Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ligjet, deputetet e PS braktisin Kuvendin

Publikuar me : 02.07.2010 Ne : Politike - 207 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Pas debateve te ashpra, deputetet e majte u larguan nga salla Po beni ligje per te kontrolluar institucionet e pavarura. Berisha Ju ftoj te bashkepunoni per te miratuar ligjet


TIRANE - Partia Socialiste, ashtu sic kishte paralajmeruar pas mbledhjes se grupit te deputeteve diten e merkure, braktisi seancen e djeshme parlamentare pak perpara votimit te tre ligjeve shume te kontestuara.


Ka qene kreu i grupit parlamentar i Partise Socialiste, Gramoz Ruci, ai qe beri te ditur edhe njehere ne Parlament vendimin e PS per marredhenie te kushtezuar me parlamentin qe do te pasohet me pershkallezimin e aksionit politik te opozites ne muajin shtator. Kreu i grupit parlamentar socialist akuzoi mazhorancen se ne vend te zgjidhjes se krizes po e perkeqeson ate.


Hapat e rinj te mazhorances, si ndryshimi i njeanshem i rregullores se parlamentit, apo ligji qe do te votohet sot per inspektimin e financave, jane veprime per te kontrolluar institucionet e shtetit. Duke pasur parasysh se problemi i ngritur nga opozita 12 muaj me pare, ne vend qe ti afrohet zgjidhjes, cdo dite e me shume mazhoranca po i largohet, - u shpreh zoti Ruci.


Ne emer te deputeteve socialist, Gramoz Ruci beri te ditur vendimin e grupit parlamentar se Partia Socialiste do te pershkallezoje marredhenien me parlamentin, duke mos votuar asnje ligj. Nderkohe, kreu i grupit socialist paralajmeroi mazhorances se mosvotimi i ligjeve ne Parlament do te ndiqet nga hapa te tjere do te ndermerren ne kuader te rinisjes se aksionit politik ne kerkim te transparences se plote te zgjedhjeve te kaluara.


Ne marredhenie me Parlamentin, opozita do te kete axhenden e saj brenda rregullores se Parlamentit. Ky eshte vetem hapi i pare, pas kesaj, hapa te tjere do te vijne per te bere funksionale demokracine ne Shqiperi, - theksoi Ruci.


Pas fjales se kreut te grupit, deputetet socialiste iu drejtuan daljes se Kuvendit, duke braktisur votimin e ligjeve qe ishin parashikuar ne rendin e dites per miratim ne Parlament. Deputetet e opozites qendruan ne Parlament vetem gjate ores se lire te percaktuar per debat dhe gjate diskutimeve te ligjeve qe ishin lene per miratim gjate seances se djeshme.


Vendimi i djeshem i grupit parlamentar te Partise Socialiste per te votuar kunder cdo ligji, eshte shoqeruar me debate te ashpra mes kryeministrit Sali Berisha dhe kreut te grupit parlamentar te Partise Socialiste, Gramoz Ruci. Dy nga deputetet me me shume legjislatura ne kuvendin e Shqiperise nuk lane pa shkembyer as batuta mes njeri-tjetrit.


Kryeministri Berisha ftoi opoziten per te bashkepunuar per miratimin e ligjeve si pjese e tradites se bashkepunimit qe eshte treguar tere keto vite. Sipas tij, kurre nje opozite nuk mund te mburret dhe te deklaroje se nuk do te votoje asnje ligj, pasi ne 20 vitet e fundit kjo nuk ka ndodhur kurre.


Kreu i mazhorances i garantoi opozites se gjate shqyrtimit te ligjeve ne Parlament, do te vleresohet cdo propozim i deputeteve te majte. Ju garantoj une se cdo ligj do te diskutohet me ju ne frymen e kompromisit. Ju garantoj se cdo ligj me 3/5 do te perfaqesohet nga ju, sepse vetekuptohet do te jene amendamentet tuaja qe do ta bejne te botueshem.


Ju garantoj se cdo ligj tjeter, propozimet tuaja do te vleresohen. Ne asnje rrethane nuk mund te konsiderohet se do mund ti diktojme njeri-tjetrit, por ne cdo rrethane mund te mendohet se do te bashkepunojme me njeri-tjetrin, - tha Berisha.

