Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Lirohen dy kosovaret qe "mashtruan" 250 veta, 1 mln e 350 mije euro i "fshehen" ne Qipro

Publikuar me : 16.07.2010 Ne : Kronike - 190 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Gjykata e Larte dhe ajo e Apelit ne kryeqytet, liruan me 13 dhe 14 korrik dy kosovaret e akuzuar per mashtrimin e 250 personave, prej te cileve kane perfituar shumen prej 1 milion e 350 mije eurove te depozituara ne bankat e Qipros.


Por, lirimi i tyre nga masa e sigurise arrest me burg ne masen shtrenguese detyrim per paraqitjeje nuk eshte pritur mire nga njesia e hetimit te perbashket kunder krimit ekonomiko-financiar Task-Forca e prokurorise se Tiranes.


Zyrtaret e ketij institucioni, shprehen rezerva per arsyetimin e vendimit te lirimit te dy te dyshuarve Valon Kycyku dhe Burim Haxholli, pasi sipas tyre, te qenurit te lire mund te prishin zbardhjen e hetimit te ceshtjes dhe rrezikun e fshehjes se te ardhurave te ketij mashtrimi. Ndryshimi i mases se sigurise, nga arresti me burg ne detyrim per paraqitjeje sic duket eshte bere ne menyre extra procedurale.


Pasi kerkesat per ndryshimin e masave te sigurise jane bere njekohesisht ne dy Gjykata, ate te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte dhe Apelit. Me date 13 korrik Gjykata e Larte vendosi ndryshimin e mases se sigurise ndaj te dyshuarit Burim Haxholli dhe nje dite me pas Gjykata e Apelit vendosi qe te liroi edhe te dyshuarin tjeter Valon Kycyku.


Nderkohe per kete te fundit po gjate paradites se 14 korrikut Gjykata e Larte kishte parashikuar zhvillimin e seances gjyqesore per shqyrtimin e kerkeses per ndryshimin e mases se sigurise-thane burimet zyrtare te Task-Forces.


Gjithashtu, keto burime saktesuan se jane verifikuar dhe identifikuar qe 1 milion e 350 mije e eurot e mbledhura nga mashtrimi dy te dyshuarit i kane derguar ne dy banka te nivelit te dyte ne Qipro dhe nje ne Maqedoni.


Njesia e Task-Forces kunder Korrupsionit ne Prokurorine e Tiranes nga hetimet e deritanishme ndaj dy personave nen hetim Haxholli dhe Kycyku, eshte arritur te provohet se kane mashtruar 250 persona te ndryshem ne Shqiperi.


Si pasoj e ketij mashtrimi, dy te dyshuarit kane pervetesuar dhe me pas i kane transferuar ne dy banka ne Qipro dhe nje ne Maqedoni.


Vlera e transferuara ne drejtim te ketyre bankave kap shifren e 1 milione e 350 mije eurove-thuhet nga prokuroria.


Keta te fundit, gjithashtu, dyshojne se me lirimin e dy te dyshuarve nga masa e sigurise arrest me burg parat e mbledhura nga mashtrimi nuk mund te kthehen ne Shqiperi.


Pasi dyshohet se ata do te perdorin mjetet e tyre te ndryshme per ti terhequr ata para dhe per tu zhdukur bashke me keto shuma parash. Nderkohe, vete te dyshuarit para Gjykates se Shkalles se Pare ne kryeqytet, gjate seances gjyqesore te vleftesimit te arrestit dhe caktimit te mases se sigurise tre dite pas prangosjes se tyre kane pretenduar se nuk kishin mashtruar njeri, por kishin shitur ide te menaxhimit te biznesit.


Kompania jone, nuk eshte firme e skemave piramidale, ajo eshte biznes serioz qe merret me konsulente (keshillim) per menaxhimin dhe ngritjen e bizneseve te vogla.


Ne nuk kemi mashtruar njerez, perkundrazi iu kemi shitur atyre idete tona dhe kemi keshilluar personat e interesuar per menyren e sjelljes me klientet-paten pretenduar dy te dyshuarit qe tashme do te hetohen ne gjendje te lire.


Sipas akuzes, dy te dyshuarit nepermjet dy firmave te hapura per konsulenca biznesi perfitonin nga 2290 euro per cdo person apo firme qe deshironte te anetaresohej ne kete kompani per te marr ide te reja per menyren e menaxhimit te biznesit, menyren e sjelljes me klientet dhe komunikimin mes tyre.

'
Komente
nga : verona
Koment publikuar ne daten 07.01.2011
krejt po rreni ai eshte pa faj as njani skan faji

Dokumenti i policise Te pezullohen hetimet per “pucin”

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 41 here.
Dokumenti i policise  Te pezullohen hetimet per “pucin”Flamur Vezaj / Luis Tanushi TIRANË- Edhe pse tashmë hetimi ndaj organizatorëve të demonstratës së 21 Janarit ka nisur në Prokurorinë e Përgjithshme, policia e shqiptare ka kërkuar zyrtarisht në korrik të vitit të kaluar që të pezullojnë hetimin për “puçistët” pasi nuk provohet se dhuna e ushtruar nga demonstruesit ka qenë e organizuar. “Shekulli” ka siguruar dokumentin zyrtar, shkresa me nr. 229 të datës 11 Korrik 2011 që mban titullin “relacioni shpjeguese për...Lexo te gjithe artikullin »


» Elbasan, punetori rrezohet nga kati i katert
» Abuzoi me te miturin, pranga 36-vjecarit
» Itali, vdes ne aksident nje 31-vjecar shqiptar
» Aksident ne Fier, plagoset 21-vjecari
» Sherri per pronat, plagosen dy persona
» Tirane, nje i arrestuar ne flagrance
» Aksidenti me djalin e Rucit, shkon ne gjyq shoferi i makines tjeter
» Grabitet dhe plagoset pronari i argjendarise
» Tirane, vritet 50-vjecarja me 3 plumba
» Makina del nga rruga, 1 i vdekur 1 i plagosur

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit