Me te forta dhe permbi burrat, te suksesshme po edhe te vetmuara. Si e mendon boten e gruas Armando Likaj.
Baritoni 27-vjecar flet per rolin ne operen Anna Bolena, neser ne premiere. Ai eshte burri qe mund te zgjedhe cilendo grua
Roli i Enriko VIII ne operen Anna Bolena te Gaetano Donizettit, me regji te Eleonora Paternitit eshte i pari rol mbreti qe i besohet baritonit Armando Likaj.
Likajn e kemi pare ne rolin e mikut besnik, atij qe di ta ruaje sekretin, pra personazhe deri-diku pa nerv, ndonje nderlikim aventuror.
Neser mbrema ne skenen e Teatrit te Operes, ai eshte njeriu i pushtetshem, qe arrin gjithcka ku ve gishtin dhe ka ne dore jeten e cilitdo qe jeton ne oborrin e tij, oborr i mbushur sidomos me gra te bukura dhe te ciltra, me gra joshese dhe djallezore.
Enriko braktise te shoqen Ana Bolena (ne rol Marjana Leka) per Xhovanen (ne rol Vikena Kamenica) nje grua e cila cnuk ben per te pasur vemendjen e tij,.
Armando Likaj eshte pyetur fare pak per rolin qe interpreton neser mbrema ne Teatrin e Operes, duke i dhene me shume rendesi atij informacioni intim qe mund te jete burim per personazhin e tij. Armandi flet per raportet e tij me boten femerore per gruan si nene, moter, bashkeshorte, per gruan qe rri ne shtepi, gruan e suksesshme dhe ate qe zapton kopertinat.
Ne dy vitet e fundit Likajn e kemi pare pothuajse ne cdo shfaqje te TOB-it. Kujtojme Rajmondon te Lucia di Lammermoor, Orovezon te Norma, Krouni te Porgy and Bess, Pistola te Falstaff, Klotaldo te La vita é sogno e David Tukicit etj..
Armando, eshte hera e pare qe interpreton rolin e nje mbreti. Eshte ndryshe nga rolet e tu te meparshem, karaktere disi te kufizuar dhe statike?
Jam i kenaqur qe interpretoj rolin e nje figure kaq autoritare. Ndihem mire sepse
edhe vokalisht me eshte pershtatur ky rol. Me regjisoren kemi bere nje pune serioze per interpretimin. Gjithcka qe organizon Enriko do tia mberrije qellimit patjeter. Ai eshte nje mbret egoist qe ben gjithcka do. Si cdo mbret fundja.
Po regjisorja cfare ka kerkuar prej teje?
Ideja per kete personazh sipas regjisores Eleonora Paterniti me duket vertet e bukur dhe e thjeshte. Ka punuar mbi disa detaje qe mendoj jane te dukshme edhe per nje publik qe nuk e njeh ngjarjen.
Me ka bere pershtypje qe Paterniti nuk ka viktimizuar asnje personazh. Tek Ana Bolena jone gjithkush lufton per nje qellim. Mbreti Enriko ka per qellim te largoje nga oborri gruan e vet Anen, per ti hapur rruge Xhovanes, dashnores se tij, per tu martuar me te. Beson se ajo do ti jape nje trashegimtar.
Enriko mbledh informacion per Anen dhe zbulon qe ajo ne vajzerine e saj i kishte premtuar dashuri te perjetshme Persise, i cili jetonte larg mbreterise se tij. Ai urdheron qe ta sjellin ne Mbreteri, per te zbuluar nese ekziston akoma tek Ana kjo dashuri. Kerkonte qofte edhe nje prove te vogel, qe ne sy te te gjithe popullit te tregoje se Ana ka qene dashnorja e dikujt tjeter dhe ta kete me te lehte ndarjen.
A dallon rreth teje forma te epersise dhe te pushtetit mashkullor?
Fenomene te tilla njihen dhe dihen. Mua me duken te shemtuara, ndersa personat qe pretendojne te kene nje pushtet te tille, thjesht me duken te degraduar, jashte normales. Gjithsesi, sido qe te jene format e pushtetit, une nuk dua ti njoh. Te kesh epersi ndaj dikujt, ose te duash ta posedosh ate, eshte gje e rendomte.
Sot jemi ne kohe tjeter, kur mendjet jane te hapura dhe kushdo mund te zgjedhe, edhe femra edhe mashkulli.
A ke nje model per gruan?
I pari model eshte nena ime. Nje grua e devotshme qe e vleresoj shume. Jo vetem se eshte nena ime, por duke njohur edhe jeten qe ben ajo ne cift. Nje grua qe mban mbi shpatulla pergjegjesi dhe pa marre parasysh veshtiresite, ia del gjithmone mbane. Kush me shume sesa nenat shqiptare e bejne kete?
Mendon se nena shqiptare perben nje tip me vete gruaje?
Mendoj qe ajo i ka bere gjithmone te dyja u ka dale zot problemeve brenda dhe jashte shtepise. Ne nje cift e mira dhe e keqja ndahen bashkarisht. Ne boten e qyteteruar marredheniet ngrihen mbi barazine.
Femra sot eshte me e lire. Dikur ajo eshte dominuar nga nje lloj ideali mashkullor. Personalisht e cmoj seksin femeror si nje natyre te pajisur me dhunti.
Çlloj dhuntish sheh tek ajo?
Ndjeshmeria e saj natyrore zbut cdo gje. Femra eshte e forte dhe ka moral per te ngritur ate qe bie, per te ndertuar ate qe po shkaterrohet. Flasim gjithnje ne aspektin e nje marredhenie qe e lidh dashuria.
Opera vete duket se ekziston fale modelit te femres heroine, te gruas fatale qe ne fund vetmohohet per dashurine.
Eshte e vertete. Shohim shpesh gra fatale. Muzika, elementi baze i te shprehurit te dashurise, deperton aty ku nuk deperton asgje tjeter.
Çfare te ben pershtypje tek grate e operes Anna Bolena?
Jane tendencioze. Ne kete opere eshte mashkulli ai qe vendos, ai eshte i gjithepushtetshmi dhe femra duhej te perdore si mjeshteri me vete djallezine, armet e fshehta te joshjes. Vetem me ato arme mund te arrinte qellimet e veta. Kjo ndodhte dikur, ndodh edhe sot. Mendoj qe cdo gje e ka nje arsye, gjithmone.
Çmendon per gruan e suksesshme, po ti referohesh edhe mjedisit ku ti punon?
U prin i njejti fat edhe ne jeten jashte pune?
Kete teme e diskutojme shpesh me kolege. Eshte vertet shume e veshtire per te patur nje karriere te suksesshme dhe nje jete private po aq te suksesshme. Eshte e veshtire per te dyja sekset, pa dashur te bej dallim. Ketu shquhet pastaj forca e individit, e artisti qe di te mbaje nje balance mes karrieres dhe familjes.
Ne boten e artit operistik nje kengetari i duhet te levize neper bote. Personalisht synoj te bej nje karriere tani sa jam i paimpenjuar. Dhe me vone, per tiu dedikuar nje kohe, qe per mua eshte e shenjte krijimit te nje familjeje.
Me cfare karakteresh femerore je i rrethuar dhe cilen natyre pelqen ta kesh prane?
Jam i rrethuar nga femra te mira dhe te forta. Nuk do te perjashtoja asnje nga koleget e mia me te cilat kendoj ne skene. Madje aty kam marre edhe mbeshtetjen e pare, shtysen e pare qe une te vazhdoja kete rruge.
Por nga rrethi i femrave ku ndodhem pothuajse perdite, do te kisha vecuar njeren Motren time, qe ne vogeli me ka dhene nje shtyse te madhe per tu bere artist. E ndiente ajo, e doja edhe une kete gje. Ende sot ajo me mbeshtet qe te jem aty ku duhet. Me kontrollon dhe me jep opinionet e saj.
Pa harruar nje person vertet me vlera, i pranishem ne karrieren e 2-3 viteve te fundit, pianisten time te mrekullueshme, qe me ka ndihmuar shume Ingrid Pulizo. Ingridi pervecse eshte nje pianiste virtuoze, njeh shume mire kengetarin operistik.
Me ndihmon dhe me sugjeron shume gjera. Personi i pare qe me ka dhene doren ne Teatrin e Operes dhe Baletit, ka qene ne ate kohe drejtoresha artistike, Edit Mihali. Me ka degjuar per here te pare dhe me ka dhene besim qe te isha ne skene. Jane te gjithe keto forca pozitive qe e bejne nje njeri solid, te sigurte per te ecur perpara.
Te ben pershtypje modeli qe vete gruaja reflekton per gruan, sic duket per shembull ne kopertinat e revistave?
Sa per kete lloj modeli te krijohet pershtypja se ke te besh me njerez qe nuk lodhen fare per te qene ne balle te kopertines. Por ndoshta eshte me mire te mos e zgjas ne kete pike, meqe sjam kompetent dhe nuk u kushtoj kohe. Megjithate edhe ai eshte nje realitet.
Ke nje njeri te zemres?
Per momentin po njoh vertet nje vajze qe mendoj ia vlen ta njoh, ia vlen te rri me te. Por qe vertet nuk jam ne stadin qe te krijoj nje marredhenie stabel. Sepse per te bere nje karriere te mire, mbase duhet sakrifikuar dicka. Nuk them qe do sakrifikoj gjera shume te medha, pasi edhe mosha ime e re ma lejon.
Kur e kupton se dikush eshte njeriu i duhur per ty?
Kur te fal qetesi dhe mendime te bukura. Kur nje person, mua mi fal keto lloj cilesish dhe ndihem mire me te, them ia vlen.