Por keto deklarata te kryeministrit nuk kane gjetur mbeshtetje ne asnje nga veprimet e kryera kohet e fundit nga mazhoranca. Edhe pse opozita ka bere mendimet e saj ne logjet qe po diskutohen ne Kuvend, asnje prej tyre nuk eshte marre parasysh nga mazhoranca, e cila i ka votuar me force kartoni.


Une gjykoj ketu qe te flasim ketu per korrupsionin, probleme ekonomike dhe sociale dhe normale dhe akoma me normale eshte te propozosh ligje dhe amendime, por jo te mos votoni asnje ligj ne kete parlament, ne nje kohe kur ketu me ish-ministra, ish-kryeministra, me te cilet edhe ne situata me te veshtira nuk kemi refuzuar kurre te mos bejme ligjet bashke. Une nuk dua te perfitoj, - tha Berisha. Luis Tanushi


Kreu i grupit parlamentar socialist Ne nuk do jemi as kukulla e pushtetit tuaj e as garnitura e tij
Ruci - Berishes Ulu dhe zgjidh krizen

Partia Socialiste nepermjet kreut te grupit socialist, Gramoz Ruci, shprehu qendrimin e opozites se nese mazhoranca kerkon bashkepunimin e PS-se, fillimisht te djathtet duhet te ulen me opoziten per te zgjidhur krizen politike per te bere transparencen e zgjedhjeve. Ulu zgjidh krizen. Ulu ne nje dialog real, te vertete per ta bere demokracine shqiptare funksionale. Vertete qe Parlamenti te jete funksional dhe jo imagjinar.


Ne nuk do jemi as kukulla e pushtetit tuaj e as garnitura e pushteti tuaj. Por, do te jemi zevendes, inspirues shume te vendosur dhe kembengules per gjithe ato liri dhe te drejtat qe duhet te gezojne qytetaret shqiptare dhe jo pushtetaret shqiptare, - theksoi kreu i grupit parlamentar i PS-se.


Ruci fajesoi mazhorancen per krizen politike duke thene Jeni pergjegjesi i drejtperdrejte per mungesen e transparences se zgjedhjeve. Jeni pergjegjesi i drejtperdrejte per uzurpimin e organeve te drejtesise nepermjet fshirjes se votimit te fshehte dhe votimit te atyre njerezve qe ti mendon se do ti sherbejne implikimit te korrupsionit te familjes tende politike.


Apo dhe ligje te tjera qe kerkon direkt ose indirekt te uzurposh, te kontrollosh e te sundosh KLD, pushtetin lokal, SHISH, Prokurorine, OJF-te. Kreu i grupit parlamentar te PS-se shprehu vendosmerine e opozites per te qene perballe cdo beteje politike me mazhorancen, si brenda salles se Parlamentit apo jashte saj.

Ligjet qe te ulim pushtetin e presidentit

Sipas kreut te qeverise, veprimet e fundit jane bere enkas per te ulur pushtetin e Presidentit te Republikes, pasi ai eshte me i madh se sa duhet. Lexoni pak rregulloren e senatit te shteteve te Bashkuara te Amerikes nga eshte marre praktika. Ju i keni dhene nje njeriu te vetem te drejten per propozimin e te gjithe zyrtareve te larte te vendit.


Me gjeni nje vend tjeter ku nje njeri i vetem emeron gjyqtaret e larte te vendit vetem, pervec republikave presidenciale. Ne ligjet kur une isha President nuk kisha ne dore te propozoja me shume se 1/3 e gjyqtareve te larte te vendit. Ju e bete vete me kushtetuten qe miratuat vetem. Me gjeni nje vend ku presidenti te propozoje te gjithe gjyqtaret dhe Parlamenti ti votoje fshehtas, - nenvizoi Berisha.


Une nuk behem me President i Republikes

Kryeministri Berisha shoi dje zerat nga brenda PD-se se ne te ardhmen mund te kandidoje per president te republikes. Ai imagjinoni sikur pas tre vitesh tju behet Sali Berisha president? Kjo nuk ndodh kurre.


Une nuk do behesha kurre me President po e mora si shembull se ju merreni vetem me mua. Imagjinoni ju qe te ndodhte kjo, cfare do te thoshit per njeriun qe propozonte te gjithe gjyqtaret e vendit. Po ja, une jam i betuar qe nuk behem me President,- tha Berisha.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit