Permbledhje e Shtypit Shqiptar !
 

Indeksi i NewsRoom » Kuriozitete
Leter zotit minister, duke lene minjte menjane

Publikuar me : 06.03.2010 Origjina : Gazeta Shekulli Lexuar : 306 here.
'


Z.Minister i Brendshem
Ne gazeten e djeshme "Panorama" keni botuar nje replike me nje shkrim te Rudolf Markut ne gazeten Shekulli. Se pari ju kerkoj ndjese lexuesve te Shekullit sepse po reagoj ne kushtet kur ata nuk e njohin permbajtjen e replikes suaj, por vetem shkrimin qe shkaktoi repliken, pra opinionin e z.Marku.

Sipas rregullave etike, qe ju thoni se i kini ne zemer, mund ta kishit sjelle repliken ne "Shekulli". Ne do ta kishim botuar. Ju nuk e bete kete gje, duke deshmuar mungese respekti ndaj lexuesve te Shekullit. Arsyet nuk ka nevoje tua them une. Ato kane te bejne edhe me "minjte dhe mbreteroret"; ketu bashkohem plotesisht me lojen tuaj te fjaleve ne titullin e replikes.
E qarte qe ne kemi kende te ndryshme kuptimi te metafores, por nuk di pse kam pershtypjen se shumicen e minjve te ketij vendi ju i njihni shume me nga afer se une.

Po i leme pra, minjte. Minjte rrine menjane. Nuk po ndalem as tek paragrafi ku me marifet pranoni se keni qene ne spital ate dite. Sigurisht nuk do hyj as ne ato pjese te replikes ku ju i drejtoheshit autorit Marku. Ai mund te flase vete, nese e quan te nevojshme.


Une po ju shkruaj per ato paragrafe te letres suaj te djeshme ku flisni per detyrimet profesionale, sipas jush, te medias dhe per padite ndaj mediave, qe prape sipas jush, qeveria ku beni pjese, nuk i ben.

Po ju citoj qe te jemi korrekte. Ju beni nje lloj apeli per etike dhe transparence duke shkruar:

"...Ne kete rast, gazeta qe boton shkrimin, kishte si minimum detyrimin per te me telefonuar ..."

Zoti minister!
Kur i flisni publikut te ketij vendi per te tilla "detyrime" qe kane te bejne me etiken dhe transparencen, a pernjimend e keni qe e renditni veten tek viktimat??

Shtrydheni edhe ca talentin tuaj zoti Basha. A tju gjej une ca tema shume me te rendesishme per te folur mbi etiken dhe transparencen? A mund ti flisni pershembull, publikut te ketij vendi mbi pergjegjesite e qeverise dhe tuajat per Gerdecin, Kalimashin, apo Shkodren, Ruzhdijen etj?

Eshte e qarte qe nuk do ta beni, megjithese ka shume pyetje ende pa pergjigje mbi keto pergjegjesi. Besoj biem dakord, qe keto jane ceshtje, ne te cilat shume me teper, ia kini borxh etiken dhe transparencen, ketij publiku, apo jo?

Tju telefononim? Po besa, edhe mund tju telefononim. Por kemi pervoje shume te hidhur me telefonatat dhe letrat pa pergjigje. Qindra raste te mungeses se pergjigjeve tuaja ndaj trokitjeve te "Shekullit" ne administrate, mund te gjenden, por une po marr nje rast te vetem, meqe eshte pervoje personale dhe fare e drejtperdrejte.

Ka ndodhur kur ministria qe ju dikur drejtonit, shpalli se do investonte ne Albtelekom rreth 11 milione euro. Ishte firmosur shitja nderkohe. Donim te dinim si ishte e mundur qe te investohej ne nje veper te shitur. Kush hedh akoma leke ne shtepine qe tashme e ka blere dikush tjeter? Sigurisht qe duhej te sqaronim veten dhe publikun per kete shpenzim. U perpoqa te kontaktoja me ju me te gjitha menyrat dy dite me rradhe, duke e mbajtur artikullin te pabotuar. Me ne fund ju nisa nje SMS ne celularin tuaj personal. Pyetja ishte: "Z.Basha, perse 11 milione euro te qytetareve shqiptare ne nje veper qe tashme eshte shitur?". Asnje pergjigje. E nisa prape. Asnje pergjigje. E nisa te njejtin tekst edhe ne celularin antikorrupsion te S.Berishes. Asnje pergjigje. Vendosa ta botoj shkrimin, duke e quajtur te kote te prisnim me teper. Me ka ardhur nje telefonate nga S.Berisha, me sa mbaj mend, vetem pasi shkrimi u botua. Jo vetem per kete, jam i bindur se ju nuk do ti pergjigjeshit asnje telefonate zoti Basha. Ashtu sic nuk i jeni pergjigjur DETYRIMIT tuaj madhor per te dhene shpjegime mbi abuzimet ne rrugen Durres-Kukes. Ju e shmanget me nje truk procedurash detyrimin tuaj per te dale para drejtesise apo jo?


Nje paragraf tjeter i shkrimit tuaj thote:

"...Ne jemi te vendosur si shumice te mos paditimin median per cfaredolloj arsyeje nga pozitat tona si zyrtare. Por kjo nuk eshte arsye qe te leme menjane nje diskutim me themel mbi standardet etike te medias shqiptare..."

I dashur minister. Po te mos ishim duke folur per nje rast tragjik, ketu do me vinte per te qeshur. Prape do me duhet te sjell veten si shembull. Une kam ende ne xhep nje leter qe udheron shoqerimin me force te shtetasit Adrian Thano, drejtor i gazetes Shekulli. E dini pse? Sepse nje prej kolegeve tuaj ne kabinet, pra nga kjo, "shumice qe eshte e vendosur te mos padise mediat per cfaredolloj arsyeje" me ka... paditur ! Ja pra, qe ju ia futni kot zoti Basha. Aktualisht autori i ketyre rradheve eshte "person nen hetim" per shkak te nje padie pikerisht "nga pozitat tuaja si zyrtare". . Ministri padites quhet Sokol Olldashi. Sigurisht qe drejtesia le te beje detyren e vet, dhe as kisha per ta permendur, ne rast se ju nuk do benit deklarata te tilla, por meqe jemi ketu, po ju jap nje hollesi, qe flet prape per menyren si "reagoni" ju ne lenden e etikes dhe transparences.

Shkrimi per te cilin ka bere padi z.Olldashi, atehere ne postin qe mbani ju sot, i perket vitit 2007. Shkrimi eshte nje raport, per te dhenat e te cilit, z.Olldashi i kerkohej te ishte transparent me publikun. Ne te tri numrat e gazetes ku eshte botuar raporti, i behet thirrje ne menyre te perseritur z.Olldashi, qe te reagoje. Asnje reagim. Atehere perse nje padi pas tre vitesh? Sepse padia eshte bere per tjeter arsye. Nuk po zgjatem me kete histori, ne respekt te hetimit, por puna zoti Basha eshte keshtu: Ashtu si koleget tuaj, edhe ju, po e shfrytezoni ndoshta pa dashur, rastin e asaj vajzes se gjore per te ligjeruar pa rrezik mbi disa parime dhe vlera vertet te rendesishme, por fare te pavenda ne gojet e atyre qe i kane zgerlaqur e perdhosur ato me kohe.

Me pas shtoni qe duhet "..nje diskutim me themel mbi standardet etike te medias shqiptare..." (!)
Me prano nje keshille. Mos flisni me per "standarte etike" se eshte turp. Te besosh se ka etike apo transparence nje qeveri si ajo ku ju beni pjese, zoti minister, eshte njesoj si te besosh se mund te bej bajga nje kale prej druri.

Pra lereni median dhe "diskutimet me themel" per te. Keni gjera te tjera shume me urgjente per ti diskutuar me themel dhe me cati. Nje prej tyre eshte te distancoheni sa me shpejt, dhe jo vetem ju, nga perpjekja per instalimin e nje diktature te dyte ne Shqiperi. Sa me shpejt, sepse me pas do jete vone, edhe per vete ju, per minjte, mbreteroret dhe gjithe te tjeret.

Kete jua them si nje person qe kam ne media shume me teper vite se ju ne politike. Jua them si nje drejtues media qe kam ruajtur me fanatizem nje profil te ulet publik, pikerisht per shkak se skena publike e ketij vendi eshte mbushur me ata minjte qe ripermendni ju ne titull. Nuk deshiroj te bej pjese ne ta, ashtu sic edhe ju, jam i sigurt, nuk e deshironi. Jua them edhe si bashkemoshatar dhe votues i juaji ne 2005.

Meqe jemi ketu, sa per ta mbyllur, - zhgenjimin me te madh ne repliken tuaj, e pata ne rreshtat ku ju shkruani:

"..Ne rastin me te pare qe do te gjej kontaktet telefonike do ti telefonoj kesaj familjeje, per tia shprehur te gjitha keto edhe drejtperdrejt..."

Zoti Minister! Per vdekjen e asaj vajzes, jane bere telefonata dhe emaile nga zyrtare te larte britanike, sic ju e dini. Parlamentarja Suzan Kramer, Ambasadorja e Mbretersise se Bashkuar ne Tirane, Fiona Mcllwham, Ministri per Europen, nensekretari i shtetit David Milliband...
Edhe ata zoterinjte atje jane politikane dhe ministra si ju. Vecse ata nuk priten te botohej ndonje shkrim ne gazete qe ti gjenin kontaktet familjes se viktimes. E ben detyren e tyre pa vene tellallin ne media dhe sigurisht nuk presin falenderime.

Dhe te mendosh qe keta zyrtare britanike reaguan keshtu per nje shtetase shqiptare.. Ju jeni nje minister shqiptar apo jo? Kjo eshte nje ngjarje qe ka ndodhur qe ne 20 gusht te vitit te kaluar dhe per te cilen paska patur kaq shume interesim. Kurse ju prisni nje shkrim te dyte ne gazete per te mesuar mbiemrin e vajzes? Standart i ulet per nje minister te brendshem.



ketu shkrimi i R.Markut botuar para dy ditesh ne "Shekulli"

http://www.shekulli.com.al/2010/03/04/mbreterore-dhe-minj.html

'




Komento ! Komento edhe ti !
Gjithsej gjenden 0 komente per kete artikull !

Vlereso kete artikull :

0.0/10 (0 vota )






   
 ! Kembimi Valutor
Data : 31.03.2010
Valuta Blihet Shitet
EUR 136.4 140.5
USD 101.6 105.6
GBP 153.1 158.9
CAD 95.73 105.91
CHF 95.40 99.00

 ! Gazetat ne PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

 
Indeksi | Sherbim per WebMasterat Shqiptare | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google
VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2010
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit