Ne mbrojtje te vecante merren investimet ne sektorin e turizmit, i cili shpesh ka qene ne qender te skandaleve per prishje te ndertimeve
Merren ne mbrojtje nga shteti shqiptar te gjitha investimet e huaja qe kane vlere me te madhe se 10 milione euro
TIRANE-Te investuarit ne Shqiperi do te jete nje privilegj i vecante per te huajt. Ligji i
shumeperfolur per mbrojtjen e posacme shteterore te investimeve te huaja ndaj cdo veprimi arbitrar te administrates apo te gjykatave ka mberritur ne Kuvend dhe pritet te filloje se shqyrtuari se shpejti. Hartimi i ligjit ka qene detyrim i marreveshjes se Asociim-Stabilizimit te firmosur nga vendi yne, mbi bazen e te cilit shteti shqiptar merr persiper te zevendesoje bizneset e huaja ne gjyq rastet kur ata perballen me procese te tilla me pale te treta. Ne kete rast, nese gjykata vendos ne favor te paditesit, i cili mund te jete pronari i truallit apo objektit mbi te cilin eshte ngritur biznesi, shteti merr persiper ta kompensoje ate me prona publike diku tjeter ndersa biznesi do te vijoje aktivitetin normalisht.
Krahas kesaj, nje mbrojtje tjeter edhe me e madhe lidhet me imunitetin e investimeve te huaja ndaj sistemit gjyqesor shqiptar. Nese nje investim ka marre statusin e mbrojtjes se posacme shteterore, Gjykatat Shqiptare nuk mund te marrin asnje mase sigurimi padie, sic mund te jete pezullimi i aktivitetit apo sekuestrimi. Pas dhenies se ketij statusi, sigurimi i padise mund te behet vetem mbi pasuri publike. Ligji gjithashtu njeh edhe mundesine e shpronesimit te pronarit ne favor te investitorit. Ne rastet kur ka nje vendim te formes se prere te gjykates per rrezimin e te drejtes se investitorit te huaj mbi pasurite e paluajtshme, qeveria mund te vendose shpronesimin e kesaj prone per interes publik dhe tia riktheje ate investitorit. Edhe ne rastet kur masa e sigurimit te padise eshte dhene para hyrjes ne fuqi te ketij ligji, shteti me ane te Avokatit te Shtetit i kerkon gjykates zevendesimin e kesaj mase, tashme jo me mbi pronen e biznesit por mbi pasuri publike.
Per cdo rast, masa e mbrojtjes merret per investime te huaja qe kane vlere me te madhe se 10 milione euro. Sipas ligjit, te mbrojtur ne marredhenie me administraten dhe sistemin gjyqesor shqiptar jane investimet ne energjetike, bujqesi, koncensionet, pasuri qe i jane vene ne dispozicion biznesit nga shteti shqiptar, etj. Qeveria eshte kujdesur qe ne listen e investimeve te mbrojtura te fuse edhe sektorin e turizmit, i cili eshte cilesuar si nje nder me prioritaret. Gjate viteve te fundit, ne kete sektor ka pasur zhvillime te shumta, ku mund te permendin miratimin e nje sere ligjesh per shitjen e trojeve ne fshatra turistike, prishjen e ndertimeve te cilesuara pa leje ne disa zona te bregdetit si dhe nje mori projektesh per realizimin e disa projekteve.
Ne cdo rast, keto investime jane te mbrojtura dhe nese do te behet fjale per demshperblim ndaj investitorit, ai do te behet me prona apo pasuri te tjera publike. Per te arritur deri ketu, fillimisht investimi duhet te marre statusin e mbrojtjes se posacme shteterore si dhe shteti shqiptar te kete qene pjesemarres gjate zhvillimit te gjyqit duke zevendesuar palen e paditur.