Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Libri i Luljeta Lleshanakut nje shenim i shkurter ne "The New York Times"

Publikuar me : 24.07.2010 Ne : Kulture - 192 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Libri me poezi te perkthyera ne anglisht nga krijimtaria e poeteshes shqiptare, Luljeta Lleshanaku u pershkrua shkurtimisht ne numrin e djeshem te gazetes se njohur amerikane The New York Times, ne nje shkrim kushtuar disa botimeve te reja.


Ne universin e medias, planeti i vogel i poezise titullohet shkrimi i Dana Jennings ne gazeten njujorkeze qe terheq vemendjen te shtepite e vogla botuese amerikane qe vazhdojne te botojne poezi, ndonese keto lloj botimesh nuk kane ndonje sukses ne treg.


Grate dhe burrat qe drejtojne shtepite e vogla botuese, shpesh ne shtrengice te skajshme financiare, e dine ne thellesi te vetes se ndonese mbetet nje pune kulturore e nencmuar, poezia eshte e nevojshme.


E dine se poezia, edhe nese perbuzet nga bota e gjere kulturore, nuk skadon kurre, shkruan Jennings perpara se te pershkruaje disa vellime poetike te botuara kohet e fundit, te cilat deshmojne se si poezia mbijeton, madje edhe gjallon ne ujerat e definicionit te larte te masmedias.
Me poshte vijon, pershkrimi i librit te poeteshes shqiptare


CHILD OF NATURE (Femije e natyres) nga Luljeta Lleshanaku
Perkthyer nga Henry Israeli dhe Shpresa Qatipi
93 faqe botuar nga New Directions - cmimi $13.95.


Luljeta Lleshanaku u rrit ne gjendje arresti shtepiak ne Shqiperine totalitare. E lindur ne 1968, asaj nuk iu lejua qe te ndjeke studimet ne universitet apo te botonte poezite e saj deri ne vitet e para 1990, pas renies se komunizmit. Mirepo, ndonese frymezohen nga e kaluara, poezite e saj te brishta, jane te terthorta dhe rralle behen polemike.


Melankolia e muzget qe pershkon Shqiperine e saj ku shiu i bute bie si apostrofe ne nje bisede mes dy boteve, trungjet familjare rrezohen nga renia e rrufese dhe shumica e diteve i bejne jehone nje vetmie metalike ngjyre gri.


Keto detaje gershetohen duke thurur pamjen e nje Shqiperie te nje mergimi te brendshem dhe ne fund, ndihemi me fat qe znj. Lleshanaku na ka ftuar ne ngritjet dhe uljet fluturuese ne pisten e shpirtit te saj.

(Ruben Avxhiu eshte kryeredaktor i gazetes Illyria ne New York)


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Net kosovare

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 73 here.
Net kosovareElsa Demo Qëkurse Kosova u bë e pavarur, qeveritë futën në axhenda edhe muajin e kulturës Shqipëri-Kosovë. Aktivitetet, kryesisht nga artet skenike, ndodhin gjatë një muaji të papërcaktuar i cili zhvendoset nga pranvera në dimër. Sepse i administruar nga institucionet shtetërore dhe i drejtuar nga politika, muaji i kulturës mbarëkombëtare ka krijuar varësi të squllët nga ndryshimet që pësojnë kabinetet qeveritare të të dy vendeve, ndryshim që ndodh dramatikisht...Lexo te gjithe artikullin »


» Nata e fundit bashke e vellezerve Blloshmi
» Dafte Inzot!
» Hahn dhe Reinhold Si u transkriptua shqipja 155 vjet me pare
» Mjafton te mos jetosh me standard te dyfishte
» Arkitekt ne socializem
» Perqafimi i ftohte
» Guillaume Lejean, udhetar ne Turqine evropiane
» Ikja e Uliksit
» Bust ne vendlindjen e F.S.Nolit
» Lindur me nje Smena

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit