Publikuar me : 25.08.2008 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 1217 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Te gjithe hapat qe ndiqen per verifikimin dhe heqjen ne raste te caktuara te titullit te pronesise
TIRANE- Permes miratimit te ligjit per *Verifikimin e titujve te Pronesise* ne muajin Shtator, qeveria pritet te filloje edhe punen per verifikimin e titujve te pronesise. Ky eshte afati qe bejne te ditur burime prane qeverise. Duke iu referuar draftit te miratuar, titujt e pronesise qe jane dhene qe me 1.8.1991, por qe nuk kane figuruar ne Hipoteke si toke bujqesore, do t'u hiqet titulli i pronesise, pasi ato llogariten si pyje, livadhe, kullota, toke pyjore etj. Ligji do te shqyrtoje nga e para te gjithe titujt e pronesise qe jane dhene qe nga viti 1991 edhe sipas Ligjit 7501. Ashtu sic kane informuar edhe eksperte te Ministrise se Bujqesise,ligji ka si synim pikerisht percaktimin e kritereve te vlefshmerise ligjore te titujve te pronesise mbi token bujqesore si dhe ngritjen e strukturave shteterore, te cilat do te certifikojne dhe krijojne titujt e pronesise mbi token bujqesore. Sipas ligjit te miratuar, pritet te verifikohen te gjitha siperfaqet e tokave bujqesore, qe jane administruar nga ish-ndermarrjet bujqesore dhe institucionet e tjera shteterore, qe kane kaluar per ndarje per fshatrat nga vendimet e Ministrise se Bujqesise deri ne daten 30.4.1998.
Komisionet vendore
Komisionet vendore do te drejtojne te gjithe veprimtarine per shqyrtimin e vlefshmerise se krijimit te titujve te pronesise, per 80 mije ha toke. Transformimi i se drejtes se pronesise mbi token bujqesore eshte realizuar ne 98.8 per qind te siperfaqes se parashikuar per ndarje dhe jane dhene aktet e pronesise per 96.5% te siperfaqes se ndare. Ndaj dhe zbatimi i ketij ligji pritet te zgjase plot tre vjet. Ligji percakton se fitimi i nje titulli pronesie mbi token bujqesore eshte i vlefshem atehere kur kriteret te jene te ngjashme si ne vitin 1991, pra, ne rast se toka eshte perfituar ne baze te rregullave. Dhenia e tokes bujqesore ne pronesi realizohet dhe vertetohet me dokumentin baze unik, qe eshte akti i marrjes se tokes ne pronesi.
Ligji 7501
Familjet qe jetojne ne fshat, por qe punojne dhe shfrytezojne token qe ata e kane pasur para kolektivizimit te sistemit komunist, mund te nisin procedurat e marrjes se titullit te pronesise. Nje fakt i tille eshte percaktuar ne ligjin per *Verifikimin e titujve te Pronesise*. Pra familjet qe punojne kete toke, e cila ka tapi te tjera, por jo sipas Ligjit 7501, mund ta kerkojne dokumentacionin ligjor te pronesise, sipas procedurave te percaktuara ne Ligjin nr.9235, date 29.7.2004, "Per kthimin dhe kompensimin e prones". Ne ligj thuhet gjithashtu se nuk mund te behet kerkese per t'u pajisur me dokumentacion pronesie, kur siperfaqja e tokes se pretenduar u eshte dhene me pare ne pronesi personave te tjere, ne baze te Ligjit 7501, si dhe te Ligjit 8053 te vitit 1995.
Tokat e zena
Nje tjeter ceshtje qe trajtohet ne ligjin per *Verifikimin e titujve te Pronesise*
eshte edhe rasti kur komisionet vendore gjate verifikimit te dokumentacionit verejne se titulli i pronesise mbi token eshte leshuar ne kundershtim me dispozitat e percaktuara ne ligj. Ne kete rast, nese nuk preken interesat e ligjshme te personave te trete, atehere Komisioni Vendor i ofron mbajtjen ne pronesi te tokes bujqesore dhe ligjerimin e titullit te pronesise, por me detyrimin qe duhet ta paguaje ate sipas vleres se tregut, qe ka miratuar harta e cmimeve te Agjencise se Pronave. Ne kete rast, Komisioni Vendor merr vendim per pajisjen e tij me dokumentacion te ri ligjor. Nderkohe, nuk do te lejohet ofrimi i tokave bujqesore, te ish-Ndermarrjeve Bujqesore, te cilat perjashtohen per kalim ne pronesi nga dispozitat e ligjit te vitit 1995. Kur mbajtesi i titullit te pronesise, te krijuar ne menyre te kunderligjshme, refuzon ligjerimin e ketij titulli, pra qe te paguaje per token qe ka zene, Komisioni merr vendim per pavlefshmerine e titullit te pronesise.
Ne rast se familjet jane me mbi 6 pjesetare, siperfaqja e truallit qe do te jepet per kompensim do te jete deri ne 500 m2
Titujt para 1996, kompensim deri ne 500 m2
TIRANE- Perdoruesit e tokave bujqesore brenda vijave kufizuese te qyteteve, fshatrave ose qendrave urbane, qe disponojne aktet e marrjes se tokes ne perdorim, te leshuara deri ne fund te muajit shkurt, te vitit 1996, do te kompensohen me truall ne zonat urbane, ne castin qe toka e tyre do te kaloje per kompensimin fizik te subjekteve te shpronesuara ose per ndertime publike. Kjo eshte parashikuar ne ligjin per *Verifikimin e Titujve te Pronesise*. Sipas draftit ne fjale, kompensimi ne truall do te behet ne dy variante. Ne rast se familjet jane me mbi 6 pjesetare, siperfaqja e truallit qe do te jepet per kompensim do te jete deri ne 500 m2 dhe ne rast se per familjet me me pak pjesetare, do te zbritet 100 m2 per cdo pjesetar me pak ne perputhje me te dhenat e Regjistrit te Gjendjes Civile, te dates 31.12.1995. Perdoruesit e tokes bujqesore brenda vijave kufizuese te zones me perparesi turizmin, te percaktuara sipas vendimit te qeverise ne vitin 1993 qe disponojne aktet e marrjes se tokes ne perdorim, te leshuara deri ne fund te muajit shkurt te vitit 1996, do te kompensohen me truall ne zone turistike, ne castin, qe toka e tyre do te kaloje per kompensimin fizik te subjekteve te shpronesuara ose per ndertime publike. Kompensimi ne keto toka bujqesore do te jete i njejte me perdoruesit e tokave bujqesore brenda vijes se verdhe. Kalimi i tokes se perdoruesve, per kompensim fizik, per subjektet e shpronesuara behet me vendim te qeverise, ndersa kalimi i tokes se perdoruesve per ndertime publike behet sipas rastit, me vendim te KRRT-se te Qarkut ose te KRRTRSH-se, sipas kompetencave te percaktuara ne legjislacionin ne fuqi per urbanistiken.
Titujt e Pronesise, ngrihet komisioni qeveritar i tokes
TIRANE- Komisioni qeveritar i tokes eshte institucioni qe sipas ligjit te miratuar do te drejtoje punen e komisioneve vendore qe kane te bejne me vendimet qe do te merren, aktet, kontrollet si dhe informacioni qe do te mblidhet. Ky komision do te drejtohet
nga zevendeskryeministri. Komisioni Qeveritar i tokes do te marre vendime per zgjidhjen e konflikteve territoriale ndermjet qarqeve, do te shqyrtoje ecurine e verifikimit nga Komisionet Vendore per zbatimin e akteve te nxjerra gjate periudhes se kryerjes se reformes se tokes nga ministri i Bujqesise. Ndersa Komisionet Vendore do te drejtojne te gjithe veprimtarine per shqyrtimin e vlefshmerise se krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore ne zonat qe ato mbulojne. Keto komisione do te kontrollojne direkt veprimet e kryera nga ish-komisionet e tokes, te te gjitha niveleve, ne procesin e ndarjes se tokes. Keto komisione vendore do te zgjidhin mosmarreveshjet per kufijte e tokes bujqesore si nepermjet rretheve, ashtu edhe nepermjet individeve. Nisur nga kompetencat qe kane marre persiper keto komisione, Partia Socialiste ka kundershtuar jo pak menyren se si ato do te operojne. Kjo per vete faktin se komisionet ne fjale do te marrin persiper edhe mjaft kompetenca qe ne fakt nuk duhet tu takojne me ligj, nderkohe qe nje pretendim i tille pak eshte marre parasysh nga qeveria.