Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ligji i ri, subjektet private mund ti paguajne gjobat me keste

Publikuar me : 15.04.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 237 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Nese perballeni me nje gjobe, pagesen e te ciles nuk ta lejojne kushtet ekonomike, ate mund ta shlyeni edhe me keste. Kjo lehtesi iu ofrohet per te gjithe ato subjekte te cilet gjobiten dhe per arsye te ndryshme nuk kane mundesi per shlyerjen e saj ne momentin e vendosjes. Me hartimin e projektligjit Per kundervajtjet administrative Ministria e Financave iu ka dhene kete mundesi subjekteve qe nuk kane mundesi paguese, per ti shlyer gjobat me keste ne marreveshje me autoritetin qe e ka vendosur ate. Kushti kryesor ka te beje me vertetimin e gjendjes qe subjekti realisht nuk ka mundesi per te paguar si dhe shlyerja e saj me keste ne nje afat kohor jo me te gjate se gjashte muaj. Nese gjobitet nga nje organ pergjegjes, subjekti mund ti drejtohet eprorit te atij organi administrativ qofte edhe lokal duke i propozuar pagesen e gjobes me keste. Propozimi behet me shkrim dhe ne te paraqiten te gjitha asyet qe e bejne subjektin te mos paguaje gjoben te plote. Pas shqyrtimit dhe marrjes se kerkeses parasysh, subjekti i gjobitur dhe autoriteti qe ka vendosur gjoben lidhin nje marreveshje me shkrim midis tyre per shlyerjen e saj me keste. Per cdo rast, ligji e ndalon shlyerjen e gjobes me keste per afate me te gjata se gjashte muaj. Por pas neshkrimit te kesaj marreveshjeje, subjekti i gjobitur duhet te tregohet shume i kujdesshem ne respektimin e afateve te vendosur per shlyerjen e kesteve pasi cdo vonese do te zgjidhte ne menyre automatike marreveshjen duke e detyruar ate qe te paguaje ne menyre te menjehershme pjesen e shumes se mbetur.
Nisma me e re e qeverise vjen pas perballjes me nje nivel te larte te mosmbledhjes se gjobave te vena prej autoriteteve shteterore. Ky fakt eshte vene ne dukje edhe ne raportin e fundit te Kontrollit te Larte te Shtetit.
Nderkaq, ne kushte normale, gjoba e vendosur nga organet administrative duhet te paguhet brenda nje afati kohor prej 10 ditesh nga momenti kur subjekti eshte vene ne dijeni te saj. Ne rastet kur ceshtja eshte ankimuar ne gjykate, gjobat duhet te paguhet perseri brenda nje afati kohor prej 10 ditesh nga dita kur edhe dhene vendimi i formes se prere te organeve gjyqesore. Pas kalimit te ketij afati, i gjobituri do te duhet te paguaje kamate 2 per qind te shumes per cdo muaj te kaluar. Krahas kesaj, ligji i ri parashikon edhe vjeljen me force te gjobave te vendosura ne rastet kur nuk paguhen prej subjekteve. Pjese e vjeljes se gjobes me force eshte edhe sekuestrimi i pasurise ne proporcion me gjoben e vene. Sekuestrimi i pasurise behet ne prani te kundervajtesit apo familjareve si dhe personi qe ka ne ngarkim ekzekutimin e vendimit mund ta shtyje ate per nje afat pese ditor duke i dhene edhe nje here mundesi per te paguar subjektit te gjobitur. Nese behet fjale per shkelje te renda te cilat shkojne per shqyrtim ne gjykate, ligji i njeh kesaj te fundit edhe te drejten e konvertimit te gjobes me burg. Pra gjykata ka te drejte qe ne vend te vendosjes se gjobes, ta denoje subjektin me burg por asnjehere me shume se 30 dite heqje lirie.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit