Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Lin Delija Nji artist

Publikuar me : 03.06.2010 Ne : Kulture - 200 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Hapet sonte ne Muzeun Historik Kombwtar ekspozita e piktorit shqiptar. Nje shenim nga Renati Civello me rastin e nje ekspozite ne Rome ne gjallje te auorit


Kur landa e piktures forcohet deri ne piken e thyemjes asht e rralle me gjete kthjelltesine e kqyrjes, efektin ndricues e forcen e shenjit grafi k qi hasen ne pikturat e vojit te Lin Delise.


Asht nji artist shqiptar, qi prej do vjetesh jeton ne Rome, qi ka hy ne rrugen ma te mire te piktures sone figurative tue prue nji ndihmese te cmueshme freskie e energjie; ne renditjen e zgiedhun te vlerave ka dijte me u ushqye nga humore te pakorruptueshme, tue largue prej vetes cdo forme pasaktesie.


Ka ekpozue ne galerine Lo Sprone te Firences dhe ne Agostiniana te Romes (galerite ma cilesore tartit te shenjte te kaluem), vepra ne te cilat mendjemprehtesia e temes ungjillore ose biblike strehohet ne nji poezi fuqimisht mahnitese, simbas nji analogjie
shprehese te miratimit njerezor


interpretimi i mrekullive te Krishtit, asht nji teme qi, ne pergjithesi, nuk shmang frymemarrjen e stineve te dhimbshme te tokes edhe se i hapet analogjive ma solemne, qe nga Bija e Jairit ke nji Zoje shume e dliret, pasqyron nji temperament te natyrshem krijuesi tafte me perftue takime ndiesish soditese apo orkestrimesh stilistike pertej kreshtave te konformizmit.


Do tishte gabim me fole per Deline si per nji kolorist, se paku simbas veshtrimit te rranjosun mbas perhapjes se nji sprove kromatike franceze, prej se ciles nuk asht i huej kujtimi i Matisit.


Por kjo nuk do te thote se figurat e brishta te grave plot tregues psikologjike, peizazhet e tij te bollshme e njikohesisht lirike, lulet e tij te pambylluna ne sigla simbolike zbulojne, pertej nji dijeje te dukeshme ndertuese, dhe nji prirje te lindun per me regjistrue ne kah pikturist te gjitha pershtypjet e botes reale.


Dendesia e shpeshte e kombinimeve ne kete shikim nuk duhet te na mashtroje, nuk asht nji vendosje e shurdhet e elementeve, por ka nji rregull te levdueshem ngjyrimesh dhe gdhendjesh te shumta


qi e kthejne sedimentimin e ngjyrave ne nji alternative te dukshme raportesh tonale.
Kur piktori vizaton nji Portret te nji grueje te re (nji krijese e nji shkelqimi mengjezor, te pershkueme nga nji hir elegjiak, e paraqitun me nji zell te bukur zgjuetsij e nderpretuese), ndikimi i nji te kuqeje te ndezun apo te nji bluje te Persise, te riprodhueme ne pershkrimin e njitrajtshem te tokave, te ban me jetue gjithshka me nji ngultesi mendmbushese, me nji gjallni te ndijshme, te cilen perdja e ngjyrosun, ne skematizmin e vet, nuk do tishte kurre ne gjendje me na dhane.


Kjo aftesi e fuqishme kontrapunkti vehet re ne te gjitha pikturat nga nji sinteze peisazhi e Fiumicinos, pikture sigurisht e ndertueme e larg prej cdo naiviteti te se dieles, ke nji Mbrendesi me figura, ne te cilen vete ritmi i sendeve, te lehtesueme nga pesha e tyne therese ne erresimin e plote te ngjyrave, te shkakton nji percaktim te forte ndijesor; nga nji Grueja ne klub tek nji grup zelli franceskan.


Por ajo qi vlen ma shume asht se Lin Delij a nuk e trajton kurre pikturen si nji loje, edhe se e fisnikueme prej vertetesise se vrulleve e perdorimi i lumtun i te gjitha pjeseve instrumentale.


Delija asht nji artist qi vizaton per nevoje te perhershme me kuptua fytyren e vertete te gjanave, kuptimin e qenesise se vet ne bote; e nga kjo domosdoshmeri
parake, e pandijshme ndaj stimujve mizore te modave e rasteve, rrjedh masa e tij , mund te themi dhe qetesia e tij.


o, se fundi, mes kaqe mungese dashunij e permbytese, asht jo vetem nji akt besimi ne fatet e fundit te artit, e se bashku nji prove dinjiteti te gjalle krijues, por mbi te gjitha, dhe asht nji dhunti e vecante, asht nji mesim jete.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Net kosovare

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 73 here.
Net kosovareElsa Demo Qëkurse Kosova u bë e pavarur, qeveritë futën në axhenda edhe muajin e kulturës Shqipëri-Kosovë. Aktivitetet, kryesisht nga artet skenike, ndodhin gjatë një muaji të papërcaktuar i cili zhvendoset nga pranvera në dimër. Sepse i administruar nga institucionet shtetërore dhe i drejtuar nga politika, muaji i kulturës mbarëkombëtare ka krijuar varësi të squllët nga ndryshimet që pësojnë kabinetet qeveritare të të dy vendeve, ndryshim që ndodh dramatikisht...Lexo te gjithe artikullin »


» Nata e fundit bashke e vellezerve Blloshmi
» Dafte Inzot!
» Hahn dhe Reinhold Si u transkriptua shqipja 155 vjet me pare
» Mjafton te mos jetosh me standard te dyfishte
» Arkitekt ne socializem
» Perqafimi i ftohte
» Guillaume Lejean, udhetar ne Turqine evropiane
» Ikja e Uliksit
» Bust ne vendlindjen e F.S.Nolit
» Lindur me nje Smena

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit