Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Leku perjeton jave te keqe

Publikuar me : 12.09.2008 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 492 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Financat Personale

Leku perjeton jave te keqe

Monedha shqiptare u dobesua per diten e gjashte rradhazi kundrejt dollarit dhe euros, duke shenuar nivelin me te ulet qe prej nje viti kundrejt monedhes amerikane si dhe nivelin me te ulet ne shume muaj kundrejt asaj europiane. Dollari kushtoi dje 88.42 leke, per here te pare qe nga shtatori i vitit te kaluar, nderkohe qe euro u ngjit ne 122.96 leke. Qe nga fillimi i shtatorit, leku ka humbur 6.2% kundrejt dollarit dhe 1.2% kundrejt euros.

Disa eksperte mendojne se kjo eshte pika e ktheses per lekun shqiptar dhe se tendenca e pergjithshme afatmesme eshte per dobesimin e lekut. Leku shqiptar u forcua vazhdimisht qe nga viti 2003 deri ne vitin 2006, ndersa ka filluar te dobesohet gjate vitit 2007, per shkak te rritjes se deficitit te llogarise korrente te vendit. Deficiti parashikohet ne rritje edhe per kete vit, gje qe do te ushtroje presion mbi lekun. Importet e larta te energjise dhe ushqimeve, si dhe ulja e prurjeve valutore nga emigrantet kane qene shkaktaret e thellimit te deficitit te llogarise korrente te vendit, qe kete vit pritet te kaperceje kuoten e 1 miliarde eurove. Gjate vitit te kaluar, deficiti u kompensua pjesshem me hyrjen e investimeve te huaja, por kete vit, nje gje e tille nuk po perseritet.

Kredite ne valute shtrenjtohen

Gjate gjithe kesaj jave monedha vendese lek ka vazhduar qe te humbase pike ndaj dollarit amerikan dhe ndaj euros. Monedha amerikane nje situate te tille e ka shtire ne kohe prej disa javesh dhe efekti nuk vjen nga tregu vendes por ai nderkombetar. Por ndaj lekut gjate kesaj jave eshte konstatuar se edhe euro ka patur nje mbicmim te ndjeshem. Ende nuk dihet nese kjo sjellje e valutave ndaj lekut do te jete nje fenomen javor apo do te shtrihet me tej

Kredite

Ekonomia shqiptare mbetet teper e brishte ndaj levizjeve te tilla ne kursin e kembimit. Zhvleresimi i lekut ndaj euros dhe dollarit eshte edhe situata me pafavorshme. Nese ne nje ekonomi tjeter qe do te kishte nje eksport relativisht te larte, efektet do te ishin me te minimizuara, ne rastin e ekonomise shqiptare, nje zhvleresim i lekut do te ishte i veshtire per tu menaxhuar. Kjo pasi 80% e kredise eshte e dhene ne valute dhe pjesa me e madhe e klienteve te bankave qe kane marre keto kredi i kane te ardhurat ne leke.

Nese do te merrnim shembullin e monedhes amerikane, ajo eshte mbicmuar ndaj lekut me 1.2 leke te reja gjate javeve te fundit. Pra, nese i referohemi kursit te kembimit qe per dollarin ishte disa jave me pare 76 leke, tashme ai ka shkuar ne 88.4 leke. Nje kredi ne dollare, ku klienti te ardhurat i ka ne leke ka ne shtrenjtim qe shkon ne rreth 16 per qind.

Ndersa persa i perket monedhes evropiane, mbicmimi i saj ndaj lekut gjate kesaj jave eshte i kontrolluar. Euro mbetet edhe monedha kryesore ne te cilen jane importet shqiptare dhe kredia e dhene nga ana e bankave te nivelit te dyte. Nje ndryshim i ndjeshem i kursit te kembimit te euros me lekun do te kishte pasoja te paparashikuara ne ekonomi. Pasojat negative do te ishin ne rastin e nje zhvleresimi, pasi ekonomia shqiptare mbetet e orientuar ne drejtim te importeve.

 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit