Partia Socialiste hedh dyshimet e radhes mbi perfitimin e koncesioneve nga njerez prane qeverise
TIRANE- Deputetja e Partise Socialiste, Shegush Ligori, deklaroi dje se historia e deputetes se Partise Demokratike, Rajmonda Bulku, me koncesione hidrocentralesh rezulton te jete me e komplikuar.
Arsyeja eshte e thjeshte bashkeshorti i deputetes Bulku, njeherazi administrator dhe perfaqesues ligjor i firmes qe ka perfituar koncesionin per ndertimin e dy hidrocentraleve Bence dhe Tepelene, eshte edhe familjar i aferm i ministrit qe ka firmosur kete koncesion, ish-ministrit te ekonomise, Deputetit Genc Ruli,- u shpreh Ligori.
Sipas saj, ajo cka te ben pershtypje ne kete afere eshte fakti se pikerisht kur afati i percaktuar per fillimin e investimeve per koncesionin ne fjale po shkonte drejt skadimit, hyn ne loje zoti Fatos Pashko, bashkeshort i deputetes Bulku dhe familjar i ministrit Ruli. Pikerisht ne kete moment, vijoi zyrtarja socialist, pra kur firma e perfaqesuar nga zoti Pashko behet pjese e koncesionit, problemet e afateve zgjidhen si me magji.
Edhe ne kete rast, si ne rastin e deputetes Albana Vokshi, si ne rastin e ministres Bregu, shohim se si i gjithe shteti vihet ne dispozicion te pushtetit, per te perfituar dhe vjedhur pasurine e shqiptareve, permes nje veprimtarie qe mund te quhet me plot goje, veprimtari e paster kriminale.
Nderkohe QKR vazhdon te luaje rolin e saj si one-stop-shop i korrupsionit, duke fshehur nga publiku dokumentet e koncesionit dhe krijimit te konsorciumit qe ka marre hidrocentralet,- tha deputetja socialiste. Ne fund te fjales se saj, Ligori theksoi se diten e sotme Partia Socialiste do te beje publike nje mega-afere te re e cila do te tregoje perseri lidhjet e ngushta mes interesave private te pushtetit dhe pasurimit te familjeve politike ne kurriz te te gjithe shqiptareve.
Monopolet
PS Qeveria pergjegjese e rritjes se cmimeve ne treg
Partia Socialiste ka vleresuar dje se rritja e cmimeve ne treg shkaktohet teresisht dhe ekskluzivisht prej qeverise. Sekretarit te Keshillit Ekonomik te PS, Ervin Bushati, tha dje se zhvleresimi i lekut, monopolet e mallrave te konsumit dhe abuzimet e panumerta te njerezve te pushtetit jane tre arsyet qe ngrene cmimet dhe thajne fuqine blerese te familjeve shqiptare ne tregun ushqimor e me gjere.
Ne te tre rastet e siper permendura, qeveria eshte pergjegjese e vetme e ngritjes rrufe te cmimeve me politikat e saj absurde dhe menyrat korruptive qe rendojne direkt ne xhepat e shqiptareve sot sepse tere abuzimet dhe vjedhjet nga pushteti, i transmetohen direkt nepermjet cmimeve konsumatorit ne treg, -deklaroi Bushati.
Sipas tij, per shkak te politikave fiskale te deshtuara, sulmeve absurde kryeministrore ndaj monedhes kombetare dhe parashikimeve euforike me sfond elektoral pa lidhje me realitetin, sot vlera e lekut eshte e rrenuar ne tregun konsumator. Ai tha se ekonomia shqiptare duhet te hapet dhe te jete e lire nga monopolet, abuzimet dhe pervetesimet qe asfiksojne sot nje treg dhe nje popull te tere.