që unë t’ju flas mirë për librin dhe për autorin sepse kam përshtypjen, duke parë gjestet tuaja, që mendoni mirë për autorin edhe pa e lexuar librin. Do mendonit shumë mirë për të edhe sikur ai mos t’a...Lexo te gjithe artikullin »


» A u duhen studenteve kaq shume mastera?
» Sovraniteti i fakteve
» Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise
» Perqeshja aktoreske per Gjykaten Kushtetuese
» Romet, Avokati i Popullit dhe ne, “raca e bardhe”
» Leter publike e Nexhmije Hoxhes
» Lecitja
» Nuk ka Shqiperi te pasur, me fshat te varfer
» “Feudalizem” me plehrat…
» “E shkruar” nga Perendi(mi)!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit